Modelja tregon se si e modifikon trupin e saj me Photoshop (Video)

30/10/2018 10:53

Me njerëzit që kalojnë të gjithë ditën në Instagram, nuk është për t’u çuditur që femrat kanë për qëllim që të duken sa më perfekt të munden në fotot që postojnë në rrjetin social.

Por, një modele australiane ka treguar se puna që bëhet me Photoshop-in është kolosale dhe fotot e mahnitshme që shikoni “online” janë në fakt fryt i modifikimit dhe jo i dietës apo gjeneve.

Kate Wasley postoi në Insta Story një video ku tregon modifikimet që i bën një fotoje për t’u dukur sa më bukur të jetë e mundur.

Shikojeni dhe habituni:

Top Channel