Planifikimi i dasmës kërkon shumë kohë që të realizosh çdo detaj të dëshiruar, por ndonjëherë na dalin të papritura që as nuk i kishim imagjinuar.

Një nga pjesët më të rëndësishme për çdo çift është edhe pushimi pas ditës së dasmës. Është muaji që të gjithë e presin me padurim e që botërisht njihet si muaji i mjaltit.

Në një numërim mbrapsht, “Top Lista” e 10 vendeve më interesante për t’u vizituar gjatë muajit të mjaltit fillon me Kroacinë.

FOTO GALERI
1/10
Porec, Kroaci – Është një qytet i vogël në gadishullin e Istrias dhe është cilësuar shpesh si Toskana e re. Plazhet e mrekullueshme, ushqimi i shijshëm dhe mikpritja janë disa nga pikat e forta të këtij vendi, që renditet i 10-i ndër larmishmërinë e vendeve ku mund të kalosh momente të paharrueshme.

Top Channel