Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor
Shkencëtarët australianë thonë se kanë krijuar një test gjaku për të kapur melanomën në fazat e saj të para.
Analiza është krijuar për të bërë më të lehtë evidentimin e kancerit të lëkurës para se të bëhet fatal.
Aktualisht, mjekët bazohen në ekzaminimin e lëkurës dhe biopsisë për të zbuluar melanomën, e cila përhapet shumë shpejt. Shkencëtarët thonë se analiza e gjakut mund të japë rezultate shumë më të sakta se sa syri i njeriut.
Analiza mbledh melanoma duke njohur auto-antitrupa të prodhuara nga trupi për të luftuar kancerin në fazën e hershme. Në një përpjekje ku u përfshin 200 persona, gjysma e të cilëve me kancer, testi ishte i suksesshëm në 81.5 % të rasteve. Tashmë do t’i nënshtrohet testeve klinike që do të zhvillohen brenda tre vjetësh, në një përpjekje për të përmirësuar saktësinë me 90%. Shkencëtarët shpresojnë që ajo të miratohet për përdorim brenda 5 vitesh.
Top Channel