Nëse te Kombëtarja shqiptare e të grupmoshat e saj situata duket dramatike, duke pasur parasysh rezultatet e ndeshjeve të fundit, e kundërta ndodh me Kosovën.

Jo vetëm ekipi përfaqësues, i cili po shkon drejt vendit të parë në grup në Ligën e Kombe, por edhe përfaqësueset e moshave po bëjnë një paraqitje mjaft të mirë.

Së fundi janë 17-vjeçarët e Kosovës që kanë marrë një rezultat të madh përballë Zvicrës, duke mundur një skuadër, e cila prej vitesh ka pasur shumë lojtarë pikërisht nga Kosova.

Një rezultat minimal 1-0 për Kosovën, por me mjaft vlera përballë një kundërshtari të fortë. Golin e fitores së madhe për “Dardanët” e rinj e ka shënuar Valon Zumberi, në minutën e 63-të.

Në ndeshjen e fundit Përfaqësuesja U17 do të luajë përballë Qipros.

Top Channel