20:39
Fiks Fare/ Tragetet Durrës-Bari me 2000 pasagjerë, pa mjekë dhe dhomë mjekimi
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës kushtet e trageteve të linjës Durrës – Bari dhe anasjelltas. Në datën 3 gusht 2018, në pikun e lëvizjeve, një person humbi jetën në mes të detit. Trupi i Isa Konit, 57-vjeç nga Marikaj, u la disa orë në kuvertë dhe askush nga stafi i tragetit nuk i dha ndihmën e parë. Në Kodin Detar, është përcaktuar se çdo mjet lundrues drejtohet nga një ekuipazh i mjaftueshëm për sigurinë e jetës. Në nenin 100, është përcaktuar edhe ekuipazhi, i cili duhet të ketë edhe mjekun.