Qytetarët shqiptarë u zgjuan me një lajm të bujshëm: ministri aq i sulmuar nga opozita dha dorëheqjen.

Në një reagim pasditen e sotme, Fatmir Xhafaj në Twitter shkroi se nuk është ndikuar nga askush për dorëheqjen e tij.

“I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua”, shkroi ai.

  Reagon Xhafaj: Sfidoj opozitën të provojë akuzat ndaj meje, ja pse dhashë dorëheqjen

Rreth orës 11:57 minuta të mesditës, Xhafaj shkoi në zyrën e tij, ndërsa qëndroi aty për gati 9 orë. Gazetarët qëndruan aty në pritje të një prononcimi nga ish-ministri, por Xhafaj nuk pranoi të flasë për ta.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel