Interi ka marrë një fitore të madhe ndaj Lazio-s në “Olimpico”, në ndeshjen e fundit të kësaj jave në Serie A.

Zikaltrit triumfuan 3-0, me dy gola të shënuar nga kapiteni Icardi, i cili edhe njëherë tjetër tregoi se është një sulmues i madh, duke thyer këtë herë portierin shqiptar Strakosha, i cili u tregua i pafuqishëm përballë argjentinasit.

Pas kësaj fitoreje, Interi ngjitet në kuotën e 22 pikëve në vendin e dytë.

Top Channel