E mërkurë, 23 Maj 2018
16:37
Plagoset me thikë një 20-vjeçar në Durrës

Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth orës 14:00 të së mërkurës në lagjen Nr.18 në Durrës.

16:32
Lojtarët që keni harruar se kanë fituar Champions League (Foto)

Trofeu i Champions League është më i lakmuari nga çdo futbollist, duke përjashtuar Kupën e Botës.

16:22
E paditi Bashën për shpifje, gjykata rrëzon kërkesë-padinë e Dakos

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar ditën e sotme kërkesë-padinë e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos, ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

16:21
Klopp gjen pikën e dobët të Realit

Jurgen Klopp e ka të qartë se kush është pika e dobët e Realit, 3 ditë përpara finales së Champions League që Liverpuli do të luajë kundër madrilenëve.

15:55
Taylor dhe Jade, motrat me “zemrën” bardhezi

Jade e Taylor Mega janë dy motra që kanë zgjedhur të kenë të njëjtin profesion, modelingun.

15:35
Çfarë nuk po shkon mirë me Europën?

Po të donit të identifikonit një vend dhe një kohë ku ëndrra humanitare, vizioni i një shoqërie që ofron jetë të mirë për gjithë anëtarët e saj, realiteti më i afërt me këtë, vendi dhe koha, do të ishte Europa Perëndimore në gjashtë dekadat që pasuan Luftën e Dytë Botërore. Ishte një mrekulli e historisë: një kontinent i shkatërruar nga diktaturat, gjenocide dhe luftërat, ishte shndërruar në një model demokracie, ku begatia shpërndahej gjerësisht.

15:24
Interneti kundër telefonisë, fitimet ulen me 13%

Përdorimi internetit ka ulur fitimet e telefonisë në Shqipëri. Sipas Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare rënia vjetore e të ardhurave të kompanive celulare dhe atyre fikse në vend ishte 13% për 2017, ose 30 milionë euro.

15:18
Matura, provimet në korridore. Udhëzimi i MAS: Për arsye sigurie

Më katër qershor nisin provimet e maturës për 40 mijë maturantë në gjithë vendin. Këtë vit, provimet nuk do bëhen nëpër klasa. Ministria e Arsimit ka vendosur që provimet të bëhen në korridoret e shkollave apo palestra, për arsye sigurie ose e thënë ndryshe për të penguar kopjimin.

15:17
Arsimim pa kushte; Bulqizë, fëmijët pa ujë e banja në shkollë

Në fshatin Çerenec të Bulqizës vuajtjet fillojnë që në fëmijëri. Një ditë më parë Top Channel solli telashet e banorëve që vuajnë edhe nga thatësira, por edhe nga përmbytjet. Sot, nga ky fshat vogëlushët e një shkolle tregojnë sesi arsimohen pa drita dhe ujë. 

15:17
Braktisja e fshatit; Në Qafë Cërrik shtëpitë janë bosh

Fshati Qafë Cërrik dikur numëronte 150-200 banorë, por si shumë zona të tjera të vendit, mungesa e kushteve minimale të jetesës, si rrugë e ujë i pijshëm bëri që zona të braktiset totalisht.

15:13
Banorët e Shkozetit protestuan para një muaji, bashkia nuk u përgjigjet

Një muaj pas protestës së banorëve të Shkozetit për pastrimin e kanalit kullues, që kalon përgjatë zonës së tyre të banimit, asgjë nuk ka ndryshuar.

15:12
Në prag të protestës/ Opozita debat në komisione. Rama takon Ruçin

Lulzim Basha thirri mbledhjen e grupit parlamentar për porositë e fundit. Gjithë vëmendja tek protesta dhe angazhim derë më derë për të siguruar një pjesëmarrje masive në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

15:10
Ilaçet me rimbursim, me kusht. E sëmura nga zemra, përjashtohet se nuk është 75 vjeçe

Ministria e Shëndetësisë zgjidhi problemin e medikamentit të zemrës për aktorin Luftar Paja, pasi e denoncoi ndërprerjen e tij nëpërmjet Top Channel, por me qindra pacientë të tjerë vuajnë nga disa sëmundje dhe që janë trajtuar me ksarelto prej dy vitesh u është thënë që nuk mund ta vazhdojnë më.

14:52
I ikën gjyshes nga kontrolli, mbytet në pishinë 3-vjeçari

Një 3-vjeçar humbi jetën paraditen e sotme në pishinën e një resorti turistik në Golem të Kavajës. Vogëlushi dyshohet se është mbytur, teksa ndodhej nën kujdesin e gjyshes së tij, e punësuar si sanitare pranë hotelit.

14:45
Ferrari zbulon xhevahirin më të fundit, SP38

Në pistën e Fioranos të Italisë është prezantuar për publikun për herë të parë xhevahiri më i fundit i Ferrarit, modeli SP38.

14:39
Në Kinë, si në Kubë. Sulm zanor ndaj stafit diplomatik amerikan?

Departamenti amerikan i Shtetit ka udhëzuar stafin e tij në Kinë të njoftojnë për çdo tingull anormal apo probleme me shikimin që mund të hasin, pasi një nëpunës i Konsullatës së SHBA-ve në Guangzhou u raportua me simptoma misterioze.

14:23
Maqedoni, ish-kryeministri Gruevski dënohet me dy vite burg

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski është shpallur fajtor për atë që njihet si rasti “Tanku” dhe u dënua me 2 vite heqje lirie, ndërsa zëvendësministri i Brendshëm, Gjoko Popovski, me 6 vite e 6 muaj burgim.

14:21
Superjahti i Sadam Huseinit, por që nuk e përdori kurrë

Madhështia e krevatit mbretëror në superjahtin e Sadam Huseinit, me çarçafë mëndashi, pas derës një tualet i artë, dhe një karrige berberi që pret. Por diktatori i Irakut nuk e përdori kurrë “Basrah Breeze”, jahtin që u ndërtua për të në 1981.

14:15
Dieta perfekte e Ronaldos para finales

Cristiano Ronaldo nuk është vetëm fitues i “Topit të Artë” dhe një prej futbollistëve më të mirë të historisë së futbollit, por për suksesin e tij thuhet se ka shumë sekrete, mes të cilëve edhe fiksimi prej maniaku i kujdesit ndaj fizikut të tij.

14:03
Protesta e 26 majit, Luan Rama: Brenda kuadrit të një revolte qytetare

Lëvizja Socialiste për Integrim pas mbledhjes së grupit u shpreh për një sjellje konstante të qytetarëve ndaj “papërgjegjshmërisë së qeverisë”. Sipas nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, protesta qytetare duhet të vijojë.

13:56
Të humbni 4 kg për 10 ditë

Humbja e peshës varet nga disa faktorë mes të cilëve, mosha, aktiviteti metabolizmit dhe stili i jetës. Por shumë prej nesh kërkojnë të kenë një trup të bukur e të shëndetshëm në një kohë të shkurtër.

13:51
Beteja për ushqimin zhvillohet në ajër – FOTO

Një dhelpër e pafat ka bërë gjithçka mirë në planin e saj për të futur në grackë një lepur për ta shndërruar në vaktin e saj të radhës, por nuk mund t’i kishte shkuar kurrë në mendje se do t’ia rrëmbenin “bukën” nga goja.

13:34
Tani dhe në Instagram opsioni i Facebook

Më në fund dhe në Instagram mund të vendosni në heshtje, siç mund të bëhet aktualisht në Facebook me komandën Hide, pa qenë nevoja të mos e ndiqni më, dhe që përdoruesi të mos e kuptojë.

13:28
Skllavëri moderne, në zemër të Europës

Nuk duhet t’iu largohesh shumë institucioneve europiane për të zbuluar se në çfarë kushtesh punojnë realisht emigrantët.

13:26
Veliaj: Të gjithë kemi një qëllim, integrimin e Shqipërisë në BE

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon vizitën në Holandë, ku bashkë me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe atë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj u prit në takim të veçantë nga kryebashkiaku i Roterdamit, Ahmed Aboutaleb.

13:19
Argjentina, në Botëror pa portierin titullar Romero

Kur duhen më pak se 3 javë nga debutimi i shumëpritur në Botëror kundër Islandës, Argjentina, pretendente për trofeun e më të fortës në futboll, duhet të bëjë llogaritë pa portierin titullar.

13:11
VIDEO/ Momenti i arratisjes së 28-vjeçarit nga salla e gjyqit

Pasi ka marrë vendimin e dhënë nga gjykata në sallën e Gjyqit, Mikel Kasaj ka kërcyer mbi tavolinën e të pandehurit, duke u larguar nga dera e gjyqtarit dhe jo dera kryesore e sallës.

12:48
Ancelotti-Napoli, zyrtare më 1 qershor. Kontratë dyvjeçare, 6.5 mln euro në vit

Akordi është arritur, por për zyrtarizimin e tij do të duhet të pritet data 1 qershor. Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Napolit, pas takimit për rreth 3 orë të ditës së martë, që duket se përfundoi me “ok”-in e ish-trajnerit të Bayern Munchen për t’u ulur në pankinën e të kaltërve.

12:33
Sandalet, modelet më të kërkuara të stinës

Më në fund mund të veshim sandalet, pasi gjithë dimrin mezi i kemi pritur. Të sheshta apo me takë mesatare për ditën apo me takë të lartë dhe bizhu për raste të veçanta.

12:21
Kamioni bllokon rrugën, radhë kilometrike në Elbasan-Librazhd

Një kamion, i cili ka tentuar që të hyjë brenda ambienteve të një biznesi privat përgjatë aksit Elbasan-Tiranë ka bllokuar qarkullimin normal të mjeteve në këtë rrugë nacionale.

12:13
Arratisja, kreu i gjykatës Vlorë: Gjykata jashtë çdo parametri sigurie

Arratisja nga salla e gjyqit e 28-vjeçarit Mikel Kasaj ka risjellë në vëmendje dhe parametrat e sigurisë në gjykatën e Vlorës. Kryetari i kësaj gjykate, njëkohësisht dhe gjyqtari i çështjes së Kasajt, ku u dha vendimi, Skënder Haluci thotë se i ka kërkuar vazhdimisht KLD-së të merren masa.

12:09
Ëndrra e Tanit vazhdon! 10 vite më parë, krijuesi i Top Medias u nda nga jeta

Thonë se ëndrrat shpesh janë të parealizueshme, por për Dritan Hoxhën nuk pati të tilla. Ai kërkoi ato më të mëdhatë, më të jashtëzakonshmet, në dukje më të largëtat, që nuk kishin lidhje vetëm me jetën, pasionin apo dëshirat e tij, por me ato të të gjithë shqiptarëve.

12:08
Kërkonte para me urgjencë, ushtari në Lushnjë tentoi të grabiste bankën

Nuk dihet ende se çfarë e shtyu ushtarin 25 vjeçar nga Berati që të hynte i armatosur dhe i maskuar në një bankë në Lushnje, ku dy orë më herët kishte kërkuar overdraft. Me shërbim në repartin e Poshnjës, Olcion Muço jetonte prej pak kohesh në një lagje të këtij qyteti. Fqinjët e tij janë të tronditur nga ngjarja.

11:45
Anri Sala i bashkohet festivalit tek “Reja”

Programi i së Mërkurës në Festivalin e Resë nis që në mëngjes në orën 10:00 tek Shkolla e Baletit me një Workshop nga Tomorr Kokona “Audicioni dhe Puna si Kërcimtar në Europë”.

11:44
Ish-ministri i Brendshëm Tahiri apelon “arrestin shtëpiak”

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Saimir Tahiri apeloi vendimin e dhënë 10 ditë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë, me masë sigurie “arrest shtëpie”.

11:43
UEFA, “hetim” të ri për ndeshjen Liverpool-Roma

Dy ndeshjet e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League mes Liverpool dhe Romës nuk kanë kaluar pa telashe, e duket duket se 2 ekipet nuk do kalojnë pa u ndëshkuar nga UEFA.

11:23
Zbuloni inteligjencën tuaj bazuar në shenjën e Horoskopit (Foto)

Çdo shenjë e zodiakut është super e zgjuar dhe spikat për një karakteristikë tipike. Gjeni se cila është e juaja.

11:20
Autostrada Sarajevë-Beograd kundërshtohet nga “Republika Serbe”

Serbët e Bosnjes i kundërshtojnë planet e ndërtimit të autostradës Sarajevë-Beograd, për të cilën Turqia shprehet e gatshme të ofrojë 3 miliardë euro.

11:13
Divorci Conte-Chelsea, sa një çek i majmë 9 mln paund

Largimi i Antonio Contes nga pankina e Chelseat po shkon drejt zyrtarizimit këtë muaj. Por, në pritje të ndryshimeve në pankinën e skuadrës londineze, po diskutohen edhe kundërpeshat financiare.

11:13
Monako sfidon pronarët e F1, sjell në “pistë” vajzat bukuroshe – FOTO

Liberty Media, pronarja e re e Formula 1, ka vendosur që për këtë sezon të mos lejojë modelet bukuroshe të jenë të pranishme në startin e garave dhe në podium.

11:07
Bushati-drejtorëve: Jemi votuar për t’u shërbyer, përgjigjuni qytetarëve!

Nga Puka ku ka zhvilluar turin e llogaridhënies “Për Shqipërinë që Duam”, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati është ndalur dhe tek ndihma ekonomike.

11:04
FIFA “pastron” Botërorin nga dopingu rus: S’ka gjurmë në futboll

Shumë disiplina sportive në Rusi janë faktuar në vitet e fundit se përdorin substanca të ndaluara që rritin artificialisht performancat, madje kanë sjellë edhe dënime të ashpra me përjashtime nga Olimpiada apo turne ndërkombëtarë.

10:57
Arratiset nga salla e gjyqit 28-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore

Mikel Kasaj priti çastin e dhënies së vendimit me 3 vjet e gjysmë burg dhe u arratis nga salla e gjyqit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës në gjykatën e Vlorës, ku kësaj po gjykohej me gjykim të shkurtuar sipas vetë kërkesës së tij, për rrëmbimin e një personi të cilit i kishte kërkuar 10 mijë euro një vit më parë.

10:54
Tabaku: Qeveria dështoi përsëri me taksat dhe borxhin

Nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Jorida Tabaku thotë se qeveria ka dështuar përsëri me taksat dhe borxhin dhe ajo i referohet pikërisht Fondit Monetar Ndërkombëtar.

10:50
“Zyra konsullore”, arrestohet lazaratasi i vizave falso

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga të vetmin person të shpallur në kërkim nga operacioni “272”, i falsifikimit të vizave.

10:49
Zyrtare, Emery do të drejtojë Arsenalin pas largimit të Wenger

Arsenali ka vendosur! Pasuesi i Arsene Wenger te “topçinjtë”, ashtu siç përflitej, tashmë edhe është zyrtarizuar të jetë Unai Emery, ish-trajner i Paris SG dhe Sevillas.

10:42
Tenton t’i japë celular në burg vëllait të dënuar, arrestohet

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga efektivët e Tepelenës, pasi ka tentuar ti fusë celular në burgun e Bënçës, të vëllait.

10:39
Real-Liverpool, një finale sulmuesish “monstra”

Real Madrid-Liverpool është më shumë sesa një ndeshje e thjeshtë futbolli, është një finale Championsi mes një kampioni në fuqi që kërkon rikonfirmimin dhe një surprize jo edhe aq befasuese, ose thënë ndryshe mes një të ftuari nderi gjithnjë të pranishëm dhe një rikthimi të bujshëm të dikujt që ishte strukur në fshehtësi prej vitesh.

10:21
Një ditë para seancës, Rama në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë mëngjes në Kryesinë e Kuvendit ku është takuar me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

10:18
Robotët tani rrisin organe njerëzore

A ka ndonjë gjë që robotët nuk mund ta bëjnë? Mund të bëjnë punën tonë, të marrin periudhat e tyre dhe tani… të rrisin organe njerëzore.

10:09
Dida: Brazili, skuadra favorite në Rusi 2018

Nuk ka asnjë mëdyshje për Nelson Dida, Brazili është kombëtarja favorite për të ngritur Kupën e Botës.

10:03
“Reforma në drejtësi” diskutohet në Hagë, ekspertët holandezë: Modeli më i mirë

Ekspertët holandezë e kanë quajtur reformën në drejtësi në Shqipëri si një nga modelet më të mira për reformimin e sistemeve të drejtësisë në Ballkanin Perëndimor por dhe vende të tjera.

09:58
Akuzohet për ryshfet, në Ganë arrestohet këshilltari i FIFA-s

Kreu i Federatës së Futbollit të Ganës, Kwesi Nyantakyi, njëkohësisht anëtar i Këshillit të FIFA-s është arrestuar me urdhër të presidentit të shtetit të tij , Nana Akufo-Addo.

09:56
Vasili: Vdekjet shtohen, po milionat për Check Up për çfarë shërbyen?

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i është referuar shifrave të INSTAT për shtim të numrit të vdekjeve në Shqipëri, duke ngritur dhe një pyetje: “po Check Up për çfarë shërbyen”?.

09:55
NBA, Houston thyen tabunë. Fiton ndaj Golden State në Kaliforni

Kur kishin mbetur 10 minuta e 46 sekonda (perioda e katërt) nga fundi i sfidës, Houston Rockets u duk “i mbaruar” pas një distance prej 12 pikësh përballë kampionëve në fuqi të Golden State.

09:55
Rama: Lërini “kokat e mëdha” të thonë se Tirana është e pajetueshme

Kryeministri Edi Rama në postimin e mëngjesit në Facebook i është referuar shkrimit të “Lonely Planet” ku Tirana renditët në Top Listë, ku ironizon edhe ata që thonë se Tirana është e pajetueshme.

09:50
Arrestohet biznesmeni, mashtroi duke përfituar 2 milionë euro

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një biznesmen, i cili ishte në kërkim për mashtrim.

09:44
“Befasia” zë 35-vjeçarin me pistoletë, në kërkim ai që i dha armën

Një operacioni i beftë i policisë së kryeqytetit, “Befasia” ka ushtruar kontrolle në një lokal në zonën e Tiranës ku një 35-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

09:36
Takimi historik, Trump mendon shtyrjen. Pompeo ka ende shpresë

Takimi historik i planifikuar të mbahet pas 3 javësh mes presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un, u vu në pikëpyetje të martën, pasi shefi i Shtëpisë së Bardhë la të kuptohej se përgatitjet mund të mos përfundonin në kohë.

09:01
Shuhet në moshën 85-vjeçare Philip Roth, autor i “Ankimit të Portnoit”

Amerika i jep lamtumirën njeriut që njihej si “zëri i saj”, njërit prej shkrimtarëve më ndikues dhe kompleks të letërsisë bashkëkohore.

08:47
Berat e Lezhë, pranga dy shpërndarësve të narkotikëve

Policia e Beratit ka bërë të mundur arrestimin e një 43-vjeçari, të kapur nën posedimin e dy dozave lënde narkotike të dyshuar heroinë.

08:41
Skandali i abuzimeve, arkipeshkvi australian lë detyrën

Arkipeshkvi i Adelaides, Philip Wilson, i dënuar për mbulimin e krimeve seksuale ndaj fëmijëve, do të largohet nga pozicioni i tij. Wilson u shpall fajtor për fshehjen e krimeve të një prifti pedofil në vitet 1970.

08:37
Zhdukja e “MH370”-s: Avioni nuk u rrëzua nga piloti

Hetuesit australianë hodhën poshtë akuzat se fluturimi “MH370”, i zhdukur në mënyrë befasuese, i kompanisë “Malaysia Airlines”, u rrëzua nga piloti.

08:32
SHBA, gjykata dëbon nga shtëpia djalin “përtac”

Gjyqtarët u rreshtuan në krahun e prindërve në rastin e 30-vjeçarit, Michael Rotondo, që refuzonte të largohej nga shtëpia e tyre, ku kishte qëndruar për gati 8 vite pa dhënë asnjë kontribut.

08:24
Jetëshkrim “fake”, presidenti italian heziton të konfirmojë kryeministrin e ri

Presidenti italian, Sergio Mattarella nuk ka nxituar t’i japë “dritën jeshile” kandidatit të “Lëvizjes 5 yjet” dhe “Lega Nord”-it për kryeministër të Italisë, Giuseppe Conte.

08:14
Kukës, trafik i rënduar në Rrugën e Kombit. Bllokohet kalimi mbi urën e Drinit të Zi

Mëngjesin e kësaj të mërkure është bllokuar aksi rrugor mbi urën e Drinit të Zi, që lidh Rrugën e Kombit, për shkak të transportimit drejt Kosovës të materialeve të prodhimit të energjisë me erë, nga 10 trajlera me gjatësi 30 metra secili.

08:05
E mërkura me diell, bien lehtë temperaturat

Orët e para të ditës mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por mesdita fuqizon vranësirat në territor duke sjellë shira afatshkurtër në pjesën më të madhe të vendit .

08:03
Bricjapi, shenja e ditës

Sot je në sintoni me botën tënde të brendshme dhe mund të përfitosh për të sqaruar veten për atë çka pret nga jeta sentimentale.

04:22
Maduro kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve amerikane

Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro fitoi një tjetër mandat 6-vjeçar, pas zgjedhjeve të zhvilluara pa pjesëmarrjen e opozitës dhe mes shumë parregullsish.

02:47
Ancelotti te Napoli, Sarri bën gati valixhet

Carlo Ancelotti është vetëm një hap pranë rikthimit në Serinë A, ku pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Napolit. “Corriere Dello Sport” raporton se mes ish trajnerit të Bayernit dhe presidentit De Laurentiis është arritur akordi, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet sapo Sarri të largohet nga skuadra e kaltër.

01:44
Ukraina teston raketat anti-tank të blera nga SHBA-të

Ukraina ka testuar të martën sistemin e raketave “Xhejvelin”, për herë të parë, që kur u pajis me armatime nga Shtetet e Bashkuara për t’u mbrojtur në konfliktin me separatistët pro-rusë.

00:59
De Biasi: Kam oferta nga dy klube dhe një përfaqësuese

Ish trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka folur sërish për të ardhmen e tij, teksa ka zbuluar se po vlerëson mundësinë e rikthimit në drejtim të ndonjë skuadre.

00:06
Fassone reagon pas refuzimit të marrëveshjes nga UEFA

Marco Fassone ka reaguar ndaj vendimit të UEFA-s për të mos pranuar projektin e Milanit, në kuadër të Fair Play-t Financiar. Administratori i deleguar i kuqezinjve ka shprehur zhgënjim dhe zemërim me organin më të lartë të futbollit në Europë, ndërsa ka akuzuar për dëmtim imazhi.

E martë, 22 Maj 2018
23:29
Rrëzohet avioni privat në Honduras, shpëton ekuipazhi (Foto)

Një avion privat u rrëzua në fund të pistës së aeroportit ndërkombëtar në kryeqytetin e Hondurasit, pasditen e sotme, por ekuipazhi dhe udhëtarët u shpëtuan dhe thuhet se ishin jashtë rrezikut, sipas agjencisë së menaxhimit të emergjencave, në këtë vend.

22:53
Zuckerberg në PE, kërkon ndjesë për skandalin

Pas apologjisë në Kongresin Amerikan, themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg i kërkoi ndjesë edhe ligjvënësve europiane për rolin e tij në skandalin e Cambridge Analytica Scandal dhe që kishte lejuar depërtimin e lajmeve të rreme në platformën e tij.

22:15
Nga Pirlo te Maldini, yjet e futbollit italian siç nuk i keni parë kurrë… – VIDEO

Mbi 50 kampionë të dikurshëm të futbollit botëror u bënë bashkë në ndeshjen e lamtumirës së Andrea Pirlos një natë më parë në “San Siro”.

21:56
S’ka marrëveshje me UEFA-n, kuqezinjtë rrezikojnë përjashtimin nga Europa League!

Atalanta e Fiorentina po fërkojnë duart pas përgjigjes negative të UEFA-s për drejtuesit e Milanit, të cilët kishin propozuar një marrëveshje për të evituar sanksione dhe për t’u rikthyer në parametrat e “fair play financiar”, pasi kuqezinjtë rrezikojnë edhe përjashtimin nga Europa League.

21:55
Aksident me një të vdekur në Fier

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të martës në lagjen “Sheq i Madh” në qytetin e Fierit.

21:43
Xhafaj në Holandë: Task-forcë e përbashkët me Roterdamin, e mundshme

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ndodhen në Holandë për një vizitë pune, e në ditën e parë ata u pritën në një takim të veçantë nga Kryetari i Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb. Në këtë takim mori pjesë, po ashtu, edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

21:20
TopAwards/ Capital T thyen rekordin e tij, me 11 këngë në klasifikim

Capital T duket se ka vetëm një konkurrent dhe ajo është vetja e tij kur bëhet fjalë për publikimin e projekteve të reja muzikore. Reperi i njohur ka arritur të thyejë serish rekordin e tij në klasifikimin e “The Top List”, duke qenë artisti i vetëm me 11 këngë në listë.

20:41
Zjarrfikësit e Selenicës luftojnë me zjarrin me çanta shpine

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës bashkinë Selenicë pasi ka futur në strukturën e shërbimit zjarrfikës 14 punonjës, në një kohë që kjo bashki nuk ka asnjë makinë zjarrfikëse dhe as pompa.

20:37
Matematicieni i artë, maturanti i “Petro Ninit”, i treti në Ballkan

Lorenc Bushi, maturant te “Petro Nini” fitoi medaljen e bronztë në Olimpiadën e 34-ë ballkanike të matematikës, të zhvilluar në Ohër të Maqedonisë. Lorenci është nxënës i shkëlqyer, por matematiken e njeh përtej tekstit klasik në shkollë.

20:05
Notis Sfakianakis në Tiranë: Nuk i kam ofenduar kurrë shqiptarët

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis ka mbërritur në Tirane për koncertin e së enjtes në Pallatin e Kongreseve. Nisur nga reagimet qe ka patur për këtë koncert, Sfakianakis thotë për Top Channel se nuk i ka ofenduar asnjëherë shqiptaret, por mediat sipas tij e kane manipuluar.

19:59
Haradinaj çmon arbëreshët: “Ruajtët ndër shekuj vlerat shqiptare”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi përfaqësuesit e komunitetit Arbëresh në Itali, duke i ftuar ata ta vizitojnë sa më shpesh Kosovën.

19:56
Art në burg; Të burgosurit, panair me krijimet brenda në qeli

Qelitë e burgjeve rëndom nuk janë vetëm ambientet e rënda ku disa të dënuar kalojnë ditët e dënimit. Shumë prej tyre për të mos ndenjur kot nisin të krijojnë objekte të ndryshme me mjete rrethanore. Një panair me këto objekte është hapur në burgun e Rrogozhinës.

19:53
Të papunë në prag pensioni, konflikti në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka shkarkuar nga puna 34 punonjës të sektorit spitalor pranë qendrës spitalore “Nënë Tereza”, ku përfshihen mjekë, farmacistë dhe ekonomistë.

19:45
Takimi me Kim Jong-un, Trump: Mund të shtyhet

Përballja historike mes Donald Trump dhe Kim Jong-un mund të shtyhet.

19:41
Të mashtruarit nga ndërtuesi: Na morën tokën, pallati mbeti në mes

Zamir Dibra dhe Xhevdet Quku janë pronarët e tokës ku po ngrihej pallati me të cilin ndërtuesit Rapush dhe Vjollca Hoxholli të arrestuar pak javë më parë mashtruan disa persona duke u shitur të njëjtin apartament.

19:34
Kush është Ermali? Prokuroria kërkon “policin” e audiopërgjimit

Nën dilemën për të ballafaquar gazetarin Jetmir Olldashi dhe dëshmitarit X, Albert Veliu, Prokuroria e Krimeve të Rënda po kryen verifikime të tjera në qytetin e Vlorës.

19:21
Shqipëria e Kosova, në 10 destinacionet më të mira për t’u vizituar në Europë

Shqipëria e Kosova janë në 10 destinancionet më të mira për t’u vizituar në 2018-ën, sipas Lonely Planet, një prej agjencive më të mëdha në botë të guidave turistike.

19:17
Kërcënon Wanda: Icardi kërkohet nga 3 klubet kryesore

Kualifikimi i Interit në Champions League duket se ka qenë aq i madh sa Mauro Icardi e ka kaluar me shumë qetësi mospërfshirjen në skuadrën e Argjentinës për finalet e Kupës së Botës. Por bashkëshortja dhe agjentja e tij Wanda Nara ka bërë një ‘kërcënim’ për të ardhmen e tij.

19:11
Ministrja daneze: Myslimanët, pushim në Ramazan

Ministrja daneze e emigracionit është kritikuar në masë pasi ajo sugjeroi që myslimanët të merrnin pushime nga puna, gjatë Ramazanit, për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë për pjesën tjetër të shoqërisë.

19:06
Si po pasurohen me pudrën “Talk” luftëtarët e ISIS

Shtetasit e Bashkimit Europian, të cilët përdorin pudrën “Talk” për fëmijët, po kontribuojnë pa e ditur për pasurimin e Shtetit Islamik.

18:59
Zidane kërkon Kupën, zgjedhje të vështira në formacion

Në javën që do të kurorëzojë kampionen e re të Europës, trajneri i Realit të Madridit ia kushtoi të martën mediave, me një konferencë të apasionuar dhe stërvitjen e hapur. Zinedin Zidane e di mirë sesi shënohet dhe festohet në finale të tilla.

18:44
Kapitenët bëhen bashkë: Edhe Guerrero në Botëror

Mile Jedinak, Hugo Lloris dhe Simon Kjaer do të jenë kundërshtarë të ashpër pas një muaji në Botërorin e kësaj vere, por kur duhen 3 javë nga premiera e tyre, janë bashkuar në një kauzë të veçantë.

18:36
Fëmijë afrikanë, por të pasur si askush tjetër – FOTO

Për pjesën më të madhe të njerëzve kur dëgjojnë frazën “fëmijë afrikanë” mendja u shkon tek pjesa më e varfër e botës, me vogëlushë që vuajnë për bukën e gojës.

18:20
Maduro sërish President, sanksione të reja ndaj Venezuelës

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ekonomike ndaj Venezuelës, lidhur me atë që u cilësua si rizgjedhje nëpërmjet “mashtrimit” e presidentit Nicolas Maduro për një mandat të dytë gjashtëvjeçar.

18:10
Dieta “sekrete” transformon 23-vjeçaren – FOTO

Një 23-vjeçare e cila prej vitesh përpiqej të humbte peshë, ia ka dalë të arrijë format perfekte brenda 1 viti duke ndjekur një dietë me pak karbohidrate dhe shumë yndyra.

17:55
Martohet Cristiano Ronaldo? Diamant në gishtin e Georginës!

E dashura bukuroshe e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, solli në jetë vajzën e tyre Alana Martina gjashtë muaj më parë, vetëm një vit pas lidhjes me futbollistin.

17:44
Maqedoni, ish-zv/ministri i brendshëm dënohet me 9 vite burg

Një gjykatë në Shkup e dënoi me nëntë vjet ish-zëvendës ministrin e punëve të brendshme, Gjoko Popovski për shkak të furnizimeve jo të ligjshme me automjete të policisë.