“Diskutuam për ‘Besën’ dhe komunikimin publik”/ Rama prezanton “Pasqyrë Albania” pas takimit në Pogradec: Qytetarët do kenë të pranishme institucionet si një pako postale 23/08 21:15
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën sot duke publikuar disa shifra nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit lidhur me numrin e të punësuarve në qarqet kryesore në vend.
Sipas shifrave, 20.764 është numri i të punësuarve në të gjitha qytetet, përgjatë periudhës 8 mujore, janar-gusht të këtij viti.
“Mirëmëngjes, dhe duke u thënë paraprakisht të tërë atyre këtu, që do shajnë e do përqeshin (si gjithmonë kur flitet për punën dhe punësimin) se çdo numër në këtë videoinformacion është një i punësuar rishtas, me emër dhe mbiemër në regjistrin e sigurimeve shoqërore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Top Channel