Artan Mërgjyshi është larguar nga drejtimi i Laçit ditën e sotme pas dy humbjeve radhazi në kampionat.

Largimi i trajnerit Artan Mërgjyshi është si një “rrufe në qiell të hapur”, pasi ecuria e Laçit dhe loja e treguar ishte shumë e mirë. Në 10 javët e para finalistët e Kupës së edicionit të kaluar regjistruan 4 fitore, 4 barazime dhe dy humbje, duke patur ekuilibër të plotë përsa i përket golavarazhit, me 8 realizime dhe po kaq gola të pësuar.

Në fundjavë Laçi udhëton drejt Gjirokastrës për t’u përballur me Luftëtarin që po kalon një moment të mirë, për më tepër që do të gjejë përballë ish trajnerin Gentjan Mezani që i udhëhoqi sezonin e kaluar drejt zonës europiane.

Mësohet se në krye të skuadrës do të jetë Migen Memelli.

Top Channel