Tare zbulon pesë goditjet që nuk u realizuan: Milani mund të kishte një tjetër skuadër 14/11 01:39
James Rodriguez mund të nisë një aventurë te re larg Bayernit të Munihut. Sipas mediave gjermane, kolumbiani mund të transferohet në Serinë A, ku Juventusi është shumë i interesuar për kartonin e tij.
Në dhjetor është programuar një takim mes drejtuesve të klubit bavarez dhe menaxherit të lojtarit për të vendosur të ardhmen e 27-vjeçarit. Largimi i Rodriguezit parashikohet në qershor, por nuk përjashtohet mundësia që futbollisti të vendosë të ndërrojë fanellë që në janar.
Bardhezinjtë po e monitorojnë nga afër situatën e krijuar te gjermanët për të ndërhyrë më pas kur t’u jepet mundësia.
Top Channel