U shtirën si punonjës të një kompanie sigurie dhe mashtruan një çifti pensionistësh në Francë, autorët vjedhin ar dhe bizhuteri me vlerë 1.1 milion euro Angela Merkel do të largohet nga posti i kancelares në vitin 2021. Gruaja e fortë e europës e mori vendimin pas humbjeve të thella në zgjedhjet rajonale te Hessenit këtë fundjave, perfomanca më e fundit e dobët e partive te koalicionit të saj qeverisës.
Gjatë ditëve në vazhdim, ajo do të largohet edhe nga drejtimi i CDU-së, te cilin e ka mbajtur që në vitet 2000.
“Si kancelare dhe si kryetare e CDU-së unë mbaj përgjegjësi të plotë për sukseset dhe për dështimet. Rezultati I zgjedhjeve ne Hessen ishte i hidhur dhe zhgënjyes; dega e partisë atje duhet të kishte dalë më mirë”, u shpreh ajo.
Ndonëse largimi nga drejtimi i partisë do të ndodhë shpejt, frerët e ekzekutivit Merkel dëshiron t’i mbajë edhe për tre vjet, çka kontraston me pozicionin e mëhershëm të saj në të cilin e lidhte ngushtësisht njërën me tjetrën e thoshte se do të mbetej kancelare vetëm nëse do te ishte kryetare partie.
Parashikimi i abdikimit politik të Angela Merkelit ishte kthyer gati në një sport kombëtar thotë BBC. Me këtë veprim, liderja gjermane e përballur me një luftë të madhe të brendshme së fundmi ka shënuar praktikisht, sipas gjigantit britanik, atë që mund të jetë fillimi i fundit.
Shumë do të varet tani nga pasardhësi i vet në krye të Unionit Kristian Demokrat; nëse është luajal, Gjermania mund të përjetojë një tranzicion të qetë e të butë tek kancelari i ri, çka mund t’i lejojë Merkelit ta kryejë mandatin e saj. Por hutat janë aktivizuar sakaq vazhdon BBC; rivali i vjetër Friedrich Merz e njoftoi kandidaturën e tij dhe nëse në krye të CDU-së vendoset një prej kundërshtarëve të vet politikë, qeverisja e Merkelit do të sfidohet seriozisht.
Top Channel