Xherdan Shaqiri është bërë edhe një herë tjetër protagonist me bluzën e Liverpool, duke arritur të shënojë gol në fitoren e thellë 4-1 të “The Reds” ndaj Cardif.

Lojtari nga Kosova që përfaqëson Zvicrën, po kalon një moment mjaft të mirë me skuadrën e Klopp dhe pse ky i fundit nuk e kishte vendosur në formacion, sërish Shaqiri arriti të tregojë vlerat.

Sulmuesi realizoi golin e tretë për skuadrën e tij, ndërsa lojtari i ndeshjes ishte Mane me dy gola e një tjetër u shënua nga Salah.

Me këtë fitore, Liverpool mban vendin e parë në Premier League me 26 pikë.

Top Channel