Disa muaj pas përfundimit të botërorit Rusi 2018, gjithë sytë janë kthyer nga Katari, vendi që pritet të organizojë ngjarjen më të madhe sportive në vitin 2022.

Ky vend i vogël do të jetë i pari nga vendet arabe që organizon një botëror futbolli, dhe po ashtu, i pari që ndryshon traditën dhe e organizon në dimër, për shkak të vapës së madhe në verë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, lëvdoi përparimin e Katarit me ndërtimin e infrastrukturës, gjatë një vizite ne Doha.

“Mund të shihet që është bërë shumë përparim që katër vite para botërorit”, tha Infantino gjatë një vizite në stadiumin e Al Vakrahs, që do të mbajë 40 mijë vende.

“Ky botëror është shumë i rëndësishëm jo vetëm për Katarin, por për të gjithë zonën, e cila e ka shumë pasion futbollin dhe investon shumë për të”, shtoi ai.

Top Channel