“Në krevat për tre”, komedia bashkëkohore franceze e të mirënjohurit Andre Roussin u ngjit si premierë në skenën e teatrit të Gjirokastrës. Komedia që gërvish përmes humorit përpjekjet e njeriut për të njohur veten dhe dëshirat si dhe maratonën e vazhdueshme për identitet, erdhi pas një periudhe të gjatë mungese të shfaqjeve në këtë teater.

Vepra e interpretuar prej aktorëve profesionistë të Gjirokastrës shkaktoi të qeshura pa fund për rreth 2 orë tek publiku që mbushte sallën.

Rapo Kapurani që mbante në komedi rolin e një dashnori të përjetshëm, pa profesion dhe motiv për të nesërmen thotë se komedia ka karakter të fortë filozofik.

Liljana Ristani në rolin e Ninës e duzuar mes detyrave bashkëshortore dhe nevojës për të qenë e vlerësuar si grua sjell një personazh shumë kompleks në skenë.

Komedia zgjoi të qeshura përmes skenave që gërshetojnë naivitetin me realitetin komik, seriozitetin e ngjarjeve që mund të zgjidhin një martesë në raport me rëndësinë që vetë të jetuarit ka.

Top Channel