Rikthehet ora diellore. Për të gjithë ata që e pëlqejnë gjumin e mëngjesit ka ardhur koha që të flenë një orë më shumë sepse akrepat do të kthehen 60 minuta prapa duke u gdhire dita e diel, 28 tetor.

Pas natës të së shtunës duke u gdhirë e diel akrepat do të shkojnë prapa një orë, pra ora 03:00 do të jetë ora 02:00 pas mesnate.
Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.
Ky ndryshim nuk është i njëjtë në të gjithë botën, pasi ka vende që nuk e aplikojnë atë.

Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Top Channel