E mërkurë, 15 Gusht 2018
10:01
Tragjedia në Xhenova, Veliaj: Lutjet e mia për viktimat dhe familjet e tyre!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë që ndodhi në Xhenova, ku u shemb ura e autostradës dhe ku pati edhe viktima dhe shumë të plagosur.

09:47
“Mercury”, pranga 25-vjeçarit për armë, drogë e motorë uji

Një 25-vjeçar nga fshati Llakatund i Vlorës, Denis Muhametaj, është arrestuar nga forcat e policisë gjatë operacionit të koduar “Mercury”, pasi në shtëpinë e tij anë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjarri, municione luftarake, motorë mjetesh ujore, automjete dhe lëndë narkotike.

09:47
Shembja e urës në Xhenova, dy shqiptarë mes viktimave

Një tjetër viktimë shqiptare është konfirmuar mes personave që humbën jetën në shembjen e urës në Xhenova të Italisë.

09:25
Argjentina, Messi “kërkon pushim”. Lamtumira përfundimtare?

Lionel Messi i ka thënë një “Jo” kombëtares argjentinase, të paktën për momentin. Njoftimi vjen nga Argjentina, aty ku e përditshmja “Clarin” citon burime nga Federata, për të shpjeguar vendimin e “pleshtit” për të mos iu përgjigjur thirrjeve të ardhshme për miqësoret, në program të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara kundër Guatemalës dhe Kolumbisë (7 dhe 11 shtator).

08:56
Shembja e urës, vazhdon kërkimi për të mbijetuar në Xhenova

Operacionet e shpëtimit në qytetin italian të Xhenovës kanë punuar gjatë natës për të kërkuar të mbijetuar të mundshëm pas rënies dramatike të një ure ditën e martë.

08:49
Atentati ndaj Maduros, në pranga zyrtarë të lartë ushtarakë në Venezuelë

Autoritetet venezueliane thonë se kanë arrestuar 14 persona të tjerë në lidhje me përpjekjen e dyshuar për të vrarë Presidentin e vendit, Nicolas Maduro.

08:34
Shembja e urës në Xhenova, një shqiptar mes viktimave

Mediat italiane konfirmojnë edhe një viktimë me origjinë nga Shqipëria mes personave që humbën jetën në aksidentin tragjik.

08:18
Donald Trump paditet për shpërdorim uji

Prokurori i Përgjithshëm i Ilinoisit ka paditur “Trump International Hotel & Tower” të Çikagos për thyerjen e ligjeve mjedisore.

08:09
Pa punë e pa shtëpi, 47-vjeçarja kërcënon të hidhet nga godina e PD-së

Një grua u ngjit në katin e pestë të godinës së Partisë Demokratike në qytetin e Fierit dhe kërcënoi se do të hidhej nga aty. Ngjarja ndodhi në orët e vona të ditës së martë.

E martë, 14 Gusht 2018
23:04
Rënia e Rublës godet kuletat e rusëve, jo mbështetjen e tyre për Putinin

Aleksei Nikolayev, një nga më shumë se 56 milionë rusë që rizgjodhi presidentin Vladimir Putin në mars, tashmë po llogarit koston e mundshme të një ruble më të dobët: më pak fuqi shpenzuese jashtë vendit, çmime më të larta në shtëpi dhe një “vrimë” tjetër në rrip, për ta shtrënguar.

22:51
“AS” dhe Lopetegui japin sinjale shprese për Interin

Orët kalojnë dhe shpresat e Interit për të transferuar Luka Modriçin në Milano vijojnë të rriten në mënyrë të vazhdueshme.

22:41
Serbët e Bosnjës votojnë rrëzimin e raportit të masakrës së Srebrenicës

Ligjvënësit në rajonin e pavarur serb të Bosnjës kërkuan nga qeveria rajonale të martën, të revokojë një raport të vitit 2004, i cili ka konkluduar se forcat serbe të Bosnjës vranë rreth 8,000 muslimanë në dhe përreth Srebrenicës, gjatë luftës së 1992-95 në vend.

22:34
Alonso, lamtumirë nga Formula 1!

Ai do të mbahet mend për betejat epike që i rezervoi kundërshtarëve më të njohur. Michael Schumacher apo Hamilton e kanë provuar se nuk mund të bëjnë llogari në pistë me një makinë rivalizuese dhe Fernando Alonson në timon, por tani cirkuiteve anembanë botës, duke nisur nga sezoni i ardhshëm, do t’i mungojë piloti spanjoll.

22:24
Dëmet nga tërmeti në Mat, çadra ushtrie për banorët e prekur

Të paktën 8 familja në rrethin e Matit janë prekur nga tërmeti, ndërsa tashmë u duhet të jetojnë në çadër, pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pa banueshme.

22:09
Shkëndija mbyll aventurën në Champions, kalon në E. League

Shkëndija e Tetovës e ka mbyllur aventurën e saj në Champions League këtë sezon, duke kaluar tashmë në fazën e play-off të Europa League.

21:36
Abuzimi seksual i priftërinjve, Kili i kërkon informacion Vatikanit

Prokurorët kilianë thanë në një deklaratë se ministria e jashtme kiliane, nëpërmjet ambasadës së saj në Itali, kishte kërkuar nga Vatikani informacion në lidhje me nëntë anëtarë klerikë të akuzuar për abuzim seksual.

21:05
“Kam luajtur me kampionë, por Ronaldo është tjetër gjë!”

“Kam pasur privilegjin të luaj me kampion botërorë, por Cristiano Ronaldo është një gjë tjetër, ai lë shenjën e tij edhe në këtë moshë”.

21:00
Rregullohet rrjeti i ujit të pijshëm në rrugën “Jul Variboba”

Bashkia e Tiranës vijon punën e saj për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm si dhe riparimin e defekteve në zona të ndryshme të kryeqytetit.

20:47
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 27

Herandoja i lë takim Rexhinës në një hotel. Noemi do t’i tregojë Rexhinës të vërtetën mbi të atin, por pëson një aksident.

20:38
Provokon Daçiç: Kur ka pasur kufi mes Serbisë dhe Kosovës?!

Kur jemi mbërthyer me deklarata dhe kundër deklarata për korrigjim të mundshëm kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçi lëshon deklarata të fortë.

20:23
Rita nuk di të ndalet në “Instagram”… – FOTO

Llogaria e saj e “Instagramit” është mbushur ditët e fundit me foto nga pushimet e saj në Maltë dhe Rita Ora nuk ka ndërmend të pushojë së publikuari.

20:21
Operacion 31 orë për transplant fytyre. “E kam jetën e dytë!”

Një 21-vjeçare është bërë personi më i ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ka bërë transplant të plotë të fytyrës, 3 vite pasi qëlloi veten me një armë zjarri në një tentativë vetëvrasje.

19:57
Një 14-vjeçar kandidon për guvernator në SHBA

Në Shtetet e bashkuara, një nxënës 14-vjeçar, zbret në fushën e politikës duke kandiduar për postin e guvernatorit të Vermontit.

19:42
Kufirin e kaluan 1 mln persona, në dy javë erdhën 624 mijë të huaj si turistë

Në dy javët e para të muajit gusht në Shqipëri kanë hyrë 624 mijë të huaj, shumica për turizëm.

19:17
Akuzoheshin për spiunazh, gjykata turke liron dy ushtarët grekë

Një gjykatë turke ka vendosur sot lirimin e dy ushtarëve grekë, që ishin në pritje për t’u gjykuar për spiunazh, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu.

19:01
Ditë të nxehta merkatoje, Napoli në sulm për Belottin

Merkatoja në Serinë A është futur në tre ditët e fundit dhe klubet po nxitojnë të bëjnë korrigjimet e nevojshme, para se të shtunën të ngrihet sipari dhe të startojë kampionati.

18:42
I vonuan shërbimin mjekësor të afërmit, gruaja djeg spitalin

Më shumë se 100 pacientë dhe punonjës u evakuan nga një spital në Ishujt Kanarie të hënën natën pas një zjarri të shkaktuar nga një e afërme e një personi që po merrte trajtim atje, tha shefi i shëndetësisë rajonale.

18:31
Vëllai qëllon me thikë të vëllanë pas një konflikti

Një konflikt për motive të dobëta, të paktën sipas policisë, ka bërë që vëllai të plagosë me thikë të vëllanë mesditën e sotme në Tiranë.

18:30
FSHF, tryezë me klubet, siguria dhe stadiumet në fokus

Çështja e sigurisë dhe fushat e skuadrave që do të garojnë këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar ishin fokusi i një mbledhjeje që FSHF organizoi me klubet në prag të edicionit të 10 të kampionatit, i cili starton këtë të premte.

18:13
Vrau dy persona në 1999, arrestohet 39-vjeçari në Pukë

Policia e Pukës ka vënë në pranga ditën e sotme një 39-vjeçar, i cili është dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e dy personave në vitin 1999.

18:03
Spalletti rinovon me Interin: Ishte thjesht burokraci, nuk ka pasur asnjëherë dyshime

Ndërkohë që merkatoja është drejt fundit dhe Interi ka afruar plot 7 futbollistë për të kënaqur dëshirat e trajnerit, drejtuesit kanë hedhur një tjetër hap drejt konsolidimit të skuadrës.

17:49
Tragjedia e Xhenovës, dy emigrantë shqiptarë humbin kontaktet

Fatmirësisht deri tani nuk ka konfirmim për shqiptarë mes dhjetëra viktimave të tragjedinë së shembjes së urës në Xhenova të Italisë.

17:48
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 37

Juri sheh Rubinjon në shoqëri të një trafikanti. Silvana i kërkon para Kaios për të shlyer borxhet e bixhozit. Zeka i jep avokates dokumentet e divorcit, se do të martohet me Zheizën.

17:31
Tragjedia në Xhenova, shkon në 35 numri i viktimave, 10 të zhdukur

Ka shkuar në 35 numri i viktimave në tragjedinë e ndodhur rreth mesditës së sotme në Xhenovas të Italisë pas shembjes së një ure, e cila është pjesë e superstradës A10, rreth 100 metra e lartë.

17:17
Merkel konfirmon një buxhet ekstra për zonën Euro

Kancelarja Angela Merkel tha të martën se një buxhet i planifikuar për zonën euro, mund të integrohet në fondet e shpenzimeve të Bashkimit Evropian, duke shtuar se ajo nuk sheh ndonjë nevojë të menjëhershme për një ministër të financave për monedhën e bllokut.

16:57
Thaçi për Reuters: Në Shtator i propozoj Serbisë planin për korrigjimin e kufirit

Një rishikim i kufirit për të sjellë pjesë të Serbisë me popullsi me shumicë shqiptare në Kosovë, mund t’i japë fund tensioneve të vazhdueshme midis Beogradit dhe Prishtinës dhe t’i lejojë të dyja vendet të lëvizin drejt anëtarësimit në BE, tha të martën presidenti i Kosovës.

16:36
Mandzukiç i jep lamtumirën Kroacisë nëpërmjet një letre zyrtare

Sulmuesi kroat Mario Mandzukiç ka befasuar pasditen e sotme, teksa ka njoftuar tërheqjen nga skuadra përfaqësuese, vetëm pak ditë pasi Kroacia u rendin në vendin e dytë në Kupën e Botës.

16:19
Turizmi shtoi biznesin. Hapen 1.500 ndërmarrje të reja që prej 1 qershorit

Aksioni kundër informalitetit në zonat turistike vazhdon, ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thotë se janë mbi 1.500 biznese të reja të regjistruara në zonat turistike nga 1 qershori deri më 13 gusht, ose 58% më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

15:46
Virozat mbushin spitalin; Në Vlorë, turistët u kërkojnë ndihmë mjekëve

Dhjetëra persona shumica turiste kërkojnë ndihmë dhe shtrohen në spitalin e Vlorës. Mjeket thonë se shkaku kryesor është ushqimi apo virozat e stinës. Ndërkohë që një pjesë e turisteve marrin mjekim ambulator dhe nuk paraqiten më në spitale.

15:29
Galeria në rikonstruksion; Ruhen 4 mijë vepra arti

Pas një nevojë emergjente për ndërhyrje, më në fund Galeria Kombëtare e Arteve do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Ministria e Kulturës ka çelur tenderin ku fton të aplikojnë firma konsulente, të cilët duhet të dorëzojnë projektin e tyre deri më 20 gusht, ku shuma e vënë në dispozicion për rikonstruksionin e këtij institucioni është 12.5 mln lekë.

15:27
Në protestë për Hipotekën, banorët e një pallati me tre kate pa leje

Qytetarët vazhdojnë të mbeten peng i problemeve të pronësisë dhe të mos pajisen me certifikata duke u hallakatur mes procedurave të legalizimit dhe rregjistrimit të pasurisë së paluajtshme.

15:15
Kokainë në lokalet tallava, “Pazari i Mesnatës” vë në pranga dy persona

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Pazari i Mesnatës”, duke vënë në pranga dy persona, të cilët shpërndanin kokainë në lokalet me muzikë tallava të Tiranës.

15:05
Akulli me hepatit A; Në infektivin e Tiranës tre raste. Mjekët: Uji është i ndotur

Në ditët e nxehta akulli është shoqëruesi kryesor në pijet freskuese që porosisim në bare. Por shumë pak e dinë që pas freskisë vinë sëmundjet të ndryshme.

14:54
Shembja e urës në Xhenova, zjarrfikësit: Këtu është ferri

“Këtu është ferri”, këto janë fjalët që përsërisin anëtarët e grupit të kërkim-shpëtimit mes tyre teksa mundohen të shpëtojnë sa më tepër jetë.

14:36
Rumani, hetime për ushtrim dhune policore ndaj demonstruesve

Rumania ka nisur një hetim lidhur me dyshimet për dhunë të ushtruar nga policia, gjatë protestave të javës së kaluar kundër qeverisë së majtë, që la pas qindra të plagosur.

14:24
“Pas 9 minutash ndodhi tragjedia”, avokati shqiptar që i shpëtoi tragjedisë së Genova

Avokatin shqiptar Saimir Vishaj e kanë ndarë vetëm nëntë minuta nga tragjedia e Genova. Në një postim në Facebook avokati i njohur falenderon Zotin.

14:14
Man. United kërkon përforcime në bordin drejtues

Këtë verë, Manchester United nuk bëri blerje të rëndësishme, gjë që solli pakënaqësi të mëdha nga trajneri Jose Mourinho.

14:13
Suedi, njerëz të maskuar djegin afro 100 makina – VIDEO

Në qytete të ndryshme të Suedisë nga persona të maskuar janë djegur 97 automjete, Sipas lajmit të televizionit shtetëror SVT të Suedisë mësohet se në rajonet Frolunda dhe Hjallbo të qytetit Goteborg janë djegur 80 automjete, në rajonin Skarhalmen të kryeqytetit Stockholm 7, në qytetin Uppsala 6, në Malmo dhe Helsingborg nga 2 automjete.

14:10
Salah hetohet nga policia, e “gozhdoi” Twitteri

Rrjetet sociale të sigurojnë shumë popullaritet, por edhe të vënë në telashe. Ai që e provoi këtë ishte Mohamed Salah, ylli i Liverpoolit që është vënë në qendër të hetimeve të policisë, pasi është pikasur teksa dërgonte mesazhe në celular duke drejtuar makinën e tij.

13:55
“Zonja e Parë mezi pret të divorcohet nga Donald Trump”

Zonja e Parë e SHBA po numëron ditët mbrapsht para se t’i kërkojë divorcin presidentit amerikan, Donald Trump. Ky është pretendimi i Omarosa Manigault Newman, ish-ndihmësja e presidentit amerikan.

13:22
Putin serish drejt Gjermanisë, të shtunën takohet me Merkel

Konfliktet në Siri dhe në Ukrainë apo furnizimi energjetik i Gjermanisë – lista e temave midis Kancelares Merkel dhe Presidentit të Rusisë Putin është e gjatë. Të shtunën ata takohen për herë të dytë brenda tri muajsh.

13:21
Veliaj: Kemi hapur 100 kantiere pune në Tiranë

Mijëra familje në zonën e ish Kombinatit “Josif Pashko” kanë sot një rrugë të re. Bashkia e Tiranës vijon punën për përmirësimin e infrastrukturës në çdo lagje të kryeqytetit, duke mbajtur premtimin për banorët.

13:03
Tragjedi në Xhenova, dhjetëra të vdekur pas shembjes së urës

Një urë është shembur rreth mesditës së kësaj të marte në afërsi të qytetit verior të Xhenovas, në Itali. Ura, pjesë e superstradës A10, është rreth 100 metra e lartë dhe ka raporte për të paktën 22 njerëz të vdekur, mes të cilëve një fëmijë, sikurse edhe makina të mbetura nën rrënoja.

13:00
Rrugë e gjatë për hemodializën. 40 pacientë në Spitalin e Gjirokastrës tregojnë vështirësitë

Rreth 40 pacientë të Repartit të Hemodializës nga i gjithë Jugu i vendit kryejnë seanca trajtimi të paktën 3 herë në javë, në të vetmen njësi shërbimi në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

12:32
Shqiptarët lindin më pak. Popullsia u ul me mbi 400 mijë në dy dekadat e fundit

Kriza demografike e Shqipërisë vazhdon të thellohet. Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e dytë të këtij viti, lindjet në shkallë kombëtare ranë me 25.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo do të thotë se, për periudhën maj-qershor të këtij viti u regjistruan 1.891 lindje më pak, sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

12:24
Erdogani bën thirrje për bojkotimin e pajisjeve elektronike amerikane

Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia do të bojkotojë produktet elektronike të Shteteve të Bashhkuara të Amerikës, që kanë vendosur sanksione dhe kanë rritur tarifat mbi Ankaranë, në një mosmarrëveshje në lidhje me burgosjen e një pastori amerikan.

12:11
Dy të plagosur në “Westminster”, Antiterrori po udhëheq hetimet

Dy persona mbetën të lënduar, kur një automjet u përplas me barrierat e sigurisë jashtë godinës së Parlamentit britanik mëngjesin e kësaj të marte, por drejtuesi i saj u arrestua në vend, ndërsa hetimet mbi këtë aksident po i udhëheqin njësitë antiterrorizëm të policisë.

12:05
Komisioneri Publik kundër KPK, apelon konfirmimin në detyrë të gjyqtares Alma Brati

Brenda afatit ligjor, Komisioneri Publik, ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmonte në detyrë Alma Bratin, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

11:47
Një kampion bote për Romën

Pas një beteje të gjatë me Sevillan, Roma ia ka dalë të sjellë në kryeqytetin italian, mesfushorin francez Steven Nzonzi.

11:44
Milani ëndërron Milinkoviç-Saviç. Lotito pranon huazimin, por jo lojtarë në këmbim

Ëndrra e Milanit në këto ditë të fundit të merkatos në Itali mbetet Sergej Milinkoviç-Saviç, edhe pse sa më shumë kohë kalon, aq më shumë pakësohen mundësitë për të mbyllur me sukses një operacion që gjithsesi ka qenë i komplikuar prej fillimit.

11:38
TopAwards/ Arnon dhe Killua rikthehen me “remake-un” e “Te Molla”

Me Arnon, emri i vërtetë i të cilit është Mario Hysneli, jemi njohur thuajse para një viti, falë projektit muzikor “4U”, ku 20-vjeçari nga Tirana së bashku me Jonisën u renditen mjaft mirë në atë kohë në klasifikimin e “The Top List”, madje duke arritur edhe vendin e dytë.

11:14
Qofte pa faturë në Shëngjin, bllokohet punishtja në Tiranë. Në pranga pronari nga Kosova

Gjysmë ton produkte mishi që tregtoheshin në Shëngjin, u sekuestruan pasi shiteshin në mënyrë të paligjshme dhe jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.

11:13
Nuk i jep përparësi këmbësorit, aksidenton një shtetase

Nuk i jep përparësi këmbësorit, aksidenton një shtetase

11:12
Sot Shkëndija-Salzburg, luhet për mrekullinë e kualifikimit

Shkëndija e Tetovës do të luajë sot ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve me Salzburgun. Skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani për t’u kualifikuar nuk do të jetë aspak e lehtë duke qenë se ndeshjen e parë e ka humbur 3-0.

11:04
Vllaznia, Hasan Lika nis stërvitjen me kuqeblutë

Hasan Lika nisi zyrtarisht punën me Vllazninë, që këtë sezon do të luajë në Kategorinë e Parë, gjë që i ndodh për herë të parë kësaj skuadre legjendare të futbollit shqiptar. Trajneri i kuqebluve u shpreh se objektivi është rikthimi i Vllaznisë në Superiore dhe se shpreson ta arrijë këtë.

10:52
Vjedh një celular, por i gjendet kanabis në shtëpi

Ka hyrë në shtëpinë e 33-vjeçares dhe i ka vjedhur vetëm celularin, por është arrestuar në flagrancë nga policia.

10:50
“Pakti” i samitit të NATO-s që shkaktoi krizën ekonomike turke dhe rënien e lirës

Rënia e monedhës lira, që ka rrezikuar ekonominë e Turqisë është nxitur nga një mosmarrëveshje mes Donald Trumpit dhe Recep Tayyip Erdoganit mbi fatin e një shtetaseje turke të prangosur në Izrael, për lirimin e së cilës ka ndërmjetësuar presidenti amerikan, si dhe fatin e një pastori amerikan të ndaluar në Turqi, lirimin e të cilit po kërkon si këmbim shefi i Shtëpisë së Bardhë.

10:49
PSG gati të bëjë çmendurinë e radhës për yllin e Tottenham

PSG dëshiron të krijojë “bombën” e radhës këtë merkato. Klubi francez do të kërkojë të blejë Christian Eriksen nga Tottenham Hotspurs dhe për të janë gati të ofrojnë plot 100 milionë paund.

10:43
Tek Interi besojnë ende, Modriç i kontakton serish

Luka Modriç ka udhëtuar për në Talin me Realin e Madridit, ku do të marrë pjesë në ndeshjen e Superkupës së Europës, ndaj Atletikos, por shpresat e Interit nuk janë venitur ende.

10:40
NBA/ Carmelo Anthony i bashkohet Rockets

Carmelo Anthony është zyrtarisht një lojtar i Houston Rockets. Ish-lojtari i Oklahoma City Thunder ka nënshkruar një kontratë një vjeçare ku do të përfitojë 2.4 milionë dollarë.

10:17
TopAwards/ 7 javë në krye, Tayna s’ka të ndalur

Edhe pse është nje artiste e re në tregun muzikor shqiptar, Tayna ka arritur të shndërrohet menjëherë në qendrën e vëmendjes falë talentit të saj.

10:11
Kriza e Venezuelës, Maduro kërkon heqjen e subvencionimit për karburantet

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka paralajmëruar rritjen e çmimit të karburanteve të subvencionuara, me qëllim që të frenojë kontrabandistët që i shkaktojnë vendit miliona dollarë dëme.

09:54
Binjakët, shenja e ditës

Stresi i ditëve të shkuara të shtyn të kërkosh kohë vetëm për vete, ndoshta dhe në heshtje të plotë. Mund të pranoni propozime nga miqtë për të dalë, por me paktin që të mos jenë program i lodhshëm.

09:50
Njihuni me heroin e Tiranës në këto ditë gushti

Në një kohë që shumë prej qytetarëve i janë drejtuar zonave bregdetare për t’u freskuar, janë me dhjetëra efektivë të policisë Bashkiake të cilët punojnë nën temperaturat e larta të këtij gushti për mbarëvajtjen e punëve të qytetit.

09:46
I dogji shtëpinë të shoqit, 42-vjeçarja ka tentuar të mbysë vajzat e mitura në lumë

Ngjarja e mbrëmshme ku Ardian Gjikës iu dogj shtëpia nga bashkëjetuesja është edhe më e rëndë. Policia e Fierit bën të ditur se Rudina Kishta, 42 vjeçe ka tentuar të mbysë në lumin Seman, në afërsi të fshatit Daullas vajzat e saj binjake, 6-vjeçare.

09:36
Bie fluksi i emigrantëve. Frontex: Më pak dyndje drejt BE-së

Numri i kalimeve të parregullta kufitare përmes 4 korridoreve kryesore në Bashkimin Europian ka rënë me 43 për qind në 7 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me shifrat e një viti më parë, sipas asaj që njoftoi agjencia kufitare e BE-së, “Frontex”.

09:28
Makina përfundon në barrierat e “Westminster”-it, të paktën dy këmbësorë të lënduar

Forca të armatosura të policisë kanë rrethuar një automjet dhe arrestuan drejtuesin e tij, pasi kishte goditur dhe lënduar të paktën dy këmbësorë, e më pas u përplas me barrierat e sigurisë jashtë Parlamentit britanik, “Westminster”, mëngjesin e kësaj të marte.

09:10
Vjena rrëzon nga froni Melbournin pas 7 vitesh

Melbourni i Australisë është zhvendosur për herë të parë nga Vjena, në majën e indeksit global të jetueshmërisë, të hartuar nga “Economist Intelligence Unit”, duke përforcuar në këtë mënyrë pretendimin e kryeqytetit austriak se është qyteti më i këndshëm në botë ku mund të jetohet.

08:52
Ish-këshilltarja e Trumpit ka përgjuar bisedën telefonike me presidentin

Ish-këshilltarja e Donald Trumpit ka publikuar atë që ajo e quajti si përgjim i një telefonate nga presidenti amerikan, pas shkarkimit të saj vitin e kaluar.

08:24
Cigaret elektronike mund të dëmtojnë qeliza jetike të sistemit imunitar

Një studim i fundit tregon se avulli i cigareve elektronike mund të dëmtojë qeliza jetike të sistemit imunitar, e për këtë arsye mund të jenë më të dëmshme nga sa mendohej më parë.

08:21
Bombë në Kamëz, autorët djegin automjetin bashkë me armët

Gjumi dhe qetësia e familjes Halilaj këtu në Kamëz u trazua mesnatën e kaluar, kur një kallashnikov u zbraz drejt banesës së tyre. Shenjat e plumbave kanë ngelur në fasadën e xhamtë që në të cilën edhe gjurmët e tyre janë mbuluar tashmë me një rrjet.

07:49
Aksidentoi këmbësorin, vetëdorëzohet në Policinë e Fierit. Viktima ndërroi jetë në spital

Një 55-vjeçar nga fshati Portëz ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit, pasi është përplasur nga një automjet pak përpara mesnatës midis të hënës dhe të martës.

E hënë, 13 Gusht 2018
23:06
Rusia reagon ndaj sanksioneve amerikane: Akuzat për çështjen Skripali, të pabaza

Ministria e Jashtme e Rusisë tha në një deklaratë se akuzat për përfshirjen e Moskës në helmimin e ish spiunit rus Sergei Skripal në qytetin anglez Salisbury, ishin të pabaza.

22:54
Policia ekzekuton 6 militantë në Egjipt, po planifikonin sulme terroriste

Forcat e Sigurisë në Egjipt vranë gjashtë persona, të dyshuar si militantë terroristë, gjatë bastisjes së një shtëpie në periferi të Kajros.

22:41
Sanksionet amerikane ndaj Iranit, vënë në siklet edhe Irakun

Kryeministri i Irakut bëri një hap mbrapa nga angazhimi për t’iu përmbajtur sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj Iranit.

22:31
Drita “ndriçon” stadiumin “Fadil Vokrri”, fiton Superkupën ndaj Prishtinës

Drita është skuadra fituese e Superkupës së Kosovës. Skuadra gjilanase, kampione e vendit, fitoi ndaj Prishtinës së Mirel Josës me rezultatin 2-1, në një ndeshje që u zhvillua në stadiumin e rinovuar “Fadil Vokrri”.

22:12
Dërgoi mesazhe kundër Trumpit, shkarkohet agjenti i FBI-së

Peter Strzok, agjenti i FBI-së i cili u vu në qendër të akuzave nga republikanët për dërgimin e mesazheve të ngarkuara politikisht që “shqetësonin” presidentin Donald Trump, u shkarkua nga Byroja Federale.

21:57
Amber dhe Dan “pushtojnë” Kretën! – FOTO

Çifti simpatik i TOWIE është duke pushuar në ishullin e Kretës në Greqi.

21:41
Messi për rekord te Barcelona, ka fituar më shumë se kushdo

Lionel Messi nuk ishte protagonist në asnjë nga dy golat që i dhanë triumfin Barcelonës në Superkupën e Spanjës ndaj Sevillasë, por “Pleshti” po bëhet gjithmonë e më shumë pjesë e historisë së katalanëve.

21:36
“Madame Secretary 2” – Çfarë do të ndodhë në episodin 19 dhe 20

Bisedimet me Ministrin e Jashtëm Rus krijojnë konflikte interesi midis Elizabetës e Henrit, i cili kërkon të shpëtoje motrën e sëmurë të Dimitrit, Talia Petrovën, nga qeveria ruse.

21:27
Zjarre të reja në Greqi, pas Athinës, ishuj dhe gadishulli i Peloponezit në flakë

Vetëm disa ditë pas zjarreve vrastare në periferi të Athinës, vatra të reja zjarri kanë djegur shumë zona pyjore në ishullin Evia pranë kryeqytetit grek, ndërsa orët e fundit shumë zjarre po shkrumbojnë prefekturën e Ilias në gadishullin e Peloponezit.

21:13
Osmani e Musliu karikojnë Shkëndijën: E befasojmë Salzburgun

Shkëndija e Tetovës pret të martën, në orën 20:15, në Shkup, Red Bull Salzburgun në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë eliminator të UEFA Champions League. Kuqezinjtë tetovarë kanë një mision thuajse të pamundur, të përmbysin humbjen 3-0 të takimit të parë.

20:47
Zjarri shkrumbon një banesë në Fier – VIDEO

Një banesë është djegur tërësisht pasditen e sotme në fshatin Grecalli të Fierit.

20:46
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 26

Natalia sheh Omarin të puthet me Marsian. Tereza bën një skandal në sy të gazetarëve duke akuzuar Rexhinën se i ka marrë të shoqin.

20:28
Spanja humbet edhe David Silva-n, tërhiqet nga kombëtarja

Pas Gerard Pique edhe David Silva është larguar nga kombëtarja e Spanjës, ku me anë të një letre publikuar në rrjetet sociale shpjegon arsyet e këtij vendimi.

20:16
Tërhiqet Erdogan, pastori amerikan drejt lirimit

Pastori amerikan Andrew Brunson është shndërruar në një “mollë sherri” mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, por duket se çështja e tij po shkon drejt zgjidhjes.

20:02
Turizmi dentar, përveç italianëve dhe emigrantëve, mbërrijnë edhe nordikët

Përveç pushimeve, dasmave në vendlindje, emigrantët kthehen në Shqipëri edhe për të rregulluar dhëmbët. Argenta është një prej tyre.

19:37
Përleshja në portin e Durrësit, ndiqet penalisht një italian

Një përleshje ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Portin e Durrësit, ku prej disa ditësh ka një fluks të shtuar të lëvizjes së trageteve me udhëtarë.

19:22
Bashkia e Tiranës, linjë të re ujësjellësi për banorët e rrugës së Kavajës

Ndërhyrja e radhës nga Bashkia e Tiranës ka qenë në rrugicat e rrugës së “Kavajës”, ku po punohet për zëvendësimin e linjave të furnizimit.

19:19
Elda Kocia, vajza që frymëzon me format e kolme pa menduar paragjykimet

Standardet e bukurisë ndryshojnë shpesh dhe format e preferuar fizike te femrat e te meshkujt janë në qendër të vëmendjes.