Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg, si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Presidenti, Ilir Meta ka kërkuar konsultime me palët politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Konsultimet nisën në orën 11:15 me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Pas takimit, Balla tha për mediat se zgjedhjet mund të mbahen në një nga dy të dielat e fundit të qershorit. Pra, në 23 qershor ose në 30 qershor.
Balla tha se u diskutua me Presidentin edhe një kërkesë e operatorëve turistikë që zgjedhjet të mos zhvillohen në fund të qershorit, pasi krijojnë pengesë për sezonin turistik.
Pas Ballës, në Presidencë mbërriti kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, i cili shmangu gazetarët duke evituar komentet.
Ndërsa LSI-ja dërgoi zv/kryetarin e saj, Luan Ramën, sipas të cilit kishte gjëra më të rëndësishme se data e zgjedhjeve.
Sipas Kodit Zgjedhor, Presidenti duhet të shpallë datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të të zgjedhurve aktualë.
Top Channel