Nuk ka më freskuese se kjo pije dobësimi me bazë kastravecin, limonin dhe menten. Të gjithë përbërësit janë natyral dhe që gjenden lehtësisht.

Bëhet fjalë për një pije të shijshme, mjaft e lehtë për tu përgatitur dhe që ndihmon të humbni peshë në mënyrë natyrale.
Kastraveci
Është një detoksifikues i mrekullueshëm. I përbërë nga 95% ujë dhe 5% fibra, të ndihmon të pastrosh trupin dhe të eleminosh toksinat që e bëjnë të vështirë procesin tretës.

Mentja
Fletët e mentes janë të pasura me fibra, parandalojnë mostretjen, reduktojnë nivelin e kolesterolit, shmang mbipeshën dhe obezitetin, stimulon enzimat tretëse, konverton yndyrnat në energji të përdorshme.

Përveç efektit dobësues, mentja parandalon të vjellat, ndihmon në kurimin e problemeve të frymëmarrjes dhe depresionit. Gjithashtu shmang dhe erën e keqe të frymëmarrjes. Ato kanë dhe sasira të vogla të katekinës dhe kafeinës, që përshpejtojnë metabolizmin dhe djegin më shumë kalori.

Limoni
Lëngu i një limoni përmban një të katërtën e sasisë së nevojshme të vitaminës C që i duhet trupit gjatë ditës. Antioksidantët përmirësojnë funksionet e trupit dhe gjendjen fizike në përgjithësi. Është një diuretik natyral, dhe duke i shtuar ujë favorizon largimin e lëngjeve të tepërta në trup.

Receta:
Përbërësit:
125 ml lëng limoni
një kastravec
4 gjethe mente
akull
250 ml ujë

Përgatitja:
Qëroni dhe hiqni farat e kastravecit dhe priteni në copa. Vendosini në frulator të gjithë përbërësit derisa të keni një masë homogjene. Vendoseni në një kanë përbërjen dhe lëreni në frigorifer për pak minuta para se ta pini.

Ju sugjerojmë që këtë pije ta konsumoni të paktën një herë në javë në mëngjes esëll, për të mbajtur të pastër organizmin.

Top Channel