Pas fitores së studentëve në zgjedhje, arrestohet shefi i Policisë Kriminale në Serbi, akuzohet për manipulim të hetimeve dhe dhunë ndaj protestuesve 01/11 14:04
Janë të paktë ata që nuk kanë dëgjuar për KGB-në ruse, e cila bashkë me CIA-an amerikane mbizotëruan Luftën e Ftohtë.
Por për GRU, akronimet e së cilës përkthehen Drejtoria Kryesore e Inteligjencës, nuk kanë dëgjuar shumë persona.
Është pikërisht kjo agjenci ushtarake spiunazhi, e cila akuzohet se ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-s, ku Donald Trump u shpall fitues.
Një ndikim ky që nga KGB-ja vështirë se mendohej të arrihej.
Gjithashtu, po kjo agjenci spiunazhi akuzohet se fshihet pas vrasjes të ish-spiunit rus Sergei Skripal, një ish-kolonel i kësaj njësie, në Angli në muajin mars.
Top Channel