Foto ilustruese

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një kamion është përplasur me një autoveturë.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur te kthesa e “Murrashit”, ku kamioni me targa AA243 MS, me drejtues shtetasin V.L.,52 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA311 TH, me drejtues shtetasin B K., banues në Dibër.

Si pasojë janë aksidentuar dy pasagjerët që ndodheshin në mjetit Ford, të cilët u dërguan në Spitalin e Librazhdit, dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Top Channel