Dhunohet biznesmeni. Andrea Zoga u sulmua natën në Tiranë. Shkak, vëllai

19/09/2018 14:12

Nga Spitali i Traumës, biznesmeni Andrea Zoga tregon se si u sulmua nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e së martës, në zonën e “Komunës së Parisit” në kryqytet.

Pronari i disa “fast food”-eve dhe restoranteve dyshon se ngjarja mund të ketë ardhur për shkak të problemeve të vëlllait për çështje pronësie.

Ai i kërkon autoriteteve që të zbardhin ngjarjen: “Nuk kam asnjë konflikt, kërkoj që të merren masa. Para disa kohësh më kërcënuan me jetë, sot e realizuan”.

Biznesmeni thotë se kërcënimet i ka denoncuar edhe në prokurori, por organi i akuzës e ka pushuar çështjen për mungesë provash.

Top Channel