E mërkurë, 19 Shtator 2018
18:29
Ku të kaloni “muajin e mjaltit” – FOTO

Planifikimi i dasmës kërkon shumë kohë që të realizosh çdo detaj të dëshiruar, por ndonjëherë na dalin të papritura që as nuk i kishim imagjinuar.

18:11
Muzeu i iluzioneve, ku sytë fusin mendjen në ‘kurth’ – VIDEO

Është një muze ku ajo që sheh nuk duhet besuar. Muzeu i iluzioneve do të hapet pas pak ditësh në qytetin e New York.

17:41
Fëmijët e rrezikuar në Jemen, 5 milionë mund të vdesin nga uria

Të vrasësh një gjeneratë të tërë; “Save the Children” jep alarmin për situatën e rënduar të fëmijëve në Jemen, ku mbi 5 milionë të mitur rrezikojnë të vdesin nga uria.

17:41
Oketa në “Top Talk”: Gërdeci nxiti kapjen e gjyqësorit nga politika

I ftuari i radhës në “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja, ka qenë ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Një prej pikave për të cilat ai u pyet në studio ishte edhe çështja e “Gërdecit”.

17:11
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra në Elbasan

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë rreth orës 17:10 në kryeqytet e qytete të tjera të Shqipërisë së mesme, teksa bëhet e ditur nga qendra evropiane e sizmologjisë EMSC se epiqendra e tërmetit është Elbasani.

17:04
Neymar u turpërua nga Mane në “Anfield”

Përveç Mbappe, i cili realizoi golin e dytë të PSG në humbjen 3-2 ndaj Liverpool, thuajse asnjë prej yjeve të Parisit nuk arriti të bënte asgjë në “Anfield”.

16:46
U përfundon mandati, Këshilli i Ministrave hap aplikimet për Këshillin Mbikëqyrës të BSH

Pak ditë më parë përfundimi i mandateve për 6 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka ngritur edhe një pikëpyetje tjetër. Atë se, kur përfundon mandati i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë?! Por teksa debatet rreth kësaj teme vijojnë, kryeministria ka hapur aplikimet për të zëvendësuar vetëm 3 prej anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

16:43
Lojërat Olimpike 2032, Koreja e Jugut dhe e Veriut kandidojnë bashkë

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë vendosur që të organizojnë së bashku Lojërat Olimpike të vitit 2032.

16:41
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 63

Sirilo i tregon Kaios se Bibia e zbuloi të vërtetën mbi të shoqin. Bibia i vë zjarrin restorantit për të shkatërruar provat kundër Rubinjos.

16:34
Kush është Sin Boy, hyrja më e re e “The Top List”?

Reperja e re e muzikës shqiptare, Rina Balaj, ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me Sin Boy.

16:33
“Teatri”, opozita letër Ruçit: Mos përfshihet në seancën e së enjtes

Me anë të një letre zyrtare drejtuar kreu të Kuvendit, Gramoz Ruçi, opozita kërkon që të mos përfshihet në seancën e nesërme ligji për Teatrin në amendamente.

16:30
Demi Rose godet… por këtë herë nga pishina

Ka 7 milionë ndjekës në Instagram, por nuk i lë të humbin kontaktet duke vijuar me postimet në rrjetin social, dhe këtë herë modelja britanike ka zgjedhur në sfond pishinën.

16:20
Dieta e supermetabolizmit, si funksionon?

Dieta e supermetabolizmit, e ideuar nga nutricionistja amerikane Haylie Pomroy, mund të ofrojë rezultate të mira për ato që luftojnë përditë me peshoren, duke ngrënë gjithnjë e më mirë.

16:15
Në tokat e “ujit” në Obot

Në mars të këtij viti, Oboti u përfshi nga një përmbytje masive e tokave, duke shkaktuar dëme serioze në të mbjella pasojat e të cilave duken dhe sot.

16:15
Oketa në “Top Talk” lë të hapur mundësinë e rikthimit në PD

Gazmend Oketa, ish-ministër i Mbrojtjes në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër dhe bashkëthemelues i partisë Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, i ftuar në “Top Talk” këtë të mërkurë, u shpreh se ishte sistemi ai që e detyroi të largohej nga politika dhe jo individët.

16:00
Biker Jacket të vjeshtës

Biker Jacket, xhaketa e lëkurës është mbretëresha e kontrastit të messtinës, një copë klasike gjithnjë në modë.

15:46
Braktisi politikën, Gazmend Oketa: Nuk përfaqësohet interesi publik, u deformua sistemi

Gazmend Oketa, njëri prej ish-ministrave të rëndësishëm të Partisë Demokratike, deputet i PD për Qarkun e Durrësit, mori një vendim të rëndësishëm duke u tërhequr nga politika.

15:45
“Shullazi” mbetet pa prokuror. “Rebelim” në Prokurori, s’pranohet ndarja me short

Për të zgjedhur prokurorin që do të paraqesë pretencën për Emiljano Shullazin, sot është organizuar hedhja e një shorti. Gjatë ditës, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela mblodhi 19 prokurorët për shortin, por të gjithë e kanë braktisur shortin pasi, sipas tyre, konsiderojnë të paligjshëm shortimin. Deri në ndërhyrjen e kryeprokurores Arta Marku, dosja e Shullazit ngelet pa prokuror.

15:37
Energji nga dielli, për impiantin e Akërnisë në garë 6 kompani

Gjashtë kompani, mes tyre nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa kanë hyrë në garë për të ndërtuar impiantin më të madh të energjisë diellore në Ballkan, i cili do të ngrihet në Akërni të Vlorës.

15:35
Kanë një moshë, po askush nuk e beson

Një postim në Twitter është bërë viral pasi i kujtonte të gjithëve që Cardi B dhe Ariana Grande janë të dyja 25 vjeç.

15:30
Portretet e Skënderbeut. Ekspozita me 60 punimet me motiv jetën e heroit kombëtar

60 tablo që nga lindja e Skënderbeut e deri pas vdekjes së tij, shpalosin historinë e heroit tonë kombëtar përmes pikturës, frymëzuar nga vepra e Marin Barletit.

15:13
Lajm i mirë për Jessica Simpson

Jessica Simpson është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të tretë. Stilistja 38-vjeçare ka bërë publik lajmin mëngjesin e të mërkurës në Instagram.

15:10
“Teatri” votohet të enjten, opozita e bojkoton, do bëjë “kuvend” në Vlorë

Të enjten, opozita do të marrë mungesën e katërt në seance plenare. Ora 10:00 do e gjejë shumicën dhe pakicën parlamentare në dy destinacione të ndryshme.

15:04
Euro “godet” buxhetin, të ardhurat u rriten më pak

Financat e shtetit po përballen me një situatë gati kontradiktore, ku edhe pse aktiviteti ekonomik është zgjeruar, buxheti i shtetit ka përfituar shumë pak.

14:59
Sekuestrohen 1,2 milionë euro që dyshohet se do të shkonin për aktivitet kriminal

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas referimit te Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka vendosur sekuestro mbi shumën 1,2 milionë euro, të depozituar në një bankë të nivelit të dytë për llogarinë e shtetasit me iniciale A.H.

14:53
Aksidentohet me traktor, ndërron jetë 31-vjeçari

Një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi ka dalë nga rruga duke drejtuar një traktor.

14:45
Champions League, sot Valencia-Juve, Real Madrid-Roma

Aktiviteti më i madh europian do të mirëpres sot bardhezinjtë e Juventusit në “Mestaja” ku do të përballen me Valencian.

14:35
Shpallet i pafajshëm ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto

Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm ish-drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto.

14:33
Gazmend Oketa rrëfen sot në “Top Talk” arsyet e largimit nga politika

Gazmend Oketa do të jetë i ftuari i sotëm i emisionit “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, ku rrëfen për Top Talk arsyet e largimit nga politika dhe jo vetëm.

14:12
Dhunohet biznesmeni. Andrea Zoga u sulmua natën në Tiranë. Shkak, vëllai

Nga Spitali i Traumës, biznesmeni Andrea Zoga tregon se si u sulmua nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e së martës, në zonën e “Komunës së Parisit” në kryqytet.

14:01
Meta-Millard: Ecuri të reformave për të forcuar shtetin e së drejtës

Presidenti Meta është takuar me Zëvendës Ndihmësen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Elisabeth Millard, ku vlerësuan rëndësinë e ecurisë së reformave për të forcuar shtetin e së drejtës.

13:48
“Mikeshat 2” – Çfarë do të ndodhë në episodin 11

Ejprill përballet me pabesitë e jetës. Xhosi tregon një zbulim të papritur, Karena merr një ofertë për punë nga Xhekobi. Domi do të ndryshojë situatën për Tonin.

13:44
Ministri i Jashtëm gjerman: Ka rezistencë për anëtarësimin e Shqipërisë. Duhet vazhduar përpara me reformat

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama se çelja e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian ka rezistencë që duhet kapërcyer me anë të reformave.

13:26
Tokat pa zot, fermerët në Gjirokastër nuk kanë certifikatë pronësie

Mijëra fermerë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës nuk kanë një certifikatë pronësie për tokën që kanë në përdorim. Që prej vitit 2008 në të gjithë territorin me 7 bashki janë dhënë vetëm 66 Akte të marrjes së tokës në pronësi. Ligji 7501 për tokën dhe niveli i zbatimit të tij në terren nuk ka favorizuar investimet në bujqësi, shitjen dhe blerjen e tokës si dhe përdorimin e saj si kolateral.

13:15
Maas feston ditëlindjen, merr një surprizë nga Tirana (VIDEO)

Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas e gjeti ditëlindja e tij e 52-të në vizitën zyrtare në Tiranë. Teksa ishte duke dalë nga takimi i delegacioneve në ministrin e Jashtme për të shkuar në sallën e konferencave ai është ndeshur me këngën e ditëlindjes, ku mbeti pa fjalë fillimisht.

13:10
Zbulohet vendbanimi i lashtë në Divjakë

Në Babunjë të Divjakës janë zbuluar rrënojat e një vendbanimi të lashtë. Arkeologe shqiptare dhe gjermane po punojnë prej disa muajsh në mbetjet e atyre që besohet se janë shtëpi banimi, mure rrethues dhe rruge.

12:49
Dhuroi spektakël ndaj PSG, flet “arkitekti” i Liverpool

Edhe pse ishte vetëm ndeshja e parë në grupe, takimi i mbrëmshëm në “Anfield” mes Liverpool dhe PSG ishte i denjë edhe për finale të Champions.

12:36
Khloe Kardashian e ka marrë veten

Khloe Kardashian është mjaft e përkushtuar në aktivitetin fizik, disa muaj pas lindjes së vogëlushes True, pasi gjatë shtatzënisë mori disa kile.

12:25
Durrës, nis pastrimi i kolektorit që ndërtuan italianët

Me ardhjen e stinës së shirave, rreziku i përmbytjeve të rrugëve dhe bizneseve të ngritura përgjatë tyre në Durrës shtohet dhe bashkë me to edhe nevoja për pastrimin e rrjetit të kanalizimeve në qytet.

12:25
Antikorrupsioni, Gjonaj: Shkarkohen 9 punonjës administrate

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi paraditen e së mërkurës se “nga kontrollet e kryera në disa institucione qendrore dhe degët e tyre janë rekomanduar 60 masa disiplinore, prej tyre 9 largime nga puna dhe 8 kallzime penale”.

12:13
Borakë, protestë për shkollën. Nxënësit nuk duan të shkojnë në Maminas

Dhjetëra nxënës të fshatit Borakë të Bashkisë Shijak nuk e kanë nisur ende procesin mësimor në këtë vit të ri shkollor.

12:07
Douglas Costa paguan “çmendurinë”

Juventus humbet shërbimin e Douglas Costas në 4 javët e ardhshme të kampionatit italian. Brazilianit i kushtoi shtrenjte çmenduria e minutave të fundit kundrejt sulmuesit Di Francesco në ndeshjen me Sassiuolo dhe u dënua nga Gjykata sportive me 4 ndeshje pezullim.

11:52
Punët që bënin futbollistët… para se të bëheshin futbollistë (Foto)

Janë ose kanë qenë trajnerë ose futbollistë, por në të kaluarën çfarë pune bënin?

11:41
Shteti ku 70 mijë njerëz janë mbi 100 vjeç

Në vitin e largët 1963, vetëm 153 persona kishin arritur të kapnin moshën 100 vjeçare në Japoni, por kur jemi në vitin 2018 në këtë shtet tashmë janë mbi 70 mijë të moshuar që kanë arritur të festojnë të paktën 100 ditëlindje.

11:28
PD kallëzon në prokurori Erjon Veliajn

Partia Demokratike, me anë të deputetit Klevis Balliu ka bërë të ditur se ka bërë kallëzim penal në Prokurori ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

11:17
Kufiri Kosovë-Serbi, Mass: Jemi skeptikë, frikë për efekt domino

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass po zhvillon një vizitë ditën e sotme në Tiranë, ku është takuar edhe me ministrin Bushati.

11:08
Ministri i Jashtëm gjerman: Qershori 2019? Jo çelje automatike e negociatave

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass mbërriti të mërkurën në Tiranë dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ditmir Bushatin, ministrin e Jashtëm shqiptar, deklaroi se “qershori i vitit 2019 nuk do të thotë çelje automatike e negociatave për anëtarësim.

10:46
Beyonce dhe Jay Z marrin “Çelësin e qytetit”

Ata dhuruan bursa 100 mijë dollarëshe për gjimnazistë në dhjetë qytete gjatë turit të tyre “On the Run II”. Dhe kryebashkiakja e New Orleans, LaToya Cantrell, “surprizoi Jay Z dhe Beyonce me “Çelësin e qytetit”.

10:36
Harta e vitit 1870: “Britania i kthen shpinën një Europe kaotike”

Harta satirike e vitit 1870 tregon një Europë në krizë, të përçarë e me tensione që në korrik të atij viti u konkretizuan me luftën midis Francës dhe Prusisë.

10:36
Rama: Platforma e bashkëqeverisjes nuk zgjidh gjithçka, sidomos kur…

Kryeministri Edi Rama, në takimin e përhershëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes, deklaroi se “platforma e bashkëqeverisjes nuk zgjidh gjithçka, sidomos kur qytetarët janë në procese të zvarritura gjyqësore”.

10:34
Ministri gjerman: Shqipëria e ka merituar një perspektivë anëtarësimi në BE

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas thekson se Shqipëria dhe në përgjithësi vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë merituar një perspektivë reale të anëtarësimit në Bashkimin Europian, por në fund vendimtare do të jetë përmbushja e kushteve te aderimit ku peshën kryesore e ka realizimi i reformave për më shumë demokraci, shtet ligjor dhe qeverisje më të mirë.

10:26
Nuk di të ecë…por noton si Michael Phelps (Video)

Ky është momenti i adhurueshëm kur një bebe nis të notojë vetë në një pishinë, pa ndihmë…

10:21
Ferrari zbulon makinën e saj më të fuqishme (Foto)

Ferrari ka prezantuar atë që e quan makinën më të fuqishme që ka prodhuar ndonjëherë.

10:09
Sony rikthen PlayStation-in historik, por në miniaturë

Sony do të risjellë PlayStation-in e parë që ka nxjerrë në shitje, por kësaj radhe në miniaturë.

09:57
Një fëmijë tjetër për Irina Shayk dhe Bradley Cooper?

Bradley Cooper nuk e kishte menduar kurrë që një familje me të dashurën e tij Irina Shayk, 32 vjeçe, do i ndryshonte kdënvështrimin për jetën. Por ja që kështu ndodhi.

09:50
Aksident në Mallakastër, ndërron jetë 27-vjeçari

Mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 08:15, një 27-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor në fshatin Aranitas të Mallakastrës.

09:46
Virgjëresha, shenja e ditës

Konstruktiv, me grintë, të vendosur dhe me performancë. Në punë arrini të zgjidhni grindjet e pafundme dhe të shmangni zënka me klas të madh. Do komplimentoheni nga e gjithë skuadra.

09:46
Librazhd, ndërron jetë punëtori i mirëmbajtjes së rrugës; arrestohen 3 persona

Policia e Librazhdit ka arrestuar 3 persona me akuzën e “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 17 të këtij muaji, në fshatin Xhyrë të Librazhdit, duke punuar në ambientet e brendshme të firmës, është aksidentuar me pasojë vdekje punonjësi 24-vjeçar me iniciale D. L.

09:36
Takohen liderët koreanë. Premtime nga Veriu komunist për programin bërthamor

Kim Jong-un ka pranuar të mbyllë njërin prej vendeve kryesore të testimit dhe lëshimit të raketave të Koresë së Veriut.

09:20
Me sytë nga OKB-ja. Beteja diplomatike Kosovë-Serbi zhvendoset në Nju Jork

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është fushëbeteja diplomatike e radhës për Kosovën dhe Serbinë.

09:08
Messi, lojtari me më shumë tregolësha në historinë e Champions-it

Leo Messi vazhdon të shtojë rekordet e karrierës së tij të mrekullueshme sportive.

08:54
Identifikohet autori i vrasjes së një 69-vjeçari në bjeshkët e Tropojës

Policia ka njoftuar se ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së një 69-vjeçari me iniciale T.B. në bjeshkën e Doberdolit, në Tropojë. Bëhet fjalë për shtetasin N.L., 54 vjeç, banues në Tiranë.

08:46
“Putini u përpoq të më vriste me bar miu”

Një modele ruse thotë se Presidenti i vendit të saj, Vladimir Putin ka urdhëruar që ta vrisnin në Salisbëri të Anglisë.

08:39
“Çmimet e “Air Albania” do të jenë absolutisht shumë të lira”

Belinda Balluku, kreu i “Albcontrol”, deklaroi në studion e “Top Show” se “çmimet e “Air Albania” do të jenë absolutisht shumë të lira”.

08:29
Tony Blair, President i Premier League?

Ish-kryeministri britanik Tony Blair është emri më intrigues që është përmendur në mbledhjen e fundit të klubeve si President i ardhshëm i Premier League, kampionatit anglez të futbollit.

08:21
Siri, rrëzohet avioni rus. 15 viktima

Një avion ushtarak rus u godit pranë qytetit të Latakisë, në Siri.

E martë, 18 Shtator 2018
22:55
Spektakël në Anfield, Liverpool fiton në sekondat e fundit ndaj PSG

Liverpool dhe Paris Saint Germain dhanë spektakël në Anfield.

22:20
“Madame Secretary 3” – Çfarë do të ndodhë në episodin 14 dhe 15

Pas vdekjes së babait të Henrit, familja e tronditur nga dhimbja zbulon disa sekrete të rënda. Rasëlli i fsheh një informacion shumë domethënës ekipit të Elizabetës.

22:17
Idrizi në Top Show: Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë.

21:36
Kjo është parajsa? Jo, thjesht një qytet pa makina

Kjo mund të jetë parajsa. Në Pontevedra, zhurmat e zakonshme të një qyteti spanjoll janë zëvendësuar nga cicërimat e zogjve dhe bisedat mes njerëzve. Këta të fundit, nuk flasin me zë të lartë. Me thuajse të gjithë trafikun të ndaluar, në këtë qytet nuk ka zhurma motorësh, bori makinash, frikë kur kalon nga njëra anë e rrugës në tjetrën…

21:25
Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, epiqendra në…

Lëkundje tërmeti janë ndjerë rreth orës 21:05 të mbrëmjes së të martës.

21:00
Interi kthehet në Champions dhe fiton me përmbysje. Barcelona, “vetëm” 4 gola PSV-së

Interi ka fituar 2-1 ndaj Tottenham në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve në Champions League, kompeticion ku kishte vite që mungonte.

20:53
Fiks Fare/ Drejtori i personelit në Bashkinë e Burrelit, “pronar” i vendeve të punës

Në kundërshtim me ligjin, drejtori i burimeve njerëzore në Bashkinë Burrel ka shfrytëzuar nevojën për punë të nënës së dy fëmijëve. Ai e ka detyruar që të pranojë një marrëveshje, ku dy muaj do të punonte ajo si zëvendësuese e dy muaj një tjetër. Në fund, i ka ndërprerë kontratën pa asnjë motivacion.

20:25
Fiks Fare/ 16 milionë lekë për shkollën e re në Bradashesh, bashkia e jep me qira

Shkolla e mesme “Katundi i Ri” në Bradashesh të Elbasanit është ndërtuar në vitin 2013 me një investim të qeverisë shqiptare që kap vlerën 1.6 milionë lekë. Nga ajo kohë deri më sot, kjo shkollë, e cila ishte planifikuar si shkollë e mesme, nuk i ka hapur asnjëherë dyert.

20:17
Rreziku i ndërhyrjeve estetike. Mjekët dermatologë: Shqiptarët, të ekspozuar nga sëmundjet

Trendi i vajzave të reja dhe jo vetëm për të zbehur rrudhat në fytyrë apo për të zmadhuar pjesë të ndryshme me “lifting” apo mbushje, por pa menduar se ku dhe kush ua bën këto procedura, mund të shndërrohet në një “bombë shëndetësore” në të ardhmen.

19:42
Kundërshtarët e teatrit të ri, diskutim kundër projektit për prishjen e teatrit të vjetër

Ndërsa mazhoranca ka pranuar dekretin e Presidentit të Republikës në lidhje me ligjin që i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar, nga ana tjetër një grup intelektualësh, aktivistësh dhe arkitektësh diskutuan mbi strategjitë e mbrojtjes së godinës ekzistuese të teatrit.

19:10
Basha: Aksioni i IKMT-së në Jalë, grabitje e pronës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi pasditen e së martës se aksioni i IKMT-së në Jalë është “grabitje e pronës”.

19:00
Shpëtoi adoleshentin, shoferi i autobusit rrezikon punën

Një peticion në mbështetje të një shoferi francez autobusësh që përballet me masë disiplinore pasi u filmua teksa qëllonte me shuplakë një adoleshent, javën e shkuar, ka marrë deri më tani 200 mijë firma.

18:42
Maduro në restorant klasi, shpërthen zemërimi në Venezuelë

Një video e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, që drekon në një restorant klasi në Turqi, ka shkaktuar jo pak zemërim në Venezuelën e gjunjëzuar nga kriza.

18:20
32 stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Champions League (Foto)

Sezoni i ri i Champions League do të shikojë plot 32 skuadra që do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm europian për klube.

18:12
Lulzim Basha njofton “deklaratë të jashtëzakonshme” në orën 19:00

Kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar se në orën 19:00 do të dalë me një deklaratë të jashtëzakonshme nga selia e partisë.

17:38
Takimi i tretë mes udhëheqësve koreanë… brenda vitit

Një pritje në stil koreano-verior për liderin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, në Penian. Liderët e dy Koreve po takohen për të tretën herë gjatë këtij viti, por për të parën herë në kryeqytetin e Veriut të izoluar.

17:34
“Hell’s Kitchen”, së shpejti në Top Channel. Audicionet vazhdojnë

Renato Mekolli do të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel, aty ku u bë i njohur për të gjithë publikun me formatin “Masterchef”. Këtë sezon ai rikthehet në Top Channel me një “reality-show” që mban emrin “Hell’s Kitchen” (Kuzhina e Djallit).

17:10
“Favoriti për të fituar Champions-in është…”

Ndihmësi i Pep Guardiolës te Manchester City, Mikel Arteta, e ka të qartë se kush është favoriti për të fituar Champions League, kompeticionin që nis pasditen e sotme.

16:54
Njihuni me futbollistët me më shumë Champions (Foto)

Pasditen e sotme nis Champions League, kompeticioni që çdo futbollist ëndërron që ta luajë dhe ta fitojë një ditë.

16:46
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 62

Euzhenio e kalon natën me Irenën. Sirio pyet Bibinë nëse është penduar që e la Kaion. Rubinjo i tregon Bibisë se përdorte adresën e internetit për të shitur drogë

16:32
Lojtarë të mëdhenj, por pa Champions (Foto)

Sot nis faza e grupeve e Champions League, kompeticionit më të rëndësishëm për klube në botë.

16:08
Alfred Peza në “Top Talk”: Edhe PS e do vettingun politik, por PD është jo serioze

Vettingu politik është tema kryesore e ditëve të fundit, kjo ka qenë edhe tema e trajtuar këtë të martë në studion e “Top Talk”, ku përballë gazetarit Denis Dyrnjaja ka qenë Alfred Peza, Sekretar i Partisë Socialiste për Shoqërinë Civile dhe Mediat.

15:37
“Martesa” kosovare, në garë për çmimin Oscar

Filmi “Martesa” është fitues i dy çmimeve ndërkombëtare dhe së fundmi është propozuar për kategorinë e filmit më të mirë të huaj ne garën e çmimeve Oscar.

15:32
Teatri, ligj i ri me tender. PS pranon dekretin e Metës. PD rikthehet në Kuvend

Dekreti presidencial që kthen ligjin për teatrin ktheu opozitën në Kuvend, por qëndrimi i saj u kushtëzua me votën që mazhoranca dha për variantin e ri të ligjit, duke sjellë edhe përplasje të ashpra në komision.

15:24
Protestë për pronat; Ish-i përndjekuri lidhet me zinxhirë para zyrës së ATP

Një nga ish-pronarët që nuk është dakord me sasinë e parave që do i jepen për kompensimin e 52 mijë metrave tokë në pronësi të tij, sot zgjodhi të protestojë para zyrës së trajtimit të pronave, duke u lidhur me zinxhirë te dera e Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

15:15
“Pronat”, kompensimi u ul; Nga 3.7 miliardë lekë, qeveria dha vetëm 1.3 miliardë lekë

Qeveria ka ulur me tre herë pagesat për kompensimin e pronarëve në 7 muajt e parë të këtij viti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën Janar-Korrik fondet që buxheti ka dhënë për të kompensuar pronarët zbritën në 1.3 miliardë lekë, kur për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar qeveria dha 3.7 miliardë lekë.

15:10
Jaguar i ri Pace dhe Dua Lipa (FOTO)

Në timon dhe të dëgjosh muzikë, është një nga veprimet më të përbashkëta në botë. Për më tepër të ngasësh makinën dhe të këndosh këngën që dëshiron. Duke shtuar këtu stilin, ritmin dhe mjetet instrumentale që ju pëlqejnë.

15:02
Ermal Hoxhës iu fal burgu, gjykata e la në shërbim prove

Përmes një statusi në rrjeteve sociale, Rezarta Shkurtaj ka njoftuar daljen nga burgu të Ermal Hoxhës, i dënuar si i implikuar në laboratorin e Xibrakës.

15:01
“Vetting me të pavarur”, Basha kërkon miratimin e Ramës. Detajet më pas

Lulzim Basha paraqiti pikat e projektit për vetting në politikë pa zbuluar detajet. Ai tha se vettingu i politikanëve do jetë i pavarur nga politika. Kreu i Partisë Demokratike tha se më parë kërkonte miratimin e mazhorancës për nismën. Basha tha se nuk do lejonte diskutimet teknike ta merrnin peng projektin.

14:52
Ushqimet në çantën e fëmijëve për në shkollë

Pushimet mbaruan dhe shkolla dhe puna i rikthehen rutinës. Në mëngjes, përveç punëve të përditshme, tashmë do duhet të përgatisni dhe ushqimin për fëmijët në shkollë.

14:42
Feston ditëlindjen, Reshat Arbana nxjerr sekretin për veten

Ikona e skenës shqiptare, Reshat Arbana ka festuar 78-vjetorin e lindjes dhe në këtë datë të shënuar i është rezervuar një festë e veçantë

14:31
Rrugë të reja me pagesë, Gjiknuri: Do të varet nga kostot e mirëmbajtjes

Rruga e Kombit u bë e para rrugë me pagesë në Shqipëri, por shumë shpejt kostot në rritje të mirëmbajtjes mund të çojnë që edhe rrugë të tjera në vend t’i nënshtrohen sistemit të pagesave të kalimit. Ministri Infrastrukturës, Gjiknuri ata që përdorin rrugën duhet të paguajnë më shumë.

14:30
Rrëzohet avioni rus, Moska akuzon Izraelin për sulmin

Rusia e pranoi se një prej avionëve të saj të zbulimit është qëlluar në Siri, por fajin për këtë incident nuk ia faturon Damaskut; Moska pretendon se problemi i vërtetë pas rrëzimit të mjetit me 15 persona në bord është Izraeli.

14:24
Një japonez në Hënë; Miliarderi do të jetë turisti i parë i “Space x”

Kompania e Elon Musk, Space X tregoi emrin e pasagjerit te pare privat te cilin planifikon ta dërgojë ne satelitin e vetëm natyror te tokës. Turisti i rrallë hapësinor do te jete miliarderi japonez Yusaku Maezawa.