“Exclusive”, pjesa e dytë e rrëfimit të Ismail dhe Elena Kadare për…“Demonët e kuq”

28/10/2018 12:29

Gati dy dekada më parë, kur në mjediset letrare të vendit nisi një debat për fatin e poemës “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, nuk kishte më asnjë shpresë se ajo mund të gjendej si autoshkrim, edhe pse askush nuk kishte shkuar te burimet.

Fati desh që dikush ta kërkonte dhe autoritetet t’ia dhuronin me lehtësi opinionit publik. Dilema ishte e madhe.

A do ta njihte Kadareja autorësinë e saj? A do ta pranonte rikthimin në jetë, pas më shumë se një çerekshekulli?

Duke u nisur nga raportet e shkrimtarit Kadare me udhëheqësin komunist, që gjatë jetës së tij, diskutimet, përfoljet dhe spekulimet e shumta, që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen ende, merr një rëndësi të jashtëzakonshme edhe publikimi i ditarit personal e tepër sekret të Enver Hoxhës, dy vite më parë.

Po çfare shkruhet në ditarin sekret të Enver Hoxhës dhe cili është qëndrimi i kryeministrit të kohës, Mehmet Shehu, ndaj Kadaresë? Çfarë ishte ajo autokritikë e shumëpërfolur e shkrimtarit, nëpërmjet së cilës u detyrua të tërhiqej prej mesazhit në vjershën e tij?

Ndiqeni sot në mbrëmje, në orën 20:05, “Exclusive”: Rrëfimi i Ismail dhe Elena Kadare.

Top Channel