E shtunë, 22 Shtator 2018
14:29
PD, Alibeaj: Të hetohet Arta Marku!

Një ditë pas kallëzimit të Arta Markut për shpërdorim detyre , demokratët i kërkuan Prokurorisë së Tiranës të hetojë lidhjet e Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste përfshi kryeministrin Edi Rama.

14:16
“Në krevat për tre”, komedia në Gjirokastër

“Në krevat për tre”, komedia bashkëkohore franceze e të mirënjohurit Andre Roussin u ngjit si premierë në skenën e teatrit të Gjirokastrës. Komedia që gërvish përmes humorit përpjekjet e njeriut për të njohur veten dhe dëshirat si dhe maratonën e vazhdueshme për identitet, erdhi pas një periudhe të gjatë mungese të shfaqjeve në këtë teater.

13:55
Pas Asamblesë, PS nis punën me bazën për zgjedhjet e ardhshme

Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, deputetët dhe drejtues të lartë politikë të PS kanë nisur takimet me bazën për të rigjallëruar strukturat dhe për tu përgatitur për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

13:50
Raporti i Komisionerit Dervishi: Hotel Plaza përgjon e survejon klientët e punonjësit

Klientë të ndryshëm e kishin denoncuar si fakt te komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili bëri dhe verifikimet përkatëse, nga dokumentet e të cilit rezulton se Hotel “Plaza” përgjon e survejon në çdo cep të tij.

13:28
Grabitja me armë në Bulqizë, shoqërohen në polici 8 persona

Tetë persona janë shoqëruar në policinë e Bulqizës dhe është shpallur në kërkim një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur gjatë natës ku tre persona kanë vjedhur me dhunë në banesën e A.M, në Bulqizë.

13:19
Ryshfet për kolaudimin, dy të arrestuar

Pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit prokuroria e Tiranës ka arritur të finalizojë me sukses operacionin duke arrestuar dy persona për korrupsion, konkretisht A.T dhe A.H.

13:06
Rikonstruktohet shkolla në Kukës, punimet nisin disa ditë pas nisjes së mësimit

Kanë nisur punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Qazim Shehu” në fshatin Shtiqën të Kukësit. Rikonstruksioni përfshin ndërhyrje terësore në mure, dysheme, tavane, tualete, rrjetin elektrik dhe atë të ngrohje. Punimet do të përfundojnë brenda katër muajve.

12:56
Vasili: Arta Marku e inkriminuar, nuk po heton Ramën

Kryeprokurorja Arta Marku duhet të nisë hetimet për kryeministrin Rama, shkruan në Facebook kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petirt Vasil, duke e quajtur të inkriminuar.

12:45
Alarmi i refugjatëve në Greqi/ Kushtet e tmerrshme nëpër kampe, nis transferimi

Pas këmbanës së alarmit nga ana e Amnesty International dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, përsa i përket kushteve të tmerrshme dhe të rrezikshme të krijuara në qendrat e mbipopulluara të ishujve greke për emigrantët, qeveria greke ka filluar transferimin e tyre në qendrat e pritjes në Greqinë kontinentale.

12:37
Mjekët e Shkodrës lënë qelinë, gjykata vendos “detyrim paraqitjeje”

Mjekët e spitalit të Shkodrës të arrestuar tri ditë më parë kanë lënë qelinë, pasi morën rivlerësimin e masës së arrestit “detyrim paraqitje” nga gjykata e Shkodrës.

12:28
“Oaz”, Paloka: A ka dalë ndonjë përgjim për Bushatin. Ministri: Gjuhët e përdala…

Teksa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka në një status në Facebook për operacionin në Shkodër shtron pyetjen a është përgjuar ministri Bushati, ky i fundit i është përgjigjur sërish në rrjetet sociale.

12:01
Skemë mashtrimi me TVSH-në, katër të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës bën të ditur se katër persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim për një skemë mashtrimi me firma fiktive për të shmangur TVSH-në dhe tatimfitimin.

11:51
Barton: Neymar, Kim Kardashian i futbollit

Në një intervistë për franceze L’Equipe, Joey Barton e krahason Neymar me Kim Kardashian ku zbulon dhe shpresat e tij për të qenë trajner i Marsejës.

11:46
Veliaj: Parkimi i katërt nëntokësor, Tirana po merr pamjen e një Europe të vogël

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen tek ky i fundit, një parking publik me dy kate nën tokë dhe 145 vende. Kurse, mbi sipërfaqen e tij është rikonceptuar këndi ekzistues i lojërave për fëmijë.

11:40
Bylykbashi: Tani është provë që Arta Marku u emërua për të mbyllur dosjet e Ramës

Demokrati Oerd Bylykbashi në një status në Facebook shkruan se doli parashikimi i tij i nëntë muajve më parë se Prokurori i përgjithshëm po emërohet për të mbyllur dosjet e Ramës.

11:22
Operacioni “Oaz”, Rama: Policia foli përsëri me vendosmërinë e ligjit

Teksa kreu i PD-së vijon ta akuzojë për vetingun në politike, kryeministri Edi Rama përmes një postimi sërish në Twitter, përshëndet operacionin “Forca e Ligjit”, për rastin e fundit të arrestimeve në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam.

11:18
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 53, 54

Herardoja humbet imunitetin dhe përfundon në burg. Isela mundohet t’i hapë sytë Sesilias duke i bërë të ditur se Alonsoja s’do të martohet kurrë me të.

11:14
“Nder dhe Respekt 5” – Çfarë do të ndodhë në episodin 8

Daria ka bërë një listë me personat e përfshirë në trafiqe mafioze, por armiku është më i madh se ajo. Me paratë e mbledhura, Tonio do të nisë një jetë të re, por e shkuara i troket në derë.

11:00
Fall flower, vjeshta e luleve

Vendosni lule në veshjet tuaja. Por edhe në këpucë, çanta e çdo aksesor. Kjo është motoja e kësaj mes stine, plot me stampime e lule për të dhënë një prekje femërore veshjeve të vjeshtës.

10:53
Skandal i Benficas. Prostituta dhe dhoma hoteli për arbitrat

Rishfaqen problemet për Benfikën. Sipas medias portugeze, drejtuesit e skuadrës luzitane që njihet ndryshe si ‘shqiponjat’ e Lisbonës, janë akuzuar së bashku me ish këshilltarin ligjor, Pedro Gonsalves e dy funksionarë gjyqësorë për tentativë të fiksimit të rezultateve të disa prej ndeshjeve të kampionatit në Portugali.

10:30
Basha: Pse ka frikë Edi Rama nga vetingu i politikës?

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter thotë se kryeministri Rama e deklaroi vetë se është kundër vettingut në politik, duke postuar në video një deklaratë të Ramës në emision televiziv.

10:01
Macron, mesazh për qytetarët e Maqedonisë: Marrëveshja, vendimtare për të ardhmen

Presidenti francez Emmanuel Macron i bën thirrje qytetarëve maqedonas të japin votën pro marrëveshjes së Prespës në referendumin e 30 shtatorit.

09:42
Arian Çani kalon në Top Channel?

I ftuar i dytë i Dojnës për këtë sezon të ri në “Pop Culture” është Arian Çani.

09:33
Sulm në një paradë ushtarake në Iran, disa të vdekur

Persona të armatosur kanë hapur zjarr në një paradë ushtarake iraniane në qytetin jugperëndimor të Ahvaz-it ku janë vrarë disa persona, përfshi civilë, dhe duke plagosur të paktën 20 të tjerë, raporton media shtetërore.

09:23
Turbina hap dyert për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit

Skena e re “Art Turbina” do të çelë siparin e një sërë shfaqjes që pritet të pasurojnë jetën artistike të kryeqytetit. Tirana do të mirëpresë takimin më të madh teatror të vitit me një kast prej 14 trupave teatrore.

09:18
Arrestime në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam, Xhafaj njofton superoperacionin

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkruar në Twitter për një tjetër operacion “Forca e Ligjit”, duke paralajmëruar se detajet do të bëhen të ditura në konferencë për shtyp.

09:00
Lëkundje toke dhe gjatë natës, i fundit në Leshnicë të Korçës

Pothuajse çdo ditë janë regjistruar lëkundje toke në Shqipëri sipas hartës së Institutit të Gjeoshkencave, IGJEUM.

08:40
Kur taksisti është i dehur, pasagjeri duhet të ketë patentën

Surya menjëherë vuri re se emri i shoferit nuk përputhej me atë të treguar në app dhe, sapo filloi udhëtimi, ai e kuptoi se shoferi ishte në gjendje të dehur. Pra, ai filmoi rrugën duke dokumentuar gjithçka në Tvvitter.

Suyra shkruan: Udhëtimi i kthimit në aeroportin e Bangalore nuk ishte siç e prisja. Shoferi i dehur dhe përgjumur. Mu desh ta kaloja në vendin e pasagjerit dhe i dhashë vetë makinës deri në shtëpi. Më pas iu drejtua kompanisë Uber duke postuar foto dhe video të shoferit pa ndenja. “Duhet të zgjidhni këtë problem”, shkruan ai.

08:20
Alain Delon sot 82 vjeç: Nuk do të bëj më filma

Në moshën 82-vjeçare dhe pas një “karriere të jashtëzakonshme”, Alain Delon vendosi të ndalet dhe “mos të bëj më filma”. Kjo u bë e ditur nga vetë aktori, protagonist i ” Gatopardi” dhe “Roko dhe vëllezërit e tij”, në një intervistë nga Le Monde.

08:15
Bricjapi, shenja e ditës

Mjaft me fat këtë të shtunë ku do të keni kohën e lirë për ti dedikuar vetes. Yjet ju thonë se një rol të rëndësishëm sot do të ketë një femër ndhe duhet ti besosh me siguri pasi vepron në interesin tënd.

08:10
Rihanna, tani ambasadore nga Barbados

Këngëtarja dhe dizajnerja e muzikës pop Rihanna mund të shtojë një emër të ri në listën e saj në rritje të arritjeve pasi i është dhënë një rol i riri ambasadorësh nga qeveria e Barbados.

08:05
Rod Rosenstein mohon të ketë përgatitur komplot ndaj Trump

Zëvendësprokurori i Përgjithshëm i SHBA Rod Rosenstein ka mohuar një raport që mund ta ketë diskutuar duke u nisur nga një klauzolë kushtetuese për të rrëzuar presidentin Donald Trump.

08:00
Vjeshta nis sot zyrtarisht, por temperaturat ulen javës tjetër

Për moti këtë fundjavë në vend paraqitet i kthjellët dhe me vranësira të pakta. Temperaturat vijojnë të jenë të larta, por rënie e ndjeshme parashikohet javën e ardhshme.

E premte, 21 Shtator 2018
23:37
“Mikeshat 2” – Çfarë do të ndodhë në episodin 13, të fundit

Xhosi bën gati festën e fejesës ndërsa Skoti ka një tjetër surprizë për të. Ndërsa Karena pret për rezultatet e analizave, Ejprilli i kthehet Danielit për të mbrojtur veten dhe Lusin.

22:59
Policia kolumbiane mbyll muzeun kushtuar Pablo Eskobarit

Policia kolumbiane ka mbyllur një muze të vogël dedikuar jetës së lordit të drogës, Pablo Escobar, në Medellin.

22:49
Kërkesa e May: BE-ja të respektojë Britaninë

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se Bashkimi Europian duhet të trajtojë me respekt Mbretërinë e Bashkuar në negociatat për Brexitin.

22:37
Facebook merr vendimin, nuk do të ndihmojë më fushatat elektorale

Facebook nuk do të dërgojë më punonjës të tij të punojnë në zyrat e fushatave elektorale të partive gjatë zgjedhjeve, njoftoi kompania.

22:25
Si sot 25 vite më parë lindi “In Utero”, albumi legjendar i grupit Nirvana

Si sot 25 vite më parë, u publikua albumi legjendar i grupit Nirvana, “In Utero”. Një rikthim në origjinë.

22:02
Raporti i OBSH-së: Alkooli vret 3 milionë njerëz në vit

Alkooli është përgjegjës për më shumë se 5% të vdekjeve në të gjithë botën ose rreth 3 milionë vdekje në vit.

21:46
Partizani mposht Flamurtarin dhe kap kreun

Partizani ka arritur të fitojë 2-0 ndaj Flamurtarit dhe e sheh veten në krye të rënditjes së bashku me Skënderbeun, me 10 pikë, në pritje të ndeshjes që korçarët do të luajnë të shtunën ndaj Tiranës.

20:55
Fiks Fare/ I sëmuri me hemofili rrezikon jetën, mungon faktori 9

“Fiks Fare” sjell në vëmendje vështirësitë dhe sorollatjen që i duhet një të sëmuri me hemofili për të marrë mjekimin e domosdoshëm për të jetuar normalisht.

20:50
Fitues për Skënderbeun. Aurel Plasari dhe Lucia Nadin u vlerësuan për veprat më të mira

Studiuesit Aurel Plasari dhe Lucia Nadin janë vlerësuar në Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut me çmimet shkencore për dy prej botimeve të tyre. Por a është bërë mjaftueshëm për studimet kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut, sidomos në këtë vit jubilar dhe për më tepër kjo figurë që i përket historisë europiane a përbën ende kuriozitet? Dhe cilat janë ato këndvështrime në të cilat ja vlen të studiohet figura e Skënderbeut?

20:24
Kaos me korsitë e biçikletave

Shtimi i korsive të dedikuara për biçikletat në kryeqytet ka sjellë për pasojë trafik të rënduar në disa akse.

20:03
“Shullazi”, kaos në prokurori

Me anë të një njoftimi për median, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi gjetjen e dy prokurorëve që do të shpallin pretencën ndaj Emiliano Shullazit, Gilmando Danit, Blerim Shullazit, Endri Qyqes dhe Endri Zelës.

19:41
Alarm në Greqi, po vidhen gurët e plazheve

Zakonisht, në këtë periudhë të vitit, plazhet greke i gëzohen rrezeve të diellit të ditëve të fundit të verës. Por, lajmet prej tyre, së fundmi, nuk kanë qenë fort të këndshme.

18:54
Sekuestrohet pasuria e Habilajve

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros mbi pasuritë e grupit e dyshuar kriminal Habilaj.

18:30
Rrëfim shokues i ish-lojtarit të Liverpulit: Kam vrarë një njeri përpara se të bëhesha futbollist

Një ish-futbollist legjendar i Liverpulit ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

18:05
Radas: Tirana e vështirë, por ne jemi Skënderbeu!

Skënderbeu do të luajë të shtunën ndeshjen për javën e pestë të Kategorisë Superiore dhe përballë do të ketë Tiranën.

17:09
Tirana, në pikë kritike. Kampionia në fuqi e basketbollit, pa mbështetje financiare

Kampionia në fuqi e basketbollit shqiptar, Tirana, ndodhet në një pikë kritike financiare në prag të këtij kampionati të ri.

16:52
At e bir vrasin fqinjin për koshin e plehrave (Video)

“Nuk ke për të ma qëlluar burrin”, dëgjohen fjalët e të fejuarës së viktimës që filmon dy fqinjët, at e bir, të dy me armë në dorë, teksa përplasen për një kosh plehrash te rrugica e përbashkët midis shtëpive.

16:38
Arta Marku: Mora masa ndaj atyre që refuzuan të luftonin krimin e organizuar. Dosjet “Shullazi” dhe “Tahiri”…

Arta Marku ka thyer heshtjen dhe ka thënë të vërtetën e saj mbi atë që e quajti “situatë absurdi dhe të pahijshme që është tentuar të krijohet në Prokurorinë më të rëndësishme të vendit, Prokurorinë për Krime të Rënda”.

16:31
Koncesioni i dytë i karburanteve. Zyrtarizohet tenderi për kontrollin e pompave

Qeveria ka zyrtarizuar tenderin për të dhënë me koncesion për 20 vjet kontrollin e pompave në stacionet e karburanteve. Ky shërbim, i cili aktualisht kryhet nga shteti bëhet koncesioni i dytë në fushën e karburanteve, dhe për të gjithë periudhën 20 vjeçare pritet të gjenerojë të paktën 50 milionë euro të ardhura. Këto para do të paguhen nga qytetarët në çmimin e naftës dhe benzinës.

16:11
Paloka në “Top Talk”: Nëse Rama s’largohet, bashkë me qytetarët do e tërheqim zvarrë

Cili do të jetë aksioni opozitar nëse kryeministri Rama do të vijojë të mbajë pushtetin është pyetja që lind pas paralajmërimeve të forta të opozitës, të cilat shprehen se zgjedhje të lira me Ramën kryeministër nuk mund të ketë. Kjo ka qenë edhe një prej pyetjeve që gazetari Denis Dyrnjaja i ka bërë të ftuarit të tij të radhës në “Top Talk”, kreut të grupit parlamentar të PD, Edi Paloka.

16:02
Vlorë, i vodhën mbi 8 000 euro kambistit; arrestohen dy minorenë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy minorenë, të cilët i vodhën me dhunë mbi 8000 euro një kambisti mbrëmjen e datës 16 shtator.

16:00
Kylie joshëse, për atletet e kunatit Kanye

Ajo është një veterane kur vjen puna tek mekanizmat promovues. Dhe Kylei Jenner e ka provuar më së miri sërish në postimet e saj brilante në Instagram, ku flet për serinë e re të atleteve të Kanye West.

16:00
Idrizi-Dule bashkë në opozitë?! Paloka: Ky front për të larguar Ramën, jo për të qeverisur sëbashku

Kalimi i Shpëtim Idrizit në opozitë, ngriti shumë pikëpyetje nëse Vangjel Dule do të qëndronte akoma, apo jo, në frontin opozitar, për shkak të përplasjeve të tyre. Por i ftuar në studion e “Top Talk”, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, hodhi çdo dyshim për një çarje mes opozitës dhe PBDNJ-së të Vangjel Dules.

15:47
Paloka në “Top Talk”: Hapi ynë i parë për largimin e Ramës, krijimi i një fronti të fortë opozitar

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka qenë i ftuari ditën e sotme në “Top Talk, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ku ka folur mbi aksionin e opozitës për rrëzimin e Edi Ramës.

15:45
Një minitakim Destiny’s Child

Në fakt grupi i famshëm u takua në prill të këtij viti në Coachella, por këtë javë ajo kompletoi ribashkimin me grupi origjinal, ku është takuar me LaTavia Roberson, për herë të parë pas pothuajse dy dekadash.

15:30
Këngë në mbrojtje të Valbonës. Artistët bëhen bashkë dhe apelojnë kundër shkatërrimit të lumit

Artistët shqiptarë bashkohen në një këngë për të mbrojtur lumenjtë e Shqipërisë. Kënga e gjelbër “Lum Lumi i Lirë” përpiqet të kontribuojë pro kauzave në mbrojtje të lumit Valbonë dhe lumit të fundit të egër në Europë, Vjosës.

15:25
PS mbron Arta Markun, Felaj: Nuk ndërhyjmë në prokurori, është institucion i pavarur

Dikur edhe vetë një prokurore, Ermonela Felaj zgjodhi të mbajë petkun e politikanes, kur u pyet nga Top Channel nëse ndante të njëjtin shqetësim me opozitën se lëvizjet e fundit te Krimet e Rënda po cenojnë hetimin ndaj ish-ministrit Tahiri, në kushtet kur prokurori i çështjes u transferua në Pogradec.

15:15
Nis fushata e mbjelljes së pemëve, Veliaj: 1 pemë për ditëlindje

Tirana do të rinisë fushatën e madhe të mbjelljes së 100 mijë pemëve, për të vijuar revolucionin e gjelbër për kryeqytetin. I pranishëm në aktivitetin “ECDAY 2018, “Për një Botë Plot Ngjyra” të organizuar me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Evropian, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi qytetarët t’i bashkohen nismës pozitive për qytetin.

15:12
PD-LSI kallëzojnë Arta Markun: Shpërbëu Prokurorët e Tahirit dhe Shullazit

Grupet parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë depozituar kallëzim penal ndaj Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

15:03
“Shullazi”, përplasja brenda Prokurorisë, reagojnë 10 prokurorët e Krimeve

Dosja “Shullazi”, ka shkaktuar një kaos të vertetë brenda ambiente të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku çoi për procedim disiplinor 10 Prokurorë të këtij institucioni.

14:35
“Lasgushi” fluturon me gazetarët në Stamboll, nga tetori nisin fluturimet për qytetarët

“Lasgushi”, avioni i parë i “Air Albania”, është ngritur sërish ditën e sotme nga aeroporti i Rinasit drejt Stambollit.

14:21
Eshtrat e Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit prehen në Prishtinë

Eshtrat e Ahmet Krasniqit, ish-ministri i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe të Qazim Jakupit, tashmë do të prehen në tokën mëmë.

14:06
Edi Paloka, sot në “Top Talk”, aksioni i opozitës për rrëzimin e Ramës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka do të jetë i ftuar ditën e sotme në “Top Talk, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja.

13:31
Formula E, Virgin Racing do garojë me motorë Audi

Skuadra Virgin Racing do të ketë një furnizues të ri për motorë na Botërorin e Formula E dhe bëhet fjalë për kompaninë gjermane të prodhimit të automjeteve, Audi.

13:27
Aguero rinovon kontratën, mbetet tek City

Sergio Aguero do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester City. Sulmuesi argjentinas që është shënuesi më i mirë në historinë e Citizens, rinovoi kontratën me kampionët e Anglisë deri në vitin 2021, kontratë që shoqërohet edhe me një pagë prej 220 mijë Paund në javë.

13:19
“Buenos Aires 2018”, Meta i dorëzon flamurin ekipit shqiptar

Gjatë një ceremonia në Presidencë ditën e sotme, Presidenti Meta i ka dorëzuar flamurin kombëtar ekipit dhe delegacionit zyrtar, që do të përfaqësojnë Shqipërinë në edicionin e tretë të Lojërave Olimpike Rinore “Buenos Aires 2018”, që do të zhvillohen në Argjentinë nga data 6 deri më 18 tetor 2018.

13:15
Art në tunele, artisti Rakipllari zbukuron muret në Gjirokastër

Tunelet në Gjirokastër po zbukurohen, artisti Olgert Rakipllari thotë se ka si synim t’i heqë zymtësinë këtyre tuneleve të ndërtuar në periudhën e diktaturës.

13:03
Bali, “ndëshkohen” turistët; Rregulla të reja në ishull për të pabindurit

Selfie-t me bikini dhe ajo qe konsiderohet si përdhosje e strukturave të shenjta të ishullit i kanë detyruar autoritetet e Balit të vendosin rregulla të reja për turistet e parehatshme.

12:59
Gjermani, koalicioni qeverisës sërish në rrezik

Koalicioni në Gjermani është prapë në rrezik. Përpara tre ditësh CDU, CSU dhe partia socialdemokrate ranë dakord që Hans Georg Maaßen, presidenti i Mbrojtjes Kushtetuese, një shërbim sekret gjerman që vëzhgon ruajtjen e dokumentit themeltar, të largohet nga posti.

12:39
Gentian Mezani prezantohet tek Luftëtari: E doja prej një viti

Gentian Mezani ka bërë prezantimin si trajneri i ri i Luftëtarit. 38-vjeçari zëvendësoi në stolin e skuadrës gjirokastrite Milos Kostiç, i cili u largua nga drejtimi i Luftëtarit për shkak të rezultateve negative.

12:37
Gjenden prokurorë për “Shullazin”, Prela dhe Osmani dalin vullnetarë, incident te Krimet e Rënda

Me anë të një njoftimi për median Prokuroria e Përgjithshme njoftoi gjetjen e dy prokurorëve që do të shpallin pretencën ndaj Emiliano Shullazit, Gilmando Danit, Blerim Shullazit, Endri Qyqes dhe Endri Zelës.

12:20
Rruga që bllokon zhvillimin

Kjo është rruga që lidh Vilëbashtovën me aksin Kavajë-Rrogozhinë. Kur u ndërtua 6 vjet më parë besohej se do t’i shërbente zhvillimit të bujqësisë dhe turizmit.

12:20
Ambasadorja në OKB: SHBA mbështet Kosovën

“Pozicioni amerikan për Kosovën nuk ka ndryshuar, ajo mbetet vend mik i Shteteve të Bashkuara”.

12:20
Shqipëri-Maqedoni, firmoset bashkëpunimi për ndërlidhjen me rrjet gazi

Në pritje të fillimit të punimeve për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV Elbasan-Manastir, Shqipëria dhe Maqedonia ndërmarrin hapat e para edhe për lidhjen e tyre me rrjet gazi.

12:18
Ndalohet juristi në Shkodër, dy persona arrestohen me para në duar

Një jurist i hipotekës së Shkodrës është ndaluar nga policia në Shkodër i dyshuar për korrupsion.

12:16
Kaloi 7 turq ilegalisht përmes Rinasit, arrestohet një police

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHBÇA, ka arrestuar paraditen e së premtes një efektive të policisë kufitare në aeroportin e Rinasit, me detyrë kontrollore.

12:07
Caktohen prokurorët për Shullazin, TCH mëson emrat

Prokuroria e Krimeve të Rënda bën të ditur se është caktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen “Shullazi”.

12:01
Marrëdhëniet SHBA-Kinë; Sanksione edhe për avionët që Pekini i bleu Moskës

Përplasja e radhës SHBA-Kinë në fokus ka ushtrinë. Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj forcave ushtarake kineze për shkak të blerjes së avionëve ushtarake ruse dhe raketave tokë-ajër.

11:41
Statusi i naftëtarit, sërish protesta në Fier

Rreth 100 ish-naftëtarë të Fier-Patos-Marinëz protestuan përpara prefekturës Fier për statusin e naftëtarit.

11:17
“Tirana Bus Terminal”, javën e ardhshme nis puna

Pas përfundimit të një sërë projektesh të rëndësishme për kryeqytetin, si ai i sheshit “Skënderbej”, Pazari i Ri, apo edhe vijimi i projektit për Bulevardin e Ri, Bashkia e Tiranës do të nisë javën tjetër punën për zbatimin e një tjetër projekti madhor. Bëhet fjalë për ndërtimin e Terminalit të Autobusëve që do të ngrihet në pjesën hyrëse të Tiranës, nga ana perëndimore.

11:13
Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, akuzohen për 24 vjedhje

Katër shtetas shqiptarë janë vënë së fundmi në pranga nga policia italiane pasi akuzohen për 24 vjedhje.

11:12
“Xhardan Shaqiri s’do të shkojë në Beograd, me Liverpoolin”

Goal.com përmes një shkrimi në faqen e saj jep të gjitha arsyet se pse Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë me ekipin e tij të ri, Liverpool, në transfertën e 6 nëntorit në Beograd ndaj Crvena Zvezda, ndeshje e vlefshme për Grupin C të Champions League.

11:05
“Beyonce, magjistare!”

Kimberly Thompson është ish-bateristja e stafit të Beyonce, e cila sapo është tërhequr nga detyra e saj.

10:59
Yjet e modës zbresin në Milano – FOTO

Milano është mbushur këtë javë me yjet e modës, ku po mbahet Java e Modës në këtë qytet.

10:51
Volkswagen mbështet SHBA, pezullon aktivitetet në Iran

Kompania gjermane e prodhimit të makinave, Volkswagen, do të pezullojë pjesën më të madhe të aktiviteteve në Iran, teksa këta të fundit po vuajnë pasojat e sanksioneve të vendosura nga SHBA.

10:43
Rikthehet Mr.Bean: “Johnny English strikes again”

I famshmi Mr.Bean rikthehet me humorin e tij britanik në ekranin e madh me “Johnny English strikes again”: Një film për të mos u humbur ju pret në të gjithë rrjetin e kinemave Imperial.

10:40
TopAwards/ Këngët që rezistuan më tepër në “Top 5” këtë verë

Pavarësisht se kjo javë ka ardhur me disa ndryshime të vogla në renditje, pesë vendet e para mbeten të njëjta, duke ndryshuar pozicion brenda tyre.

10:25
Asnjë kompromis, plani “Chequers” është i vdekur

Presidenti i këshillit të Europës, Donald Tusk, ka shtuar presionin mbi Theresa May duke refuzuar planin që njihet tashmë si plani Chequers dhe duke paralajmëruar një dështim të bisedimeve për Brexitin nëse kryeministrja nuk do të gjejë një zgjidhje për kufirin irlandez deri në tetor, një skadencë kjo që vetë May ka pohuar tashmë se nuk do të mund ta respektojë.

10:17
Basha: Krimi ka marrë dhenë me bekimin e Ramës, po përgatitet lirimi i Shullazit

Nga Konferenca Ballkanike që organizon LDGSH në bashkëpunim me Forumin e Gruas së PPE që po zhvillohet në Tiranë , kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha hodhi edhe një herë tjetër akuza në drejtim të Kryeministrit Rama.

09:59
Krimet e Rënda caktojnë prokurorët për Shullazin, por emrat dalin më 25 shtator

Prokuroria e Krimeve të Rënda bën të ditur se është caktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen “Shullazi”, por emrat nuk bëhen të ditur deri në seancën gjyqësore të radhës, pra më 25 shtator.

09:46
Bulqizë, plagos me thikë babë e bir për pronën

Një 38-vjeçar ka plagosur me thikë babë e bir por falë ndërhyrjes së policisë është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit, duke vënë në pranga autorin.

09:40
Nuk do e besoni çfarë emrash u ka vënë binjakëve Chris Evans

Bashkëshortja e Chris Evans ka sjellë në jetë dy binjakë, një djalë dhe një vajzë. Drejtuesi i emisionit të mëngjesit në BBC Radio 2, thotë se “Ping dhe Pong lindën mirë mbrëmjen e shkuar. Të dy të shëndetshëm, të fortë, i lumtur dhe i bekuar, siç thoshte nëna ime”.

09:29
Moti ndryshon javën tjetër

Duket se vera do të përfundojë këtë fundjavë, teksa javës tjetër ndryshojnë kushtet e motit.

09:23
Sony ndërpret prodhimin e PS Vita

Sony do të ndërpresë prodhimin e PlayStation Vita në Japoni pas vitit 2019 dhe nuk planifikon të lëshojë një pasardhës të kësaj konsole.

09:08
Princi George ka një obsesion të ri

Princi George mund të jetë dhe i treti në listën e fronit të Anglisë, por në fund të fundit është një fëmijë vetëm 5 vjeç. Ashtu si bashkëmoshatarët e tij edhe George i pëlqen të luajë.

09:03
Urban Jungle, stampimet animalier në modë këtë vjeshtë

Në një botë të krijuar nga dyshime dhe pak siguri, një gjë është e sigurtë: animalier është gjithmonë në modë.

09:02
Kololli, njeriu i mbrëmjes në Europa League

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, ishte protagonisti kryesor i takimit të vlefshëm për Europa League, AEK Larnaka- FC Zyrihun.