E mërkurë, 31 Tetor 2018
15:17
S’ka pallat te fusha e Laprakës. Veliaj dëgjesë me banorët e njësisë 11

Në fushën e sportit në Laprakë nuk do të ndërtohet pallat. Këtë e ka konfirmuar kryetari Bashkisë Erion Veliaj gjatë dëgjesës publike për buxhetin e bashkisë gjatë vitit 2019.

15:15
Buxheti i arsimit dhe shëndetësisë; Ekspertët: Kjo mbështetje është e pamjaftueshme

Buxheti i qeverisë për vitin e ardhshëm në arsim rritet me 0.1 përqind krahasuar me 2018-ën, ndërsa për shëndetësinë mbetet i njëjtë. Për ekspertët e ekonomisë kjo mbështetje është e pamjaftueshme. Selami Xhepa thotë se vendet e varfra kanë rënë dakord që brenda 2020-ës të shpenzojnë 5% të prodhimit kombëtar, ndërsa Shqipëria e ka 3.3 përqind.

15:06
Bularat, në pritje të ceremonisë. Varrimi i Kacifas, pas përfundimit të autopsisë në Tiranë

Në Bularat, jetës duket se i është rikthyer qetësia e zakonshme sot. Mjedisi është ai i fshatrave tipikë të minoritetit, ku 90% e popullsisë gjendet në emigracion.

15:04
RENEA ka xhiruar vrasjen. Specialët po verifikojnë aksionin: U zbatuan procedurat standarde

Të dielën në Bularat, policia zbatoi të gjitha procedurat standarte. Të paktën ky është konkluzioni paraprak i analizës së brendshme në radhët e uniformave blu dhe sidomos në repartin special RENEA, që qëlloi mbi Konstandinos Kacifan.

14:48
Ekspertiza e thelluar e Kacifas. Caktohet grupi me 4 mjeko-ligjorë, nuk do të ketë asnjë grek

4 ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore janë përfshirë në ekspertizën që po zhvillohet për vrasjen e Konstandinos Kacifas, 35 vjeç. Por, ndërkohë ekspertët janë në pritje edhe të pyetjeve dhe rezervave të familjarëve të viktimës.

14:37
Banka e Shqipërisë, 15 kandidatë për zëvendësimin e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës

Kuvendi nisi zyrtarisht procedurën për zëvendësimin e 3 anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, të cilëve u mbaron mandati: Dhori Kule, Arben Malaj dhe Ela Golemi.

14:24
Vrasja e Marvi Mihalit/ Shtyrja e seancave gjyqësore revolton prindërit

Shtyrja e radhës e procesit gjyqësor ndaj 4 të rinjve, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim ndaj Marvi Mihalit, ka ngjallur reagimin në sallën e gjyqit të babait të të ndjerit, i cili ka deklaruar se këto zvarritje kanë rënduar akoma më shumë gjendjen psikologjike të familjareve të të ndjerit.

14:12
UNMIK s’largohet, pritet modifikim në Këshillin e Sigurimit

Në muajin nëntor Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka planifikuar të mbajë një konferencë për situatën në Kosovë.

14:10
Salianji: Dako ka shpërblyer kriminelët me pasuri dhe pushtet

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh të mërkurën se “Vangjush Dako i ka shpërblyer kriminelët me pasuri dhe pushtet në Durrës për blerjen e votave për llogari të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës”.

13:37
Osumi gërryen tokat, fermerët: Kemi humbur dhjetëra hektarë

Çdo vit lumi Osum rrëmben dhjetëra hektare tokë, duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme fermerëve të zonës. Përgjatë gjithë rrjedhës së tij dëmet në tokat bujqësore kanë qenë të konsiderueshme pasi mijëra ha kanë humbur nga erozioni.

13:18
Konfirmohet në detyrë prokurori Sokol Stojani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konfirmoi në detyrë Sokol Stojanin, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

13:15
Rama: Aeroporti i Kukësit, 300 000 udhëtarë në vit

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Shishtavec se aeroporti i Kukësit, që do të nisë ndërtimin në fillim të vitit të ardhshëm, do të ketë një lëvizje mesatare prej 300 000 udhëtarësh në vit.

13:03
Trafikonin sirianë drejt Malit të Zi, 5 të arrestuar në Shkodër

Pesë persona janë arrestuar dhe një i gjashtë është shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”

12:47
Gjermania fonde miliardash për Afrikën

Në samitin për Afrikën në Berlin, kancelarja Angela Merkel u premtoi firmave gjermane më shumë mbështetje për bizneset në Afrikë. Planet mirëpriten, por çështjet thelbësore mbeten të hapura.

12:45
“Kumari, industri me risk”, Zyrtari i KE vlerëson vendimin e mbylljes së basteve

Vendimi i qeverisë për mbylljen e basteve sportive dhe kufizimin e kazinove vlerësohet edhe nga zyrtarë të Këshillit të Evropës.

12:36
Edhe FIFA sulmohet nga hakerat

Qeveria e futbollit botëror ka rënë pre e vjedhjeve të të dhënave elektronike, duke ekspozuar detaje sensitive që mund të keqpërdoren nga rrjete kriminale.

12:28
Ngjarjet kriminale të 20 viteve të fundit në Shkodër, sonte në fokus të “Top Story”

Të gjitha ngjarjet kriminale, që lidhen me bandat, të ndodhura në qytetin e Shkodrës, përgjatë 20 viteve të fundit, do të përcillen të detajuara në programin e rradhës Top Story, që transmetohet sonte në Top Channel.

12:21
Autopsia e Kacifës, asnjë mjeko-ligjor grek

Mëngjesin e së mërkurës, në mjekësinë ligjore është ngritur një grup ekspertësh, të cilët do të kryejnë ekspertizën në trupin e Kostandinos Kacifës, për të dalë me një rezultat përfundimtar për mënyrën se si është qëlluar ndaj tij dhe nga çfarë distance është qëlluar.

12:13
Zbulohet në Kepin e Rodonit fragmenti i një anijeje 400-vjeçare

Fragmenti i një anijeje që i përket periudhës pasmesjetare është zbuluar ditët e fundit në bregdetin e Kepit të Rodonit, në veri të Durrësit.

12:13
Dekreti për Sandër Lleshin. Presidenti Meta nuk është shprehur ende

Presidenti i Republikës do të shprehet me dekret për emërimin si ministër të Brendshëm të Sandër Lleshit brenda ditës së premte.

12:05
Gremio-River, një ndeshje ku ndodhën të “gjitha”, por në finale janë argjentinasit

River Plate u bë skuadra e parë finaliste e Kupës Libertadores, versioni amerikano jugor i Champions League, që në çdo sezon prodhon polemika, por edhe përmbysje epike. Skuadra argjentinase fitoi të drejtën të diskutojë trofeun në sfidën e fundit pasi fitoi 2-1 në transfertën e Porto Alegres kundër Gremios, në një përballje të çmendur që kishte thuajse gjithçka, polemika, kaos me sistemin e video-arbitrimit dhe plot 14 minuta shtesë.

11:55
Tabaku: Baxhanaku i Ramës, pjesë e skemës mafioze për monopolin e kontrollit të faturimit të biznesit

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, ka deklaruar se, “baxhanaku i Edi Ramës, Armando Frangu, është pjesë e skemës mafioze për të nxjerrë fituese kompaninë kroate të monopolit të kontrollit online të faturimit të biznesit”.

11:46
Çfarë duhet të konsumoni për të mbetur shtatzënë?

Ushqimi ka ndikim të rëndësishëm nëse po planifikoni të keni një fëmijë. Çdo gjë që ka lidhje me shëndetin dhe mirëqenien e trupit duhet ta kontrolloni mirë para konsumimit.

11:43
Bilisht/ Digjet një makinë, dyshohet për shkak të një zënke mes dy femrave

Një automjet tip “Smart” është përfshirë në flakë në qytetin e Bilishtit ndërkohë që pronarja ngre dyshime se mund të ketë qenë zjarrëvënie e qëllimshme. Makina personale e vajzës së këngëtares së njohur Luljeta Përbasha është shkrumbuar teksa ishte parkuara para derës së shtëpisë.

11:42
Data e zgjedhjeve vendore, Balla zbulon dy mundësitë

Presidenti, Ilir Meta ka kërkuar konsultime me palët politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Konsultimet nisën në orën 11:15 me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

11:24
Rama për protestën në Kukës: U mblodhën për xhirimet e Kinoshqupit

Kryeministri Edi Rama ironizoi protestën e një grupi qytetarësh që e pritën me pankarta e kapsolla gjatë qëndrimit të tij në Kukës.

11:15
Pakistan, lirohet e krishtera që ofendoi profetin Muhamed

Të krishterët e Pakistanit e quajnë një fitore për të gjithë komunitetin e tyre përmbysjen e dënimit me vdekje të Asia Bibit, të dhënë për akuzën e blasfemisë.

11:10
A është “Bomba” debutimi më i dobët i Capital T në “The Top List”?

Capital T është një ndër artistët me më shumë projekte muzikore në klasifikim. Reperi, i cili ka patur një vit tepër aktiv duke prodhuar shumë muzikë të re, gjendet në “The Top List” me 7 projekte momentalisht.

10:57
Meta, konsultime për datën e zgjedhjeve lokale

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar konsultime me palët për datën e zgjedhjeve lokale.

10:50
Rama: Kazanët po ziejnë për Almën, por ajo u largua për arsye personale

Kryeministri Edi Rama bëri me dije në Twitter se Avokatja e Shtetit, Alma Hiçka është larguar nga detyra për arsye personale.

10:39
Gjenden eshtra në pronat e Vatikanit. Drejt zgjidhjes misteri 35-vjeçar?

Mbetjet njerëzore të gjetura në një pronë të Vatikanit në Romë mund të jenë çelësi i zgjidhjes së një misteri 35-vjeçar që vazhdon të mundojë vendin fqinj.

10:28
Rama shkarkon Avokaten e Shtetit

Kryeministri Edi Rama largon nga detyra Avokaten e Shtetit, Alma Hiçkën.

10:08
Shkuan në llixha, gruaja vdes, burri në gjendje të rëndë

Një grua është dërguar e vdekur në spitalin e Elbasanit, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas një vizite në llixha.

09:56
Brexit-i i parë i Britanisë, në vitin 288, ishte jetëshkurtër

“Paqe, begati dhe miqësi me të gjitha kombet”, kjo është motoja e monedhës së re 50 qindarkëshe që do të emetojë Thesari i Britanisë për të shënuar daljen nga BE-ja.

09:40
Kokainë në baterinë e makinës, arrestohet 46-vjeçari në Kakavijë

Policia ka sekuestruar 3,5 kg kokainë në pikën kufitare të Kakavijës.

09:25
Vdes ministri izraelit, Netanjahu shtyn vizitën në Tiranë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka shtyrë vizitën e tij në Tiranë për shkak të vdekjes së ministrit për Shërbimet Fetare, David Azoulai.

08:58
Shqipëria, e para e klasës për emigracion

Shqipëria rezulton e para në Europë dhe e pesta në botë për emigracion potencial.

08:27
Lezhë, makina përplas biçikletën, vdes 78-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 78-vjeçari është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në Lezhë.

08:08
SHBA, rrëzohet helikopteri, dy viktima

Një helikopter është rrëzuar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ishin në bordin e tij.

05:44
Mijëra rumunë marshojnë kundër korrupsionit në Bukuresht

Mijëra rumunë marshuan në Bukuresht për të protestuar kundër korrupsionit, në përvjetorin e tretë të një zjarri vdekjeprurës të rënë në një klub nate, ngjarje për të cilën nuk ka pasur asnjë llogaridhënie.

05:01
Arabia Saudite fal 6 mld dollarë borxhe ndaj vendeve të varfra

Arabia Saudite ka njoftuar gjatë ditës së djeshme se ka vendosur të falë rreth 6 miliardë borxhe, që një sërë vendesh të varfra kanë ndaj saj.

04:16
Cilët janë 50 trajnerët më të mirë të vitit 2018 në futboll

Revista sportive angleze “Four Four Two” ka publikuar sot listën me 50 trajnerët më të mirë të vitit 2018, ndërsa bie në sy mungesa e Ancelottit, që sipas vetë revistës, vjen për faktin se Don Carlo ishte në shumicën e vitit, i papunë.

03:30
Ekzekutohet një misionar i krishterë amerikan në Kamerun

Një misionar i krishterë nga Indiana u vra në Kamerun të martën, teksa u qëllua kur po udhëtonte në një rajon ku ushtria dhe separatistët po luftonin, tha një anëtar i familjes.

02:47
Leonardo konfirmon Gattuson dhe mbron “yjet” e skuadrës

Drejtori Sportiv i Milanit, Leonardo hodhi poshtë njëherë e mirë zërat mbi një largim të mundshëm të Gattusos, duke theksuar se e ardhmja e teknikut të kuqezinjve nuk ka qenë për asnjë moment në diskutim.

02:05
Ushtria turke sulmon bazat kurde në Irak, vret 4 luftëtarë

Ushtria turke vrau shtatë militantë kurdë në sulmet ajrore në Irakun verior të martën, ndërsa ata po përgatiteshin për të nisur një sulm në rajonet ku janë vendosur bazat turke, thanë autoritetet e Ankarasë ajo në një deklaratë në Twitter.

01:24
Inflacioni i lartë, argjentinasit modifikojnë mënyrën e të ushqyerit

Ashtu si shumica e argjentinasve, Sabrina Pozo hante mish disa herë në javë, por “fluturimi” i inflacionit dhe zhvlerësimi i monedhës së Argjentinës, Pesos, që nga prilli e kanë detyruar atë të ndryshojë papritmas dietën e saj.

00:41
Danimarka akuzon Iranin për komplot dhe kërkon sanksione të reja ndaj tij

Danimarka tha të martën se dyshonte se Shërbimi i Inteligjencës Qeveritare iraniane ishte përpjekur të përgatiste një komplot për të vrarë një figurë të opozitës iraniane arabe, në tokën daneze.

E martë, 30 Tetor 2018
23:59
Portugalia miraton buxhetin e ri, deficiti drejt eliminimit

Parlamenti i Portugalisë miratoi të martën projekt-buxhetin e qeverisë socialiste për vitin 2019, duke vendosur si synim për të eliminuar deficitin mes rritjes së projektuar të shëndoshë ekonomike dhe më shumë të ardhura për familjet.

23:15
Imazhet që përshkruajnë më së miri realitetin e sotëm (Foto)

Njerëzimi ka evoluar nga viti në vit dhe bashkë me të, edhe mënyra e jetesës. Teknologjia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm, për të orientuar mënyrën e jetesës për mbarë botën.

22:44
Trump viziton sinagogën ku u vranë 11 vetë, pritet me protesta

Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi këtë të martë sinagogën në Pittsburgh, aty ku 11 persona u qëlluan për vdekje gjatë fundjavës në vazhdën e një sulmi me tipare antisemitike, ndërkohë që më shumë se 1.000 protestues ishin mbledhur aty pranë për ta bërë të qartë se shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ishte i mirëpritur.

22:42
Veseli: Kosova nuk ka nevojë për parazitë që ankohen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në hapje të Konventës për zgjedhje të brendshme në Drenas, se Dekada e Re do të jetë mundësi dhe platformë e të gjithë qytetarëve për të kontribuar për vendin në të gjitha fushat.

22:38
Kapiteni i Shpresave të Kosovës vjen të Shqipëria!

Ardian Ismajli pritet të jetë emri më i ri që i bashkohet kombëtares shqiptare të futbollit. Mbrojtësi 22-vjeçar i Hajdukut të Splitit, ish kapiten i përfaqësueses së 21-vjeçarëve te Kosovës, prej kohësh dëshiron ngjyrat kuqezi dhe është shumë pranë realizimit të kësaj ëndrre pasi tanimë ka marrë fund edhe çdo pengesë burokratike për të bërë hapin e madh.

22:33
Përleshje me demat në Kinë! – VIDEO

Mjeshtërit e arteve marciale “Wushu” përleshen me demat në Kinë.

22:11
Serialet më të mirë “horror” të 10 viteve të fundit

Hallouini është koha më e mirë për të nisur ndonjë serial të frikshëm. Dhe 10 vitet e fundit nuk kanë pasur pak të tilla.

21:26
Trupi i pajetë i Kacifas mbërrin në Tiranë për ekzaminime të detajuara

Ka mbërritur në Tiranë për ekzaminim trupi i 35-vjeçarit Konstandinos Kacifas. Trupi i tij u nis nga morgu i Gjirokastrës pasditen e sotme.

21:14
Keplerit i mbaroi karburanti. NASA: Revolucionarizoi të kuptuarit të universit

Teleskopit hapësinor Kepler të agjencisë amerikane NASA i ka mbaruar karburanti, e për këtë arsye do të tërhiqet pas 9 viteve mision, duke ndihmuar kështu në zbulimin e 2.600 planeteve, disa prej të cilave mund të kenë kushte të përshtatshme për jetesë.

21:09
Goditja në tru, shifrat në rritje, mjekët zbulojnë shkaktarët

Goditjet në tru apo ishemitë dhe hemorragjitë cerebrale janë shtuar te njerëzit.

20:52
Ngjarja e Bularatit, protesta në Athinë: Të dënohen autorët

Disa qindra persona protestuan gjatë mbrëmjes në sheshin “Sindagma” të Athinës kundër vrasjes të 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas prej policisë shqiptare në përleshjen e armatosur të së dielës së shkuar në fshatin Bularat.

20:46
Mërgjyshi largohet nga Laçi, e zëvendëson Memelli

Artan Mërgjyshi është larguar nga drejtimi i Laçit ditën e sotme pas dy humbjeve radhazi në kampionat.

20:40
13-vjeçari humbi jetën nga rrënojat e shkollës, prokuroria mbylli hetimet: Ishte aksident

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e kësaj të marte rastin e një fëmije 13-vjeçar, i cili ka humbur jetën në oborrin e shkollës. Fabian Zeçishti mësonte në shkollën 9-vjeçare Rrakull, vend në të cilin humbi jetën më 30 janar të vitit 2013.

20:02
8.000 lekë pensioni, 6.000 lekë ilaçi! Vështirësitë e të sëmurëve me veshkat jofunksionale

Në total janë rreth 1.000 pacientë, të cilëve veshkat u kanë dalë përkohësisht ose përgjithmonë nga funksioni, te të cilët është e nevojshme kryerja e hemodializës tri herë në javë.

19:53
“Bularati”, Tirana zyrtare thërret ambasadoren e Greqisë

Mbrëmjen e së martës, ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për ngjarjen e ndodhur në Bularat, Gjirokastër.

19:48
Turi në Qarkun e Kukësit, PD e pret Ramën me kapsolla. Kryeministri: Ishin Kopshti Zoologjik

Qëndrimin dyditor në Qarkun e Kukësit, kryeministri e nisi me një bashkëbisedim në Has për sa i përket bashkëqeverisjes me njerëzit përmes platformës “shqipëriaqëduam.al”. Një mësues kishte gjetur zgjidhje pasi i ishte refuzuar vendi i punës, ndonëse rezultonte i pari në testim.

19:37
“Rëndësi pakti Shqipëri-Greqi”/ Ambasadori i BE: Viti i ardhshëm, vendimtar për integrimin

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca kërkoi që ngjarja e Bularatit të ndiqet me vëmendje nga qeveria shqiptare. Pavarësisht se është çështje midis dy vendeve”, tha Soreka, për BE-në ka rëndësi marrëveshja Greqi-Shqipëri.

19:20
“Italianët të parët” prek edhe kuzhinën. Rai largon shefin e famshëm. Duheshin receta “vetëm” italiane

Një gazetar kulinarie dhe shef kuzhine gjithashtu, i cili ofronte receta gatimi për versionin italian të britanikes “Ready Steady Cook” e ka braktisur shfaqjen me pretendimin se rrjeti televiziv shtetëror italian “Rai” i kishte kërkuar atij të hiqte dorë nga recetat e huaja.

19:15
Banderola në ndeshjen Partizani-Skënderbeu, reagon Meta: E papranueshme

Në reagimin e Presidencës për vrasjen në Bularat, ku cilësohet si një ngjarje e izoluar, përmendet edhe banderolën e shfaqur nga tifozët në ndeshjen e një dite më parë të futbollit mes Partizanit dhe Skënderbeut.

19:09
“Bularati”, Presidenti Meta: Ngjarje e izoluar

Me anë të zëdhënësit të tij, Presidenti Ilir Meta ka reaguar mbi ngjarjen e së dielës në Bularat ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Kostandinos Kacifas, duke e vlerësuar atë si një ngjarje të izoluar e cila “nuk duhet të zbehë miqësinë shqiptaro-greke”.

18:44
Lufta tregtare SHBA-Kinë hyn në një fazë të re…më të egër!

Presidenti amerikan Donald Trump tronditi efektivisht nga themelet, të hënën, një prej marrëdhënieve më të mëdha tregtare të botës, teksa shpalli planet për të vijuar me vendosjen e tarifave ndaj importeve kineze me vlerë 200 miliardë dollarëshe në Shtetet e Bashkuara.

18:38
Seksizmi po e lë botën pa infermierë

Vende në të gjithë botën po vuajnë mungesën e infermiereve.

18:35
Kamioni përplaset me autoveturën në Elbasan, dy të plagosur

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një kamion është përplasur me një autoveturë.

18:16
Harley Davidson do të vijë me një version elektrik

Harley Davidson elektrik do të prezantohet më 6 nëntor të vitit 2019, në Milano. Ky do të jetë versioni i parë i kompanisë prestigjioze të motorëve të markës Harley Davidson me karikim elektrik.

18:16
Remo Girone në “Ftesë në 5”, nga roli në film te ndryshimet në Shqipëri…

Filmi i regjisorit Namik Ajazit, “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”, ka sjellë në Shqipëri aktorin e madh Remo Girone-n.

18:02
PD: Edi Rama pritet me protesta edhe në Has

“Qeveri e drogës”, “Jo taksës së rrugës së Kombit” dhe “Rinia e Hasit nuk të do”, ishin disa prej mesazheve të protestës të të rinjve të Hasit kundër Edi Ramës, njofton zyra e shtypit e Partisë Demokratike.

17:58
Itali, shkon në 11 numri i viktimave nga stuhitë e përmbytjet

Numri i viktimave nga stuhitë e tmerrshme që kanë goditur Italinë ka shkuar në 11 të tillë, sipas njoftimit të autoriteteve të Mbrojtjes Civile pasditen e kësaj të marte, në një kohë kur moti i egër ka përfshirë pjesë të tëra të Europës, duke lënë udhëtarët e turistët të bllokuar.

17:51
Vrasja në Bularat, trupi i Kacifas niset drejt Tiranës

Për t’i dhënë një përgjigje familjarëve të Kostandinos Kacifes, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që trupi i tij të sillet në morgun e Tiranës për ekzaminime të detajuara.

17:44
Pas dorëheqjes, Xhafaj përkrah Erion Veliajt: Njeriu që vjen për të shërbyer

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është shfaqur përkrah Erion Veliajt, në një takim me banorë të njësisë 10, duke shprehur mbështetjen ndaj kryetarit të Bashkisë në zgjedhjet e ardhshme. Veliaj ka nisur dëgjesat publike për projekt buxhetin e vitit të ri të bashkisë së Tiranës

17:41
Rritja ekonomike e Eurozonës, në minimumin e 4 viteve të fundit

Stanjacioni ekonomik në Itali dhe problemet me prodhimin e makinave gjermane kanë zvarritur rritjen ekonomike të Eurozonës në normat më të ulëta në 4 vitet e fundit, sipas të dhënave zyrtare të publikuara këtë të martë, duke shkaktuar shqetësime mes analistëve.

17:29
Akuzat e PD, Ahmetaj: Asgjë e re nga SHQUP-i

Ministri Ahmetaj ka reaguar ndaj akuzave të PD, të cilët me anë të deputetes Jorida Tabaku dhe Endri Hasës, deklaruan se “monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin do ta fitojë një kompani kroate”, ashtu siç, sipas tyre, ka paralajmëruar PD-ja përpara 5 javësh.

17:11
11 lojtarët anglezë me më shumë gola të shënuar – FOTO

Edhe pse është më tepër një lojë ekipi, nuk ka asnjë dyshim se shkëlqimi individual kontribuon shumë në suksesin që një ekip mund të ketë – me golat e të cilëve në fund fitohet ndeshja, tituj dhe trofetë.

17:05
Eliminoi Mourinhon, Lampard pret me ankth rikthimin në “Stamford Bridge”

Trajneri i Derby County, Frank Lampard mezi pret të shijojë rikthimin e tij të parë në Londër, me destinacion “Stamford Bridge”, këtë herë jo më në rolin e futbollistit, kur të ndeshet të mërkurën me Chelsean në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Ligës, pasi eliminuan Manchester United të Jose Mourinhos në raundin paraardhës.

16:50
Rusia i kundërpërgjigjet NATO-s me teste raketore

Rusia planifikon të testojë disa raketa përreth rajonit të gadishullit Skandinav këtë javë, pikërisht në një zonë ku aleanca perëndimore e NATO-s është duke zhvilluar stërvitjen e saj më të madhe ushtarake që prej fundit të Luftës së Ftohtë, në një lëvizje që shihet si një përshkallëzim tensionesh në veri të Europës.

16:47
Fuqia e dashurisë – Episodi 92

Xhoisi është e bindur të ndahet nga Euzhenioja, i cili shpreson ta rifitojë sërish dashurinë e saj. Rubinjoja i kërkon Bibisë të çojë një makinë plot me municione në favelë.

16:36
Turqia kërkon të vërtetën për vrasjen e Kashoggit

Presidenti turk Recep Taip Erdogan i ka bërë thirrje Arabisë Saudite të tregojë se kush dha urdhër për vrasjen e Xhamal Kashogit në konsullatën saudite në Stamboll. Ankaraja kërkon nga Riadi të dorëzojë të dyshuarit që të gjykohen në Turqi, si dhe të ndihmojë për gjetjen e trupit të gazetarit:

16:35
Largimi i planifikuar, Merkel: Nuk do ta dëmtojë ndikimin tim global

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur këtë të martë se nuk pret që ndikimi i saj global të zvogëlohet, për shkak të largimit të planifikuar të saj nga politika në vitin 2021, e madje as tani që gara për ta pasuar atë sapo ka nisur.

16:24
Adele, 18 milionë euro në vit pa punuar fare

Adele ka rritur pasurinë e saj me rreth 18 milionë euro në vitin e fundit, edhe pse nuk ka qenë fare aktive në muzikë.

16:10
Familjarët shkojnë në morg për të tërhequr trupin e Kacifas

Familjarët e Kostandino Kacifas kanë shkuar në morg për të tërhequr trupin e të ndjerit.

16:06
Trump sugjeron ndalimin e dhënies së shtetësisë për të huajt e lindur në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do që t’u mohojë shtetësinë fëmijëve të lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër që nuk janë shtetas amerikanë, apo që janë imigrantë paligjshëm.

16:01
Prezantohet “Arkivi online”, tashmë çdo dokument mund të merret nga shtëpia

Dokumentet arkivore tashmë mund të merren online, përmes aplikacionit novator të prezantuar sot nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, nën kujdesin e zëvendëskryeministres dhe në bashkëpunim me AKSHI.

15:59
Largimi i Xhafajt, Dritan Hila në “Top Talk”: Rama ka vendosur pushtetin e tij në MB

Në arenën politike vëmendjen e ka fituar dorëheqja e Fatmir Xhafajt, opozita thotë se largimi i tij ishte fryt e denoncimeve të saj, ndërkohë që vetë ish-ministri thotë se u largua me vullnet të lirë. Por ka edhe zëra që thonë se atë e shkarkoi vetë kryeministri Rama. Për të folur rreth kësaj teme i ftuar në studion e “Top Talk” këtë të martë ka qenë Dritan Hila.

15:46
Gjermani, papunësia nën nivelet historike

E quajnë “tetori i artë”, ose koha më e mirë në Gjermani që numri i të papunëve të bjerë në nivele rekord.

15:40
Njeriu vret jetën e egër

Shpërthimi i konsumit njerëzor ka shkaktuar një reduktim masiv të jetës së egër në botë. Në raportin e tij të fundit, Fondi Botëror për Natyrën argumenton zhdukjen e 60% të specieve vertebrore – gjitare, peshq, zogj dhe zvarranike –qe prej vitit 1970 deri ne 2014-tën.

15:31
Pasaportat bullgare false, 20 të arrestuar

Autoritetet bullgare kanë vënë në pranga të paktën 20 persona, përfshirë edhe kreun e agjencisë shtetërore për bullgarë jashtë kufijve, SABA, nën dyshimin e pjesëmarrjes në një skemë korruptive sigurimi dokumentash të rreme që lejonin marrjen e nënshtetësisë bullgare.

15:28
Tiranë-Durrës me koncesion; Qeveria pranon se ka marrë ofertë për rrugën

Rruga Tiranë-Durres do jepet me koncesion dhe do behet me pagese dhe qeveria konfirmon se ka marre nje propozim nga nje kompani private e cila po analizohet nga ministria e infrastruktures. Kjo rruge ka nje fluks prej 50 mije mjetesh ne dite. Kompania do zgjeroje rrugen edhe me dy korsi te reja dhe do e mirembaje per tre dekada. Cmimi i kalimit ne rruge nuk eshte vendosur.

15:26
Strazimiri-Ramës: Largim i Ballës dhe Dakos

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri i pergjigjet kryeministrit Edi Rama me ironi.

15:24
Koncesioni u dyfishua; Kashar-Rrogozhinë, 670 mln euro për 44 kilometra rrugë

44 kilometrat e rrugës së re Kashar-Rrogozhinë nga 330 milionë euro që ishte planifikuar kosto në relacionin e buxhetit të vitit 2018 u rrit në 670 milionë euro ne vitin 2019. Dyfishimi i vlerës bën që vetëm për 64 kilometra rrugë, nga Thumana në Rrogozhinë kosto që duhet paguar nga qytetaret shqiptarë shkoi në 1 miliardë euro, ose 10 përqind e prodhimit kombëtar.

15:24
Veliaj: E thotë edhe “The Guardian”, Tirana qytet më i mirë

Teksa ka nisur dëgjesat publike për projekt buxhetin e vitit të ri të bashkisë së Tiranës, kryetari Erion Veliaj ka ndarë disa investime të rëndësishme më banorë të njësisë administrative numër 10 .

15:21
Varrimi është shtyrë; Familjarët nuk tërheqin trupin, duan ekspertizë të huaj

Varrimi i Kacifas sërish është shtyrë për shkak se familjaret e tij nuk po tërheqin trupin nga morgu. Arsyeja është se ata kërkojnë që të bëhet edhe një ekspertizë e huaj.

15:12
Në vendin e vrasjes në Bularat. “Pelegrinë” në lapidarin me flamur

Autoritetet kanë mbyllur llogarinë që kishte në Facebook Kostandino Kacifa. Arsyeja është se ishte bërë arenë e nxitjes së urrejtjes nacionale. Ndërkohë në Bularat, në fshatin e tij të lindjes banorët komentojnë në mënyra të ndryshme ngjarjen. Ndërsa në vendin e vrasjes janë vendosur lule dhe një flamur grek. Në këtë vend që ndodhet disa qindra metra mbi fshat ishte edhe Anila Hoxha, e cila gjeti edhe ata që mund të quhen pelegrinë të ardhur nga Greqia.

14:59
Ndryshimet në KQZ. PS paraqet kandidatët. Basha: Na takonin neve

Mazhoranca prezantoi zyrtarisht në Komisionin e Ligjeve Bledar Skënderin dhe Rezarta Bitrin, si kandidaturat e saj për 2 prej 4 posteve që pritet të mbeten vakante në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për shkak të përfundimit të mandateve të disa prej anëtarëve.

14:40
Muajt më të mirë në shtatzëni

Për çdo grua që kupton se është shtatzënë , mënyra e përjetimit është e ndryshme.