Golfi është një sport për njerëz shumë të apasionuar dhe që të merresh me këtë sport është pasioni që prevalon mbi talentin. Shpesh kjo kërkon edhe guximin e një të çmenduri. Por në fakt ka edhe nga ata që janë edhe më të çmendur.

Një person shumë i apasionuar pas golfit ka blerë në ankand topin e golfit me të cilin Tiger Wood fitoi Augusta Masters në vitin 2005, për vlerën e 24 mijë euro. 36 mijë euro harxhoi një tjetër apasionat i golit për të blerë shkopin “putter” me të cilin ‘fenomeni’ fitoi në vitin 2001.

Të dyja këto objekte të çmuara kishin përfunduar në ankandin online të organizuar nga kompania e specializuar GreenJacketAuctions.com. Vlera e këtyre objekteve është vërtetë shumë e madhe, por nëse e kthen pak mbrapa ato kanë histori. Topi i golfit shëtiti në pafundësi për të mbërritur në gropën 16, kur Tiger Woods u shpall kampion në vitin 2005. Në fakt kjo nuk është hera e parë që topat e përdorur nga Tiger Woods kanë përfunduar në ankand.

Por për herë të parë përfundon në ankand një shkop(putter) që ka përdorur Woods, realizuar nga Scotty Cameron, vlera e të cilit shkoi 36 mijë euro. Scotty Cameron realizonte dy të tillë në vit dhe përveç testimit, Tiger jepte sygjerime edhe për përmirësimin e tij. Një prej shkopave të tij është shitur në një ankand në Japoni për 48 mijë euro.

Top Channel