Përveç Mbappe, i cili realizoi golin e dytë të PSG në humbjen 3-2 ndaj Liverpool, thuajse asnjë prej yjeve të Parisit nuk arriti të bënte asgjë në “Anfield”.

Ai që zhgënjeu më shumë ishte padyshim braziliani Neymar, i cili nuk mundi të ishte i rrezikshëm në asnjë rast në portën e Liverpool.

Madje në një moment në pjesën e dytë, ai u turpërua nga Mane, teksa ishte kthyer në mbrojtje.

Një lëvizje e senegalezit në hyrje të zonës së PSG e nxori totalisht jashtë loje yllin brazilian.

Një mbrëmje për t’u harruar për Neymar.

Top Channel