Dyshohet se u vodhën 3 milionë euro/ Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, kallëzohet në Prokurori për abuzime me fondet 14/07 13:32
Partia Demokratike, me anë të Jorida Tabakut dhe Endri Hasës, bëri me dije se “monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin do ta fitojë një kompani kroate”, ashtu siç, sipas tyre, ka paralajmëruar PD-ja përpara 5 javësh.
“Kompania kroate mori tenderin korruptiv dhe të paracaktuar, që do të faturojë biznesin me një kosto nga 80-100 milionë euro”, u shpreh Tabaku.
“Monopoli korruptiv i Edi Ramës hedh në kosh 140 mijë kasat fiskale ekzistuese dhe detyrohen bizneset të paguajnë të paktën 600 deri në 1000 euro për sistemin e ri që do të kërkojnë kroatët e Edi Ramës”, shtuan deputetët demokratë.
Top Channel