Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel,me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

ZENELI JASHTË DREJTËSISË

Gjyqtari i gjykatës së lartë, Artan Zeneli u shkarkua nga organet e vettingut për mosjustifikim pasurie dhe papërshtatshmëri figure. Gjyqtari nuk ishte i pranishëm në komision kur u njoh vendimi.

 

KITAROVIÇ VIZITON TIRANËN

Sot vendin tonë e viziton Prsidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic me ftesë të presidentit të Republikës Ilir Meta. Takime do ketë edhe me kryeministrin Rama, kreun e kuvendit Ruçi, Lulzim Bashen dhe Erion Veliajn.

 

KOSOVA NË FAZËN FINALE TË DIALOGUT

Kosova pret sot raportin për liberalizimin e vizave dhe në Bruksel ndodhet delegacioni i lartë kosovar i udhëhequr nga presidenti Thaçi.

 

TRUMP NDËRRON MENDJE PËR RUSINË

Donald Trump e ka rrëzuar variantin e mosndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale dhe u bazua tek agjensitë amerikane të inteligjencës kur tha se foli gabim të hënën dhe e vërteta është tjetër.

 

DUA LIPA PJESË E KOLONËS ZANORE TË FILMIT “007”

Kolona zanore e serisë së re të James Bond do përmbajë edhe zërin e Dua Lipës e cila pason një sërë emrash të njohur ndër vite si Tina Turner, Adele, Madona, etj.

Top Channel