Gillian Anderson rrëfen jetën, seksualitetin dhe rolet e saj: Personi që e konsideroj partnerin tim të jetës është mashkull, por do të ndihesha njësoj nëse do të ishte grua
Një peticion në mbështetje të një shoferi francez autobusësh që përballet me masë disiplinore pasi u filmua teksa qëllonte me shuplakë një adoleshent, javën e shkuar, ka marrë deri më tani 200 mijë firma.
Peticioni u iniciua nga kolegët e shoferit, në një kompani shtetërore të transportit publik, që vepron në zonën e Parisit. Ata i kërkojnë drejtuesve të mos pushojnë nga puna shoferin pasi, sipas tyre, kolegu kishte qëlluar me shuplakë adoleshentin në Arcueil, në jug të Parisit, pasi ky i fundit i kishte dalë para autobusit duke detyruar shoferin të manovronte me shpejtësi për të mos e përplasur atë, ndërkohë që kishte jo pak pasagjerë në bord.
Më pas, ai i ishte drejtuar adoleshentit, ashtu siç do të kishte bërë çdo prind dhe mori fyerje në këmbim. Kolegët e përshkruajnë shoferin që tani rrezikon vendin e punës si të sjellshëm, të qetë dhe të duruar.
Imazhet e incidentit në fakt qarkullojnë prej ditësh në rrjet dhe reagimet e përdoruesve janë të ndryshme. Sipas atyre që kanë nënshkruar peticionin, shoferi kishte shpëtuar jetën djaloshit me reflekset e tij dhe reagimi vjen si pasojë e tronditjes, por edhe zemërimit pas sjelljes së gabuar të adoleshentit.
Top Channel