Mbetjet e dëmshme në Elbasan, Prokuroria sekuestron mbi 300 tonë pluhur nga Albchrome Voskopoja mbetet një prej fshatrave turistike më të vizituar në Shqipëri. Edhe në vjeshtë, turistët pasionantë të kësaj panorame nuk i mungojnë fshatit turistik, ndërsa zgjedhin që përveç turizmit kulturor, të sodisin edhe peizazhin e veçantë.
Fshati ka veshur ngjyrat e vjeshtës në të gjitha shtigjet e tij. Peizazhi fantastik është ngjitur edhe në relievin malor të fshatit, e vazhdon të tërheqë turistët. Voskopoja nuk është vetëm destinacioni i freskët i verës, apo fshati me borë në dimër, por është një cep i Shqipërisë që vizitohet në çdo stinë.
Fshati, dita-ditës është duke shtuar kapacitetet e tij pritëse, diçka që sa vjen e sjell më tepër vizitorë. Vlerat e peizazhit, të ndërthurura me atraksionet arkitektonike të ofruara në kishat e shumta, shpalosin para turistëve fshatin, i cili dikur qëndronte në listën e qyteteve më të rëndësishme të Ballkanit.
Top Channel