Carlo Ancelotti kërkon të fitojë titullin kampion në sezonin e tij të parë te Napoli, pavarësisht se duket diçka e pamundur që skuadra e cila dominon futbollin italian në dekadën e fundit, të rrëzohet nga froni. Trajneri veteran nuk u kursye në ambiciet e tij pavarësisht se pretendenti kryesor, Juventus, ka një armë më shumë këtë sezon, dhe jo një lojtar çfarëdo, por Cristiano Ronaldon.

“Është koha për të rikthyer titullin në jug. Jam i lumtur kur skuadra luan mirë dhe nëse sjellim kampionatin do të jetë fantastike. Këtu lojtarët ishin të frikësuar nga forca e kundërshtarit por tani arrijmë ti menaxhojmë më mirë situatat kritike”, tha trajneri i Napolit.

Skuadra e tij përgatitet të luajë të dielën në mbrëmje kundër Romës, një hap i nevojshëm për të kuptuar nëse formacioni i Karlo Ancelotit do të qëndrojë mes më të mëdhenjve të serisë A.

” Roma është një kundërshtar i vështirë edhe pse këtë sezon ka patur shumë ulje ngritje. ka lojtarë të rinj dhe ka ndryshuar shumë në mesfushë por do të jetë një ndeshje me futboll të bukur, e hapur dhe me kualiett”, tha trajneri i Napolit.

Top Channel