E hënë, 09 Korrik 2018
16:44
Pogradec, të dehurit shkatërrojnë komisariatin e policisë

Dy persona të dehur kanë shkatërruar pajisjet e zyrave të Komisariatit të Pogradecit.

16:39
Tajlandë, nxirren 8 djem nga shpella. Mbeten ende 4 dhe trajneri

Zhytësit profesionistë kanë mundur të nxjerrin edhe 4 djem të tjerë nga shpella e përmbytur në veri të Tajlandës, në ditën e dytë të një operacioni tejet kompeks.

16:16
Brexit, Sekretari i Jashtëm britanik jep dorëheqjen

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen mes krizës gjithnjë e në rritje politike për shkak të strategjisë së Britanisë së Madhe në procesin e “Brexit”-it.

16:00
Lajmet kryesore të ditës, 09/07/2018 – 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:54
Lokalet e natës shkelin ligjin, nuk ofrojnë siguri për klientët

Ndonëse me çmime tepër të kripura, lokalet e natës në zonat bregdetare nuk ofrojnë aspak siguri për klientët, gjë që u dëshmua me ngjarjen e Dhërmiut, fundjavën që lamë pas.

15:45
Atentati ndaj aktorit, prokuroria jep pretencën për 4 të akuzuarit

Prokuroria shpalli pretencën për 4 të rinj të përfshirë një vit më parë në skenarin e vrasjes me pagesë të aktorit Mishel Prela Manoku.

15:35
Vlorë, Task-Forcë për masat e sigurisë në plazhe

Sot shfrytëzuesit e plazheve e kanë rifilluar aktivitetin, por duke zbatuar detyrimin e ligjor për të vendosur një roje të certifikuar për ndihmën e shpejtë.

15:28
Miratohet paketa fiskale, ulet TVSH-ja për bizneset me xhiro më pak se 14 milionë lekë

Parlamenti kaloi paketën fiskale të qeverisë, e cila parashikon uljen e tatim-fitimit nga 15 në 5% për bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë në vit.

15:21
SMS-të që zbuluan mashtruesin, sillej si djali i kryeministrit

Gjykata e Tiranës la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin Klodian Ciruna, i cili akuzohet për mashtrime me pasoja të rënda. Të paktën vetëm nga kallëzimet e depozituara deri më tani, Ciruna dyshohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit, mbi 800 mijë euro.

15:11
Anketimi/ Perceptimi shqiptar, “Politikanët, më të korruptuarit”

Mbi 6000 të anketuar nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia u pyetën se në çfarë mase bien dakord që kategoritë e mëposhtme në ekonominë e tyre janë të ndikuar nga korrupsioni?

15:02
Barra e rëndë e faturave, 34% e familjeve shqiptare vështirësi për të paguar dritat dhe ujin

Faturat e shërbimeve publike janë një barrë e rëndë për shumë familje shqiptare, duke vënë në vështirësi financiare mbi një të tretën e popullsisë.

15:01
Raporti i KLSH-së: Abuzimet në shëndetësi shkojnë mbi 54 milionë lekë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport auditimi, ku thotë se dëmi financiar në sektorin e shëndetësisë për vitin 2017 është 54 milionë e 585 mijë lekë.

14:46
“Toyota-t me 3.4 mln euro”/ Prokuroria kërkon informacione nga 3 shtete, për të arrestuarit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letërporosi në 3 shtete, në lidhje me të arrestuarit për çështjen e gjetjes së 3.4 milionë eurove në dy mjete Toyota Yaris.

14:19
Vida i shpëton dënimit nga FIFA, luan në gjysmëfinale

Mbrojtësi kroat Domagoj Vida i ka shpëtuar dënimit nga FIFA që i rrezikonte pjesëmarrjen në ndeshjen gjysmëfinale.

14:16
Spanja emëron trajnerin e ri të kombëtares

Luis Enrique është zyrtarisht trajneri i ri i përfaqësueses spanjolle. Federata e Futbollit në vendin iberik ka konfirmuar emërimin e ish-trajnerit të Barcelonës në stolin e “La Roja”-s, ku zëvendëson Fernando Hierron.

13:55
Rikonstruktohen terrenet sportive dhe laboratorët e “Sami Frashërit”, Veliaj: Tirana, kantier ndërtimi

Krahas projektit për ndërtimin e 20 shkollave të reja, Bashkia e Tiranës po kujdeset që shkollat ekzistuese të përmirësojnë kushtet për të mirëpritur nxënësit e tyre.

13:48
Takimi Trump-Putin, cilat janë çështjet që do diskutohen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohen më 16 korrik në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki.

13:39
Alibeaj: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, skemë mafioze. Ndërkombëtarët të mos heshtin!

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh në një deklaratë për mediat se mungesa e Gjykatës Kushtetuese në vend është një tregues i qartë se ligji për shembjen e teatrit është një ligj mafioz.

13:35
Deformimi i procesit të votimit, Panariti: Përfshirja e emrit tim, mashtrim mjeran

Kuvendi rrëzoi mesditën e sotme kërkesën e LSI-së për anulimin e votimit të ligjit për Teatrin, duke konfirmuar se procesi ishte i rregullt.

13:22
Mediet gjermane: Rusët kanë përdorur amoniak gjatë Botërorit

Dyshimet për përdorim dopingu nga futbollistët rusë bëhen gjithmonë e më të pranishme. Ditët e fundit, mediet gjermane kanë theksuar se lojtarët e kombëtares ruse kanë përdorur substanca të jashtme gjatë Botërorit.

13:17
Duhet të ishte në Botëror, por 500 euro i mbyllën karrierën

Arbitri Aden Marwa përjashtohet përjetë nga të gjitha aktivitetet futbollistike.

13:10
Rrugëtimi i vështirë në shpellë, si do të nxirren fëmijët e mbetur

Ka dalë nga shpella edhe djaloshi i parë i grupit të dytë të operacioneve të shpëtimit që rifilluan të hënën në Tajlandë.

13:05
Kamerat nxjerrin blof LSI-në, “Teatri” nuk rrëzohet

Kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për anulimin e votimit të ligjit për Teatrin, është rrëzuar nga Sekretariati për Procedurat dhe Votimet, pranë Kuvendit të Shqipërisë.

13:02
Sekretari për Brexit-in, May zgjedh pasuesin e Davis

Dominik Raab është zgjedhur Sekretar për Brexit-in nga Theresa May pasi David Davis dha dorëheqjen. Raab, që aktualisht është ministër i Strehimit, ka qenë një nga mbështetësit e flaktë të Brexitit gjatë referendumit të 2016.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 09/07/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:44
Mazhoranca nuk ka numrat, shtyhet votimi i statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Kuvendi i Shqipërisë nuk ka arritur të kalojë në votim projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi nuk kishte numrat e duhur për të shkuar në këtë proces.

12:22
“Opera në Jeans”, Teatri i Operas zbret në Vlorë

“Opera në Jeans” u shfaq mbrëmjen e së dielës në shëtitoren buzë detit, në Vlorë. Risia e Teatrit të Operas dhe Baletit solli një opera në skenë të hapur

12:17
Qeset vijojnë të përdoren, tregtarët: Po shesim ato që blemë para ligjit

Qeset plastike që nuk riciklohen dhe që kanë dalë nga përdorimi prej fillimit të korrikut në Shqipëri, në fakt po vazhdojnë të përdoren në tregje dhe dyqane.

12:02
U arrestua se kërcente, valë solidariteti për adoleshenten në Iran

Gratë në Iran kanë postuar video të tyre duke kërcyer, online, në mbështetje të një adoleshenteje që është arrestuar për këtë shkak.

11:56
Edhe Kimberly në Mykonos – FOTO

Edhe modelja britanike Kimberley Garner ka zgjedhur Greqinë për të pushuar këtë verë.

11:49
Naço: KLD, llumi i sistemit të drejtësisë. Nuk votojmë emërimin e studentëve, prokurorë

Ish ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, doli sot në një konferencë për shtyp, ku foli në lidhje me emërimet e studentëve, prokurorë.

11:33
Merr fund “makthi” kinez për Milanin, klubin e merr Fondi Elliot

Makthi kinez për Milanin duket se ka marrë fund paraditen e sotme, pasi Yonghong Li nuk ka arritur të paguajë këstin te fondi amerikan Elliot, që ka sponsorizuar blerjen.

11:18
Kënga fituese e “Eurovision”-it, e vjedhur?

Autorët e këngës fituese të Eurovisionit “Toy”, të interpretuar nga Netta, janë akuzuar për plagjiaturë.

11:15
Liderët e Ballkanit Perëndimor në Londër, nga korrupsioni te trafiku njerëzor

Të martën në Londër nis samiti i Ballkanit Perëndimor, i pesti i organizuar nën atë që njihet si procesi i Berlinit.

11:02
Largimi i serbëve nga FSK, Vulin: Nuk do të ketë ushtri, me kë do luftojnë?

“Pse të formohet ushtria e Kosovës? Do t’i mbrojë ata nga Shqipëria, a do të luftojnë me Malin e Zi apo Maqedoninë? Cila është ideja? Pse duhet të jenë serbët për t’i dhënë mbështetje diçkaje si kjo?”

11:00
Lajmet shkurt nga Botërori, 09/07/2018 – Ora 11:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

10:50
“VOX Baroque” mbërrin në Berat

Me rastin e 10-vjetorit të hyrjes së qytetit të Beratit në UNESCO, mbrëmjen e së dielës në ambientet e Muzeut Etnografik është zhvilluar edicioni i peste i muzikës së vjetër “Vox Baroque”.

10:34
“Amerikanët 5’ – Çfarë do të ndodhë në episodin 12

Ndërsa Filipi e Elizabeta përballen me një vendim të nxituar, Tuani merr nën kontroll operacionin Morozov. Në Rusi, hetimet e Olegut bien ndesh me realitetin sovjetik.

10:32
Në luftë me kohën, vijon operacioni i shpëtimit të “djemve të shpellës”

Zhytësit në Tajlandë do të rifillojnë operacionin e rrezikshëm për nxjerrjen e tetë djemve të mbetur në shpellë, dhe trajnerit të tyre.

10:24
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 10

Rita mundohet të pajtohet me Zekën. Helena i kërkon llogari Kaios për shtëpinë që i la Bibisë. Rui i rrëfen Zuleidës se njohu një vajzë të veçantë në Parazinjo.

10:15
Opozita bojkoton Kuvendin, kundërshton votimin e ligjit të teatrit

Mbrëmjen e së dielës deputetët e Partisë Demokratike mësuan se fjalimet që kishin marrë porosi të përgatisnin do t’u shkonin dëm. Pak orë para seancës së të hënës, opozita vendosi të mos shkojë në Parlament, duke akuzuar mazhorancën për tjetërsim të vullnetit të saj në seancën e kaluar, kur kaloi ligjin për teatrin.

09:56
Francë-Belgjikë, një sfidë speciale dhe për Henry

Ai ka fituar gjithçka me kombëtaren e Francës, Botërorin në vitin 1998 dhe Europianin në vitin 2000.

09:44
Shirat në Japoni, mbi 100 viktima dhe 50 të zhdukur

Të paktën 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e reshjeve rekord të shiut që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Japoninë perëndimore. Më shumë se 50 të tjerë konsiderohen të zhdukur.

09:43
Shenjë e ditës: Shigjetari

Merkuri dhe Venusi sot ju shohin shumë të fokusuar drejt së ardhmes: aspiratat tuaja janë shumë të larta dhe ju nuk keni ndërmend të hiqni dorë nga ndonjë prej tyre, për asnjë arsye në botë.

09:33
Moti, vranësira kalimtare në të gjithë vendin

Paraditja vijon kryesisht e kthjellët në Ultësirën Perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në zonat malore.

09:02
Makina përplas fëmijën në Elbasan, ndalohet drejtuesi

Një fëmijë 8 vjeç është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh.

08:45
Qeveria gjermane, ligj të ri për emigracionin

Qeveria gjermane do të paraqesë brenda këtij viti një ligj të ri për emigracionin. Për këtë kanë rënë dakord partitë në koalicionin qeveritar, por përmbajtja e një ligji të tillë është ende e paqartë.

08:36
Jep dorëheqjen sekretari britanik për “Brexit”

Përgjegjësi kryesor për negociatat largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, David Davis, sekretari britanik për “Brexit” ka dhënë dorëheqjen.

08:10
Tragjedia në Turqi, shkon në 24 numri i viktimave pas daljes nga shinat të trenit

Ka shkuar në 24 të vdekur dhe mbi 60 të plagosur bilanci i viktimave të aksidentit të tmerrshëm hekurudhor një dite më parë në Turqi.

07:58
Subasic: Për Kroacinë luaja edhe me një këmbë

Kroacia u kualofikua në gjysmëfinale të Botërorit pas një ndeshje dramatike ndaj organizatorëve të Rusisë.

E diel, 08 Korrik 2018
21:52
Salvini: Mbyllim portet për anijet e misioneve ndërkombëtare që sjellin emigrantë

Matteo Salvini do të ndërmarrë një tjetër masë shtrënguese për bllokimin e fluksit të emigrantëve klandestinë që mbërrijnë çdo ditë nga Afrika në Itali.

21:36
Të braktisësh Barcelonën për të shkuar në… Kinë

Guangzhou Evergrande ka njoftuar se ka arritur të blejë nga Barcelona mesfushorin Paulinho.

21:13
Turqi, treni del nga shinat; 10 viktima dhe 73 të plagosur

Dalja nga shinat e një treni në veriperëndim të Turqisë ka shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e 73 të tjerëve.

20:57
Exclusive/ Rama: Sheshi nuk preket më!

Kryeministri Edi Rama u shpreh në “Exclusive” në Top Channel, në dokumentarin “Betejat e sheshit Skënderbej”, se sheshi është fantastik.

20:35
Exclusive/ Berisha: Rroftë kujtimi i Enverit për Ramën. Prishi “bizhunë” e Tiranës për sheshin

Sheshi “Skënderbej” është vendi ku është shkruar historia e shtetit shqiptar. Një udhëtim në formë, simbolikë, përmasë, histori dhe gjithçka përfaqëson ky shesh, erdhi sonte në mbrëmje në “Exclusive”, në dokumentarin “Betejat e sheshit Skënderbej”.

20:22
Mjalti “pushton” pedonalen e Dhërmiut

Në pedonalen e re të Dhërmiut u zhvillua “Mjaltë Fest”.

20:12
Fundjava në pishina

Sezoni veror ka nisur dhe pishinat janë ndër vendet më të frekuentuara. Një nga pishinat më të mëdha në vend, që funksionon prej gati 30 vitesh, në pikun e vet frekuentohet nga 1000 njerëz.

20:00
Fier-Cakran, rruga pa barriera mbrojtëse

Mungesa e barrierave mbrojtëse në segmentin rrugor Fier-Cakran është një problem shqetësues për drejtuesit e mjeteve.

20:00
Lajmet kryesore të ditës, 08/07/2018 – 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

19:46
Asnjë zgjidhje për infermierët

Rektori i Universitetit të Mjekësisë tha për Top Channel se çështja e infermierëve të diplomuar në vitet 2002-2006 do të zgjidhej brenda datës 2 korrik. Edhe Ministria e Arsimit njoftoi më datë 29 qershor se bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë do ta zgjidhte shpejt çështjen në favor të infermierëve.

19:17
Botërori i zhgënjimeve

Kur fillon një Kupë Bote, të gjithë shpresojmë të shohim lojtarët më të mirë në veprim.

19:11
“Uzina e vdekjes” në Laç, shkon në dy numri i viktimave

Personi i dytë që mbeti i plagosur pas rrëzimit të një muri të ish-uzinës së superfosfatit në Laç humbi jetën në spitalin e Traumës.

19:00
Xhaka sulmon Federatën e Zvicrës: Po kthehemi në Epokën e Gurit!

Vazhdon të shkaktojë debate festa me shqiponjë e dy futbollistëve shqiptarë të kombëtares zvicerane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Pas gjobës së FIFA-s dhe vendimit të federatës helvetike (SFV) për të mos e lejuar më këtë simbol, vjen dhe ideja për të mos përfshirë në përfaqësuese lojtarët me dy shtetësi.

18:40
Bibliotekat më të bukura në botë (Foto)

Një libër i publikuar së fundmi sjell përpara syve tanë bibliotekat më të bukura të botës.

18:22
Nga Orikumi në Vlorë? Duhen plot 2 orë!

Pasditen e së dielës është rënduar jashtëzakonisht trafiku nga Orikumi drejt Vlorës.

18:10
Pogradec, sherr me karrige në lokal; një i lënduar

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri me karrige në një lokal në qendër të Pogradecit.

18:03
Federata gjermane i kërkon shpjegime Ozilit për fotot me Erdoganin

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Reinhard Grindel, i kërkoi të dielën Ozilit shpjegime për fotot që bëri me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan përpara Botërorit.

18:00
Lajmet shkurt nga Botërori, 08/07/2018 – Ora 18:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

17:26
F1, Vettel: Ditë e madhe për Ferrarin! (Foto)

“Është një ditë e mrekullueshme, jam shumë i lumtur”.

17:09
Tajlandë, nxirren nga shpella 4 djem

Për djemtë e bllokuar prej dy javësh në një shpellë në Tajlandë ka mbërritur “Dita D”. Sot po tentohet shpëtimi i tyre. Deri tani është mundur që të nxirren të 4 prej tyre.

16:46
Garë spektakolare në Silverstone. Vettel, zot në “shtëpinë” e Hamiltonit

Sebastian Vettel ka fituar Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, një garë spektakolare me një luftë mes 4 pilotëve për vendin e parë.

16:34
Fernando Hierro braktis Spanjën

Fernando Hierro ka braktisur kombëtaren spanjolle të futbollit.

16:17
Çiklizëm, Zhupa shpallet kampion

Kampionati kombëtar i çiklizmit kurorëzoi Eugert Zhupën si fituesin e ri, pas një paraqitjeje të mirë që e riktheu në diskutim pas dëmtimit.

16:00
Lajmet kryesore të ditës, 08/07/2018 – 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

15:45
Temperaturat e larta shtojnë problemet e shëndetit mendor

Temperaturat e larta sjellin çrregullim të neutransmetuesve, duke sjellë rëndim të gjendjes fizike dhe psikologjike, për pasojë kjo është periudha kur problemet e shëndetit mendor rëndohen.

15:44
Nis Festa e Bjeshkëve në Radomirë

Radomira e Dibrës është vendi ku nis rruga turistike për të ngjitur Malin e Korabit. Në Radomirë po zhvillohet Festa e Bjeshkëve, një mundësi më shumë për të tërhequr vëmendjen e turistëve, përmes bukurive natyrore.

15:32
Kosovë, aksident i rëndë në Suharekë. 5 viktima, mes të cilëve 3 fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e dielë në Kosovë.

15:16
Të hënën në Parlament, prova e 84 votave. Ligji që zgjidh ngërçin e Magjistraturës

Java politike do të nisë të hënën, me një seancë parlamentare që pritet të jetë interesante për sa i përket raporteve numerike mes mazhorancës dhe opozitës.

15:15
Shpëtohen nga mbytja një i mitur dhe dy të moshuar te Gjiri i Lalëzit

Paraditen e së dielës, efektivët e Policisë Manëz kanë shpëtuar nga mbytja një vajzë 11-vjeçare dhe dy të moshuar, njëri i moshës 65-vjeç dhe tjetri 70-vjeçar.

15:05
Pasiguria në plazhe, zjarri në Spille alarmon pushuesit. Asnjë masë pas 3 mbytjeve

Një zjarr përfshiu pishat në plazhin e Spillesë, pak pas mesditës së të dielës, duke vënë në rrezik pushuesit e kësaj zone, të cilët u alarmuan për shkak se flakët për disa momente ishin kërcënuese.

14:56
Hetimi për privatizimin e OSSH-së, Prokuroria i nis letërporosi Çekisë e Kosovës

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës mbi privatizimin e OSSH-së nga firma çeke CEZ në vitin 2006 duket se ka ngecur në një pikë delikate, pasi të dyshuarit kryesorë, që mund të kenë dijeni mbi negociatat që janë bërë dhe përfitimet që kanë ardhur nga ky privatizim, në asnjë moment nuk janë vënë në dispozicion të organit të akzuës, për të dhënë dëshmitë e tyre.

14:21
Tërmetet, tjetër lëkundje. Epiqendra, sërish në zonën e Gjirit të Lalzit

Lëkundjet sizmike kanë vazhduar edhe mëngjesin e kësaj të diele, duke e çuar në 580 numrin e tyre që nga lëkundja e parë e ditës së mërkurë, e cila u regjistrua me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

13:48
Samiti i NATO-s, pritje me ankth e Donald Trumpit

NATO shpreson që anëtari i saj më i rëndësishëm, SHBA, të mos shkaktojë dëme të mëdha në Samitin e Brukselit të mërkurën.

13:39
Anija që u zhduk nga Durrësi, po shkon drejt Kroacisë

Një ditë pas arratisë nga Porti detar i Durrësit dhe ujërat shqiptare, anija tregtare “Sea Scanner” vazhdon lundrimin drejt brigjeve kroate.

13:35
Librazhd, aksidentohet me motoçikletë, ndërron jetë në spital

Një aksident rrugor me një të vdekur është shënuar në aksin Prrenjas-Librazhd.

13:27
Me armë në lokalin e natës, policia arreston autorin

Një person është arrestuar këtë të dielë, vetëm pak orë pasi qëlloi në ajër me armë zjarri, gjatë një konflikti në një lokal nate në plazhin e Dhërmiut.

13:20
Pas Ermalit dhe Ritës, në Tiranë vjen Eleni Foureira

Pasi dogji skenën e “Eurovision”, aty ku tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën në muajin maj, këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira do të vijë në Tiranë të ndezë skenën e sheshit “Skënderbej” më 25 korrik.

13:14
Dorëheqjet e serbëve nga FSK, ministri: Përpjekje për dëmtim imazhi

Ministri kosovar i Forcës së Sigurisë i cilësoi dorëheqjet e pjesëtarëve të kësaj force nga radhët e komunitetit serb, si përpjekje për dëmtim të imazhit të FSK-së.

13:09
“E marta” e Ronaldos. Te Juve, gati për supergoditjen

Ende nuk ka ardhur koha për të stampuar bluzet zyrtare, por duket se vetëm një tragjedi mund ta ndalë Cristiano Ronaldon t’i bashkohet Juventusit këtë verë.

13:00
Lajmet kryesore të ditës, 08/07/2018 – 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

12:54
Daliç shijon fitoren ndaj Rusisë, kërkon të mundë edhe Anglinë

Në opinionin publik kroat kishin dyshime para nisjes së këtij Botërori, nëse Zlatko Daliç do të ishte i duhuri për të menaxhuar një grup yjesh dhe lojtarë me karakter shpërthyes. Por, trajneri kroat ndoshta ka meritën më të madhe, që ka kualifikuar “dalmatët” mes 4 më të mirëve të globit.

12:43
Këndi i 30 i lojërave, Veliaj: Ndërhyjmë në çdo lagje

Nga një hapësirë ku parkoheshin makinat, sot është kthyer në një hapësirë për qytetarët me infrastrukturën e nevojshme për t’u çlodhur çdo moshë.

12:37
Shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, ndalohet oficeri i burgut të Burrelit

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka arrestuar një oficer të policisë së Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Burrel, të dyshuar për “korrupsion pasiv ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, si dhe “shpërdorim detyre”.

12:24
PD denoncon kompaninë “Fusha”: Duhet të zbatohet ligji Antimafia

Partia Demokratike deklaroi se firma “Fusha shpk”, që do të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar, është subjekt i ligjit Antimafia për shkak të lidhjeve të gjakut të pronarit të saj.

12:13
“Pirro” ngjitet në Antigone. Tragjedia në vargje është shkruar në vitin 1934

Tragjedia “Pirro”, një vepër “e burgosur” shqiptare e shkruar në vitin 1934 prej Het’hem Haxhiademit, u ngjit në skenën natyrore të rrënojave të Antigonesë.

12:06
Luajti në “100 milionë”, me paratë e fituara murgesha ngriti këndin e lojërave

Motër File, murgesha që shërben në Fushë-Milot, u bë të dielën e 29 prillit pjesë e lojës “100 milionë” në Top Channel, nga ku doli edhe fituese e 7.5 milionë lekëve.

12:03
Betejat e sheshit “Skënderbej”, si u konceptua nga italianët dhe ndryshimet deri më sot

Sheshi “Skënderbej” është vendi ku është shkruar historia e shtetit shqiptar. Një udhëtim në formë, simbolikë, përmasë, histori dhe gjithçka përfaqëson ky shesh, vjen sonte në mbrëmje në “Exclusive”, në dokumentarin “Betejat e sheshit Skënderbej”.

11:21
Investimet kineze në Ballkan. Takimi i Sofjes, pas luftës tregtare me SHBA

“Kina ka interes për një Europë të fortë”, deklaroi kryeministri kinez, Li Keqiang, në takimin e kryeministrave të vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Juglindore, që po zhvillohet në Sofje, i njohur si “Takimi 16+1”.

11:13
Francë-Belgjikë, Kroaci-Angli; Në gjysmëfinale mund të ndodhë gjithçka!

Anglia, Belgjika, Franca dhe Kroacia, sipas rendit alfabetik, janë skuadrat e mbetura që do të tentojnë të kapin fillimisht finalen, e më pas të ngrejnë trofeun e Kupës së Botës që po zhvillohet në Rusi, epilogu i së cilës do të mbyllet mbrëmjen e 15 korrikut në Moskë.

11:00
Lajmet shkurt nga Botërori, 08/07/2018 – Ora 11:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.