Avril Lavigne ka nxjerrë albumin e ri të mërkurën “Head Above Water”. Këngëtarja 33-vjeçare u diangostikua me sëmundjen Lyme në 2014, detaje të sfidës më shëndetin që i tregon në baladën e re. Kjo është kënga e re e saj pas një mungese pesë vjeçare në tregun muzikor.

Ajo ka folur për origjinën e këngës në një intervistë me PEOPLE. “Një natë mendova se po vdisja, dhe pranova faktin se do të vdisja”, rrëfen ajo.

“Nëna ime u shtri në shtrat me mua dhe më mbajti. E ndjeja sikur po mbytesha. Teksa mezi merrja frymë, po lutesha: “Zot, më lejo të mbaj kokën mbi ujë. Dhe në atë kohë nisa të shkruaj këngën dhe të bëj albumin. Më dukej sikur kisha ngelur në diçka. Një eksperiencë shpirtërore”.

Top Channel