“Djegia e teserave të PS akt i turpshëm”, Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: Konsultim 60 ditor, disa deputetë tanët bënë ‘tribunin e vegjëlisë’
02/08 22:48
Për herë të parë ditën e sotme, PDIU, me Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën, morën pjesë në takimin e opozitës që këtë të enjte është duke u mbajtur në Vlorë.
Shpëtim Idrizi u shpreh se PDIU është një vlerë e shtuar për opozitën. Ai tha se PDIU mbështeti reformën në drejtësi, por sot ajo është e kapur nga qeveria, tha ai.
Shpëtim Idrizin theksoi se me bashkimin e PDIU, opozita, numerikisht është sot në mazhorancë. “Opozita sot numerikisht është në mazhorancë. Por sot ka ardhur dita që ne ti japim popullit ofertën tonë, për vendosjen e shtetit ligjor. Ka ardhur koha që pas 27 vjetësh ta nxjerrim vendin nga tranzicioni”, tha Idrizi.
Top Channel