Rikonstruktohet shkolla “Dora d’Istria”, Veliaj: Nuk paska kënaqësi më të madhe se të transformosh shkollën

17/07/2018 21:11

Këtë shtator, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dora d’Istria” do të kenë një ambient krejtësisht të ri.

Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar ambientet e kësaj shkolle dhe ka shtuar sipërfaqen e ambienteve të reja që pritet të sjellë dhe ulje të numrit të nxënësve nëpër klasa duke rritur edhe cilësinë në mësimdhënie.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në “Tëitter” ka publikuar disa nga fotot e transformimit rrënjësor që ka pësuar shkolla “Dora d’Istria”, institucion në të cilin ka studiuar ai vetë dhe dy ministret, ajo e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale.

“Ej Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu, shiheni pak ish-shkollën tonë 20 Vjetori – sot Dora D’Istria! Nuk paska kënaqësi më të madhe se të transformosh shkollën ku jemi rritur vetë!”, shkruan Veliaj.

FOTO GALERI
1/1
Këtë shtator, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dora d’Istria” do të kenë një ambient krejtësisht të ri.

Top Channel