Angela Merkel nuk kandidon më si kryetare e CDU-së. Gruaja e fortë e Evropës do të vazhdojë ta mbajë postin e kancelares, por vendimi për të lënë drejtimin e partisë së vet pas dështimit në zgjedhjet e Hessenit, shihet si disfatë më vete.

Merkel e ka kryesuar Partinë Konservatore për 18 vjet, duke u kthyer kështu në një nga liderët më jetëgjata të saj, ndërsa në krye të ekzekutivit ka qëndruar prej 13 vjetësh.

Në Hesen, Unioni Kristiandemokrat pësoi humbje të ndjeshme dyshifrore, ndonëse doli forca e parë politike. Kjo ishte goditja e dytë e fortë brenda pak javësh pas asaj në Bavari që kërcënoi stabilitetin e koalicionit qeverisës. Vetë Merkel ua komunikoi krerëve të partisë se nuk do të kërkojë rizgjedhjen në konferencën e dhjetorit.

Tërheqja e 64-vjeçares i jep udhë garës për njeriun që do ta zëvendësojë në këtë post e më tej edhe në atë të kancelarit. Tërheqja e kryetarit të partisë i lejon drejtuesit të ri të saj që të arrijë të krijojë një profil të vetin përpara zgjedhjeve të përgjithshme kombëtare, të parashikuara të mbahen në vitin 2021.

Deri më tani, si favorite kryesore shihet Sektretarja e Përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer. Pas lajmit se Merkel do t’i lëshojë frerët e partisë së vet, monedha e përbashkët europiane Euro pësoi menjëherë rënie.

Top Channel