Për çdo grua që kupton se është shtatzënë , mënyra e përjetimit është e ndryshme.

Trupi do pak kohë derisa të mësohet me këtë ndryshim. Megjithatë nëna është e nevojshme që të përgatitet  psikologjiksht për ardhjen e fëmijës, për shkak se ndonjëherë mund të shkaktojë dhe stres.

Tre muajt e parë janë tepër delikatë në të gjitha aspektet. Çdo grua shtazan fillon të ketë teka në lidhje me ushqimin, ndihet e lodhur dhe shumë e përgjumur.

Në tremujorin e fundit, trupi prodhon një hormon që ndihmon në relaksimin e muskujve të legenit që e përgatit nënën për të lindur. Por në bilanc, tremujori i dytë është periudha më e mirë e të gjithë muajve të shtatzënisë. Muaji i katërt, i pestë dhe i gjashtë e ndihmojnë gruan që të marri më shumë energji.

Top Channel