Muzetë e diktaturës, studiuesi rumun: Duhet të ndryshojnë koncept

20/09/2018 12:32

Muzetë e periudhës së komunizmit duhet të rikonceptohen. Studiuesi i njohur rumun, njëkohësisht drejtor i Muzeut të Bukureshtit, Adrian Majuru flet per modelin e imazhit urban dhe human të qyteteve rumune dhe shqiptare të periudhës post komuniste.

“Unë mendoj se po ato duhet të ndryshojnë por së pari duhet të ndryshojnë njerëzit sepse ata do ti rikonceptojnë. Kjo është një sfidë sa humane aq edhe urbane”, u shpreh Adrian Majuru.

drejtor i Muzeut të Bukureshtit i dha vlerësimet e tij gjate një vizitë në Gjirokastër ku specialistet vlerësojnë se muzetë po mirëmbahen jashtë çdo kriteri shkencor.

Muzeu i i Armëve në kalanë e qytetit dhe Muzeu Etnografik nuk kanë asnjë ndryshim përsa i përket konceptimit që prej fillimit të funksionimit të tyre 60-70 vite më parë.

Ekspertet janë te mendimit se materialet e ekspozuara në muze kanë përmbajtje të thellë ideologjike dhe transformon të vërtetat historike.

Top Channel