E premte, 15 Mars 2019
22:26
Zelandë e Re, policia: Rreziku s’është eliminuar! Trump: Supremacia e bardhë, jo kërcënim global

Një agresor i së djathtës ekstreme, i armatosur me një armë gjysmëautomatike mësyu dy xhami në qytetin e qetë Christchurch të Zelandës së Re gjatë lutjeve të pasdites së të premtes, për të vrarë prej andej 49 besimtarë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

21:55
Energjia elektrike nga HEC, rol kyç në zhvillimin e ekonomisë shqiptare

Prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet do të luajë një rol kyç në zhvillimin e ekonomive të Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor. Nëse shikojmë me kujdes në Ballkan, gjysma e energjisë elektrike vjen nga hidrocentralet, por gjysma tjetër vjen nga centralet me energji termike. Nuk kam dëgjuar për problemet që vijnë nga ndotja e ajrit. Eliminimi i ndotjes duhet të jetë një nga prioritetet në rajon”.

21:49
FIFA rekomandon zgjerimin e Botërorit të Katarit

Trupa qeverisëse e futbollit botëror ka rekomanduar zyrtarisht zgjerimin e Kupës së Botës që do të zhvillohet në vitin 2022 në Katar, nga 32 ekipe aktualisht në 48 gjithsej, siç konfirmohet nga vet FIFA.

21:16
Për Miriamin, “Betejat” është faza më e vështirë e “The Voice Kids”

Sonte nisi mbrëmja finale e Betejave e megjithëse është një fazë e shkurtër, mbart shumë emocione dhe momente sfiduese, sidomos për trajnerët të cilët vendosin fatin e konkurrentëve të tyre.

20:57
Fier, kapet një tjetër anëtar i grupit të Met Kananit

Një tjetër anëtar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve ka rënë në pranga këtë të premte nga forcat e Policisë së Fierit.

20:32
Titulli, një mirazh. Skënderbeu pret Kukësin me sytë nga Europa

Titulli kampion për Skënderbeun duket një mirazh këtë sezon, e në vigjiljen e një ndeshjeje të rëndësishme në Kategorinë Superiore, si ajo ndaj Kukësit, edhe në kampin e korçarëve e pranojnë me gjysmë zëri.

20:31
Punonjësit e Ujësjellësit të Selenicës, 8 muaj pa marrë pagat. Subvencionet, të bllokuara nga Thesari

Plot 49 punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë e Selenicës, prej 8 muajsh nuk po marrin pagat. Në një mesazh drejtuar emisionit “Fiks Fare”, ata kërkojnë ndihmë për problemin e tyre, por nuk mund të dalin të ankohen para kamerës, pasi rrezikojnë vendin e punës.

20:15
“Dialogu” me Serbinë, në Kushtetuese. LDK-VV: Thaçi s’ka autoritet për të drejtuar

Projektligji për dialogun me Serbinë është votuar ditë më parë në Kuvendin e Kosovës. Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë ligj, pasi sipas tyre, ky ligj i deformon pushtetet institucionale në Kosovë.

19:36
Sulmi terrorist në xhami, rreth 50 të vrarë në Zelandën e Re

Plot 49 të vdekur e mbi 20 të plagosur rëndë janë viktimat e të shtënave në dy xhami të Christchurchit, në Zelandën e Re. Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern i përshkroi incidentet si “sulme terroriste”, duke e cilësuar këtë si njërën prej ditëve më të errëta në historinë e vendit.

19:28
Basha: Të rrëzojmë Ramën! Ndërkombëtarët s’i dëgjoj më. Vetëm qytetarët

“Marrëveshja e 17 majit të vitit 2017 u bë në kushtet e një presioni të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për të shmangur konfliktin civil. Iu dha një mundësi Ramës dhe ai e tregoi fare mirë që ky ishte një gabim i madh. Prandaj, kur më pyesin, përse nuk ulesh me Ramën, përse nuk na dëgjon, unë e kam përgjigjen fare të thjeshtë. Ju dëgjova një herë, doli që e kishit gabim. Nuk ju dëgjoj më. Tani do të dëgjoj vetëm qytetarët shqiptarë”, tha Basha.

19:18
Njihuni me formacionin e yjeve, që promovoi Luis Van Gaal (Foto)

“Jam në pension dhe nuk dua të bëj as rolin e trajnerit, as të drejtorit sportiv dhe as opinionistit televiziv. Bashkëshortja ime Truus, 22 vite më parë la punën e saj, për të më ndjekur mua pas, kur drejtoja në shtete të ndryshme. I pata premtuar se do të trajnoja deri në moshën 55-vjeçare, por tani jam 67 vjeç dhe bashkëshortja ime meriton një jetë me mua, pa futbollin”.

19:09
Jo vetëm Skënderbeu! Edhe Arianiti në armët e autorëve të masakrës

Plot 49 të vdekur e mbi 20 të plagosur rëndë janë viktimat e të shtënave në dy xhami të Christchurchit, në Zelandën e Re. Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern i përshkroi incidentet si “sulme terroriste”, duke e cilësuar këtë si njërën prej ditëve më të errëta në historinë e vendit.

19:01
Rama: Qeveria nuk preket. Votën e 2017-s nuk e luan as topi, jo më Luli

Një ditë para protestës, që opozita ka thirrur përballë zyrës së tij në Tiranë, Edi Rama garantoi socialistët nga Berati se qeveria nuk bie me akte dhune, por ajo që rrezikon të dëmtohet është imazhi i vendit, ekonomia dhe xhepi i qytetarëve.

19:00
Voilà / Mentor Haziri: Po, mbi 60% e këngëve të mia kanë lidhje me diçka timen personale

I ftuar në emisionin Voila ka qenë për këtë javë këngëtari Mentor Haziri. Para pak kohësh ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Hana”.

18:45
“Lapraka”, në pranga 3 shpërndarës droge

Policia e kryeqytetit ka mundur të arrestojë 3 shtetas të dyshuar për tregtimin e drogave të forta, në kuadër të operacionit të koduar “Lapraka”, që vinte pas një procedimi penal të regjistruar këtë vit.

18:32
“Dita e Verës” në kryeqytet, riformatohet trafiku

Aktivitetet që Bashkia e Tiranës kishte organizuar me rastin e Ditës së Verës, por që për shkak të motit të keq u vendosën të shtyheshin për këtë të dielë, kanë bërë që 17 marsi të shpallet si “ditë pa makina” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” të kthehet në pedonale.

18:02
Makina përfundon në kanal, humb jetën një 17-vjeçare

Një adoleshente 17-vjeçare ka humbur jetën për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e kësaj të premteje, teksa udhëtonte në një automjet të drejtuar nga një tjetër bashkëmoshatar.

17:45
Elisa Spiropali: Edhe kur më kanë ofenduar, kjo ka qenë arma ime për t’ia dalë

Elisa Spiropali ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku foli për marrëdhëniet me të bijën, si edhe qëndrimin lidhur me situatën aktuale në politikë.

17:04
Eliminimi nga Kupa, Laçi ndryshon kreun e pankinës. Starova, në vend të Prengës

Disfata me Tiranën në Kupën e Shqipërisë solli ndryshime në pankinën e Laçit, me largimin e Besnik Prengës nga drejtimi teknik.

16:14
Basha-ambasadorëve: Mos u bëni palë me askënd, por me vlerat mbi të cilat qëndroni

Pas takimit me ministrin e Jashtëm çek në selinë e Partisë Demokratike, kryetari i opozitës Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediet, me në krah aleatët e tij në opozitë. Ai tha se me të patën mundësinë të shpalosnin edhe njëherë vlerat europiane, si thelbi i betejës opozitare.

16:05
Largimi i Ramës ditën e protestës, zgjuarsi apo dobësi?! Biberaj përgjigjet në “Top Talk”

Janë zhvilluar deri tani disa protesta të thirrura dhe organizuara nga opozita me data të përcaktuara, por në të gjitha protestat e zhvilluara para kryeministrisë, Rama nuk është gjendur në zyrë.

15:41
“Pse u ndava nga Brad Pitt”, rrëfehet Angelina Jolie

Angelina Jolie rrëfeu në një intervistë të rrallë televizive se pas ndarjes me Brad Pitt, ka ndjerë brenda vetes një boshllëk të madh.

15:37
Zonë e Lirë Ekonomike në Kashar; Veliaj: Do menaxhohet nga Bashkia

Tirana do të ketë një zonë të lirë ekonomike, e cila do të menaxhohet nga bashkia e Tiranës.

15:33
Djegia e mandateve, Schmidt: Kjo nuk është normale

Qeveria gjermane e ka kritikuar hapur opozitën shqiptare për bojkotimin e parlamentit, por raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm ne Bundestag, Christian Schmidt thotë se përgjegjëse për krizën është edhe qeveria.

15:13
Brexit, britanikët e Francës në ankth

Britanikët që jetojnë në Francë po i ndjekin me frymën pezull zhvillimet në Londër.

15:07
Masakra në Zelandën e Re, autori adhurues i nacionalistëve ballkanas

Njëri prej agresorëve të Christchurch-it në Zelandën e Re duket se ka qenë admirues i flaktë i nacionalistëve ballkanas dhe përpara se të hapte zjarr mbi njerëzit e pafajshëm në xhami, kishte vendosur një këngë që nderonte Radovan Karaxhiçin. Në faqen e tij të Facebook, Brenton Tarrant kishte postuar foto te simboleve nacionaliste të rajonit si dhe një deklaratë ku kritikohej ndërhyrja e SHBA në Kosovë.

15:02
Ekspozita e princ Vidit

105 vite nga krijimi i kabinetit të Princ Vidit dhe i njëjti përvjetor me ardhjen e tij në Shqipëri në Muzeun Kombëtar të Arsimit është çelur një ekspozitë me elemente të veçanta.

15:00
Rinisi puna për Velierën, arkeologë dhe PD kundër projektit

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe partisë demokratike në Durrës kanë protestuar kundër vendimit të gjykatës administrative të apelit për zbatimin e projektit dhe kërkuan sërish ndërprerjen e punimeve.

14:54
Një ujë të acartë për 10 mijë euro. Ju do ta bënit?! – VIDEO

Çfarë do të bënit për 10.000 euro?! Do të zhyteshit në ujëra të ngrira në mesin e një nate të acartë?

14:52
“Hapësira, forma dhe ngjyra”. Ekspozita me piktura e Enton Panaritit

Enton Panariti ka kohë që punon për çeljen e ekspozitës personale më të fundit të tij të quajtur Hapësira, forma dhe ngjyra”.

14:42
Intensifikohet transporti detar i mallrave me Kosovën

Në 15 ditët e para të muajit mars, tetë anije tregtare dhe dy të tjera Ro-Ro kanë transportuar mallra të ndryshme tranzit, që pasi u përpunuan në portin e Durrësit kanë vijuar udhëtimin me automjete drejt Kosovës

14:29
Pensionet nga Italia; Marrëveshja mungon ende

Ndonëse Shqipëria nuk ka një marrëveshje me Italinë për njohjen e kontributeve të emigranteve shqiptarë që prej vitesh kanë punuar atje e më pas janë kthyer. Disa prej tyre kane filluara t’i gëzojnë pensionit që marrin nga Italia.

13:37
Ndryshon kalendari i Champions, shkak shorti për ekipet e Manchester

Në Nion të Zvicrës shorti i Champions League përcaktoi përballjen e dy skuadrave angleze, Tottenham-City, duke evituar përplasjen mes dy ekipeve të të njëjtit qytet, pasi United do të diskutojë kualifikimin kundër Barcelonës.

13:27
Shorti i Europa League/Napoli- Arsenal, finalja e parakohshme

Në Nion të Zvicrës është hedhur mesditën e së premtes edhe shorti i fazës çerefinale dhe gjysmëfinale të Europa League. Napoli-Arsenal është çifti që spikat në këtë short.

13:12
Pezullimi i koncesionit të TEC Vlorë, ende nuk zbardhet pse nuk u bë tenderi

Pezullohet dhënia me koncesion e termocentralit të Vlorës. Ministria së infrastrukturës dhe energjisë nuk sqaron pse është bërë pezullimi edhe pse TEC-in para 2 muajsh e vizituan në terren 27 kompani, shumica të huaja që patën shprehur interes.

12:56
Champions/ Shorti përplas United-Barca; Juve dhe Liverpool me fat

Shorti i fazës çerekfinale të Ligës së Kampioneve rezervoi përballje të forta në turneun elitar të futbollit europian. Nga vazot e Nionit, u zbuluan çifte shpërthyes që premtojnë shkëndija si ajo mes Barcelonës dhe Manchester United.

12:56
BE: Djegia e mandateve cënon integrimin

Në prag të protestës së 16 marsit, BE ka apeluar për shmangien e dhunës, teksa ka ritheksuar se djegie në bllok e mandateve ka cenuar procesin e integrimit të vendit.

12:33
Basha për deputetët e rinj: U blenë si të ishin bagëti

Durrësi është ndalesa e kryeopozitarit Basha një ditë para zhvillimit të protestës së 16 marsit. Në takim me studentë dhe pedagogë të universitetit të qytetit bregdetar, Basha foli edhe për deputetët e rinj të cilët kundërshtuan vendimin politik për djegien e mandateve.

12:32
Reagon amb.SHBA: Qeveria legjitime. Ish-deputetët ta lënë të punojë për të ardhmen

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita, ambasada e Shteteve të bashkuara të Amerikës përmes një postimi në faqen saj zyrtare bëjnë thirrje për ruajtjen e qetësisë.

12:30
Wake Up/ Këngëtarja Enxhi Nasufi: Dëshira ime, një duet mes femrash të fuqishme

Këngëtarja Enxhi Nasufi ka marrë pjesë në festivale të ndryshme muzikore, ku ka spikatur për talentin e saj.

12:27
Wake Up/ Shqipëria prezantohet përmes videoartit në Vienë

Për herë të parë këtë vit është zhvilluar Festivali i videoartit shqiptar në Vjenë, ku ndër shumë vende të tjera ka marrë pjesë edhe Shqipëria.

12:26
Wake Up/ Studimi: Arsyet pse 51% shqiptarëve nuk shkojnë mirë me shefat

Anketa e Cilësisë së Jetës e Komisionit Evropian tregon se shumica e shqiptarëve nuk shkojnë mirë me shefin.

12:19
Masakra në Zelandën e Re, në armën e autorëve edhe emri i Skënderbeut

49 viktima dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i sulmit nga ekstremistët të djathtë në dy Xhami në Zelandën e Re. Fillimisht u dyshua se ishte një sulm kundër emigrantëve, por emrat e shkruar në armët e përdorur nga ta janë të personave evidentojnë faktin se objektiv i sulmit ishin vetëm myslimanët.

11:55
Vendoset data. Më 21 mars gjyqi kundër Tahirit

Në 21 mars Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë seancë paraprake për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

11:50
Gërdeci, 11 vite pa drejtësi! Përkujtohen viktimat e “vrasjes shtetërore”

Në atë shtëpi jetonte një grua që priste të bëhej sërish nënë. Një 3-vjeçar luante në oborrin vetëm pak metra larg repartit të vdekjes. Ajo ishte shtëpia e prindërve dhe vëllait të Afrim Deliut, i cili prej 3 muajsh gjendej në Afganistan. Pjesëtarë të familjes së Afrimit u prekën nga shpërthimi i fuqishëm i Gërdecit, mes të cilëve pati të vdekur dhe të plagosur rëndë.

11:44
Deputetë francezë në Tiranë: Palët të zgjidhin ngërçin

Dy deputetë francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy ndodhen në Tiranë, me synimin e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

11:42
Kërcënimi i Koresë së Veriut; Paralajmërohet rifillimi i testeve bërthamore

Shtetet e Bashkuara humbën një mundësi të artë me Korenë e Veriut gjatë samitit të fundit mes presidentit Donald Trump dhe liderit të vendit komunist, Kim Jong un.

11:29
Londra: BE të shtyjë Brexit

Parlamenti britanik ka aprovuar shtyrjen e Brexitit, megjithatë mungon shumica për të arritur një marrëveshje. Zgjatja varet nga përfundimi i votimit të tretë të marrëveshjes.

11:13
Ronaldo rrezikon përjashtimin nga Champions

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është në hetim për gjestin e pahijshëm që bëri në fund të ndeshjes kundër Atletico Madrid në Champions League.

11:00
Sekretet e aplikimit në një universitet amerikan

Dhjetëra prindër në SHBA, përfshirë dy aktorë të njohura Lori Loughlin dhe Felicity Huffman u akuzuan këtë javë për vepra penale sepse kishin paguar nën dorë shuma të mëdha parash për të blerë pranimin e fëmijëve të tyre në universitete të njohura.

10:33
Vuanin nga mungesa e theksuar e ujit, Bashkia zgjidhje për 6 zona të kryeqytetit

Banorët e zonave të Yzberishtit, Astirit, Kombinatit, Kodër Kamzës, Yrshekut e Kasharit shumë shpejt do të marrin zgjidhje për furnizimin me ujë të pijshëm cilësor dhe në sasinë e duhur.

10:24
1 milionë euro për fermë në Universitetin Bujqësor, Rama: Aktivizojmë një potencial të jashtëzakonshëm

Universiteti Bujqësor i Tiranës për herë të parë do të ketë fermën e saj didaktike në shërbim të studentëve dhe pedagogëve. Me vendim të qeverisë është kaluar një fond prej 1 milion euro në dispozicion të këtij projekti me një sipërfaqe prej 135 hektarë.

10:11
Meta në Azerbajxhan: TAP hap mundësi të reja bashkëpunimi

Në kuadër të vizitës në Baku, Presidenti Meta, u prit nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, me të cilin biseduan për mundësi të reja bashkëpunimi.

09:59
Kryemadhi: Më 16 mars të gjithë kundër qeverisë që grabit qytetarët e saj

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në selinë e LSI-së me strukturat drejtuese të LSI-së Tiranë. Kryemadhi foli në këtë takim për protestën e 16 Marsit, për të cilën tha se shqiptarët do të dalin në këtë protestë për hallet dhe shqetësimet e tyre dhe kundër një qeverie që I grabit qytetarët e saj.

09:39
Senati sfidon Presidentin Trump, voton kundër “emergjencës kombëtare”

Senati amerikan miratoi të enjten një rezolutë që kundërshton shpalljen e gjendjes së emergjencës kombëtare nga Presidenti Donald Trump lidhur me kufirin jugor të vendit.

09:29
Rritet bilanci i viktimave në Zelandën e Re, autorët transmetuan LIVE në FB sulmin

Ka shkuar në 49 numri i viktimave në sulmet ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, bilanc që pritet të rritet për shkak të numrit të madh të të plagosurve.

09:22
Lezhë/ Përplasen dy automjete, plagosen dy të rinj

Në autostradën Lezhë- Mamurras, në fshatin Gjormë, mjeti me drejtues shtetasin A.L.30 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.L. 48 vjeç, banues në Tiranë.

08:53
Plagos me armë zjarri furrxhiun, arrestohet 26-vjeçari

Një konflikt pronësie ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve në Kavajë, duke lënë një person të plagosur.

08:20
Sulme në dy xhami në Zelandën e Re, dhjetëra të vrarë

40 të vdekur e mbi 20 të plagosur rëndë janë viktimat e të shtënave në dy xhami të Christchurch-it, në Zelandën e Re.

05:48
Erdogan: Anulimi i kontratës për blerjen e sistemit mbrojtës rus, i pamundur

Nuk është e mundur që Turqia të tërhiqet nga një marrëveshje me Rusinë, për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore, S-400, tha të enjten presidenti Tayyip Erdogan.

04:45
Rikthim i rëndësishëm në vazhdimin e serialit “Piratët e Karaibeve”

Johnny Depp nuk do të jetë më Jack Sparrow në filmin e ri të sagës “Pirates of the Caribbean”, që do të realizohet nga “Disney”.

03:59
Denzel Washington rikthehet me një film thriller

Denzel Washington do të jetë protagonisti i “Little Things”, filmi thriller i prodhuar nga “Warner Bros”.

03:03
Selena Gomez lajmëron një album të ri së shpejti

Aktorja e famshme Selena Gomez ka lajmëruar fansat e saj se shumë shpejt do të vijë me një album të ri për të cilin po punon fort.

02:34
Zidane merr dhuratën e parë, vjen një mbrojtës nga Porto

Zinedine Zidane nuk humbet kohë dhe kryen goditjen e parë në merkato. Kështu shkruajnë mediat spanjolle, sipas të cilave Real Madrid ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Eder Militao.

01:56
Senati miraton rezolutën për publikimin e raportit të hetimit ndaj Trump

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë jo-detyruese të enjten duke bërë thirrje që raporti i ardhshëm i Robert Mueller për hetimin e mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, të jetë i hapur për Kongresin dhe publikun.

00:28
Pompeo: Kemi larguar të gjithë diplomatët nga Venezuela

Të gjithë diplomatët amerikanë që kishin mbetur në Venezuelë, u larguan nga vendi të enjten, në mes të një krize politike mbi legjitimitetin e rizgjedhjes së presidentit Nicolas Maduro në vitin 2018, tha sekretari i shtetit Mike Pompeo.

E enjte, 14 Mars 2019
23:52
Blerja e sistemit raketor rus nga Turqia, problem për NATO-n

Porositja e sistemit raketor S-400 nga ana e Turqisë paraqet një problem të sigurisë kombëtare për NATO-n, e cila nuk do të ishte në gjendje të vendoste avionë F-35 së bashku me sistemet ruse, thanë zyrtarët e lartë të SHBA-ve të enjten.

23:38
Të shtëna me armë te Komuna e Parisit, plagoset një 26-vjeçar

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur te Komuna e Parisit në Tiranë, mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, ndërsa raportohet se një person ka mbetur i plagosur.

23:34
Europa League/ Slavia Prague bën mrekullinë, kualifikohet Arsenali, eliminohet Interi

Edhe sezoni 2018-2019 mbyllet pa asnjë trofe për Interin që u eliminua nga Eintracht i Frankfurtit në raundin e 1/8-ave të Europa League.

23:00
Anastasia Kvitko, një ruse që “të lë pa frymë” (Foto)

Anastasia Kvitko u bë e famshme për krahasimin e saj me seks-simbolin Kim Kardashian, por vetë modelja ruse theksoi se është shumë më e bukur nga amerikania.

22:45
Protesta e 16 marsit, Mesila Doda në “Open”: Pa zgjedhje rrezikohet konflikt civil

Një muaj pas protestës së dhunshme të 16 shkurtit, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, si dy forcat kryesore të opozitës shqiptare, kanë kërkuar një pjesëmarrje më masive për protestën e dytë të 16 marsit, tashmë që deputetët e opozitës janë kthyer në ish-deputetë pas dorëzimit të mandateve.

21:38
Konflikti për pronën te Petro Nini, pronari ofron marrëveshje në “Open”: Ata fëmijë nuk i lë në rrugë!

Konflikti i ndodhur pak ditë më parë për një pronë, shtëpi banimi, në zonën e lakmueshme të kryeqytetit, pranë gjimnazit “Petro Nisi Luarasi”, ishte në qendër të debatit në emisionin “Open” nga Eni Vasili në ekranin e Top Channel këtë të enjte.

20:57
Barnier, pas “shtyrjes” së Brexit: Pakti është aty! Dalja pa marrëveshje, pasoja të rënda

Pas rezultatit aspak të pritshëm nga ana e Bashkimit Europian, të votimeve gati treditore në Dhomën e Komunëve të Britanisë së Madhe mbi çështjen jetike të “Brexit”-it kur kanë mbetur dy javë nga afati i përcaktuar për shkëputjen e ishullit nga blloku, ka reaguar edhe kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier.

20:50
Kryebashkiaku i Pustecit mungon për 14 muaj në punë, rrogën e merr të plotë

Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko ka munguar 14 muaj në punë, por është paguar njësoj sikur ai të kishte qenë në punë. Rreth 13 milionë lekë janë shpërdoruar nga fondet publike për të paguar kryetarin, pa punuar asnjë ditë për plot 14 muaj.

20:24
Historia monstruoze! Babai përdhunonte prej dy vitesh vajzën 9-vjeçare

“Fiks Fare” solli mbrëmjen e së enjtes një ngjarje të rëndë, që ka ndodhur në një familje shqiptare në Orikum të Vlorës. Babai përdhunonte sistematikisht vajzën e tij 9-vjeçare, e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

20:07
Gjyqtarët s’ka kush i heton. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ende s’ekziston

Ka mbetur edhe një javë kohë për çdokënd që pretendon postin e Inspektorit të lartë të drejtësisë, institucionit më të ri të Reformës në Drejtësi, i cili nuk ekziston ende, e që duhet të hetojë gjyqtarët dhe prokurorët e dyshuar për shkelje administrative.

19:34
Bujqësia, 4 herë më pak fonde. Përjashtohen nga ndihma edhe serrat

Fermerët që presin mbështetje financiare nga shteti, këtë vit do të mbeten duarbosh. Qeveria ka ulur në mënyrë drastike fondin e subvencioneve në bujqësi për këtë vit, duke e rrudhur në vetëm 4.5 milionë dollarë, nga 20 milionë dollarë që ka qenë mesatarisht gjatë viteve të fundit.

19:09
Britani, deputetët kërkojnë nga BE-ja shtyrjen e “Brexit”-it. As referendum të dytë, as frerët e Mayt

Pas refuzimit të marrëveshjes së rakorduar mes kryeministres Theresa May dhe Brukselit, e opsionit tjetër të shkëputjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje një ditë më parë, dita e tretë impenjative në Dhomën e Komunëve i pa ligjvënësit britanikë të votonin edhe kundër opsionit për mbajtjen e një referendumi të dytë mbi “Brexit”-in, duke vendosur përfundimisht ta hedhin topin në fushën e Bashkimit Europian, përmes kërkimit të shtyrjes së procesit për rinegociimin e marrëveshjes.

18:34
Basha reflekton për listat: Të heqim maliqësit, të fusim intelektualët

Krahas qytetarëve, Lulzim Basha ka ftuar edhe intelektualët të bëhen pjesë e aksionit opozitar për largimin e Edi Ramës. Kreu demokrat, para artistëve shfaqi shenja reflektimi për gabimin e tij për kandidatët, të cilët i futi në lista dhe tani po ulen në Kuvend.

17:55
Kosova, rikthime e debutime për ndeshjet me Danimarkën e Bullgarinë

Në ndeshjet e këtij muaji, kur Kosova do të impenjohet fillimisht në një miqësore e më pas në një përballje zyrtare futbollistike, bien në sy rikthimet dhe debutimet.

17:47
FSHF, modifikohet kalendari i sezonit futbollistik. Epilogu, më 2 qershor

Ndërprerja e të gjitha aktiviteteve futbollistike, pas dhunës në stadiumin e Kamzës, ka bërë Federatën Shqiptare të Futbollit të modifikojë edhe kalendarin nga muaji mars deri në fundin e sezonit.

17:44
Komedia që shkon për dreq; Rivihet në skenën e ArTurbina

Dëshironi të dini se cfarë ndodh mbrapa kuintave të një teatri kur në fakt është duke u dhënë një komedi mes aktorëve që nuk janë aspak aktorë dhe incidentet që pasojnë njëra tjetrën shkaktojnë të qeshura të mëdha tek publiku.

17:33
Pas drekës me presh dhe vezë, Valbona Mema zbulon çfarë do të ketë për darkë

E ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, Valbona Mema dhuroi plot të qeshura dhe batutë, duke ndarë detaje nga përditshmëria e saj.

17:31
Valbona Mema, në superformë. Askujt s’ia merr mendja sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Valbona Mema ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për promovimin e këngës së re “ Tironse kom lè”.

17:00
Të lodhur nga racizmi, “të zinjtë” e Belgjikës ndryshojnë ngjyrë

Të lodhur nga akuzat e racizmit, pjesëtarët e grupit “Les Noirauds”, që e shënon sezonin e përvitshëm të karnavaleve në Belgjikë duke lyer fytyrën me të zezë, i kanë ndryshuar ngjyrat e tyre.

16:31
Kritika gjermane për opozitën: Parlamenti të mos anashkalohet

“E konsiderojmë të papërgjegjshëm bojkotin e Parlamentit nga partitë opozitare. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë”.

16:24
Mjeku Harxhi pranon korrupsionin mes bluzave të bardha: Duhet katarsis, dhuna e papranueshme!

Tipologjia e dhunës ndaj bluzave të bardha është për shkaqe të ndryshme. Kryesisht në opinionin publik ekziston perceptimi që bluzat e bardha dhe njerëzit e drejtësisë janë më të korruptuarit. Por a mund ta ulë këtë fenomen një katarsis i brendshëm?

16:12
Dhuna ndaj bluzave të bardhave, mjeku Harxhi në “Top Talk”: S’ndalemi vetëm me protestën

Rastet e përsëritura të dhunës ndaj bluzave të bardha në spitalet e vendit kanë nxjerrë personelin mjekësor në protestë sensibilizuese duke kërkuar edhe disa ndryshime të cilat do të ulin këto raste.

15:31
PS refuzon mandatet e PD; Në Kukës po mbyllet lista e emrave për zëvendësimet

Partia Socialiste nuk do të pranojë të marrë mandate nga ato të opozitës, në qarqet ku pritet të shterojnë listat e kandidatëve pa arritur të plotësohen vakancat në Parlament.

15:17
Tirana feston të dielën; Vendimi i Veliajt për shkak të motit të keq

Ndryshe nga vitet e tjera në Tiranë këtë 14 mars nuk është festuar, edhe pse në rrugë të kryeqytet nuk mungonin ballokumet apo veroret që janë simbol i kësaj feste pagane.

14:46
Beto O’Rourke nis rrugëtimin për President i SHBA

Ish-kongresmeni i Teksasit, Beto O’Rourke deklaroi publikisht se do të kërkojë emërimin demokrat për kandidat në presidencialet e 2020-tës, duke i dhënë fund kështu muaj të tërë spekullimesh mbi vendimin e tij.

14:22
Përfundon rikonstruksioni i Godinës 5 në QS, Veliaj: Mbajmë premtimin që iu dhamë studentëve

Godina numër 5 në Qytetin Studenti në Tiranë, ka marrë një pamje tjetër, pas ndërhyrjes në një kohë të shkurtër në kuadër të Paktit për Universitetin.

14:12
Rama dhe Basha në Elbasan; Ndryshojnë axhendën e vizitave, shmanget përballja

Mëngjesin e të enjtes, kryedemokrati Basha ishte në Elbasan me rastin e ditës së verës. Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike njoftoi se ai do të zhvillonte ecje nëpër qytet si dhe takime me qytetarët, por duket se diçka ndryshoi në axhendën e tij.

14:06
Festa e Ditës së Verës; Elbasani zgjuar që nga mesnata

Elbasani e priti në shesh Ditën e Verës. Koncerti i madh i organizuar për te pritur ardhjen e stinës së bukur, mbajti mijëra qytetare ne shesh deri në orët e para te mëngjesit.

13:49
Brexit, votim për shtyrje; Pritet kërkesa për ta shtyrë daljen përtej 29 marsit

Theresa May do të bëjë përpjekjen e tretë javën e ardhshme për të kaluar në Parlament marrëveshjen e saj të largimit nga Bashkimi Europian.

13:40
Arrestohen fajdexhinjtë në Shkodër. Në pranga noterë e policë, sekuestrohen paratë

Gjatë përgjimit të një grupi kriminal në Shkodër në muajin janar, policia zbuloi një grup prej 16 personash, që në bashkëpunim me njëri-tjetrin jepnin parà me përqindje në mënyrë të paligshme.

13:39
Jelekverdhët u manipuluan nga rusët. Lajmet e rreme u shpërndanë 105 mln herë

Në mesin e grupeve të “jelekverdhëve” në internet kanë qarkulluar lajme të rreme, e ato janë parë në total mbi 105 milionë herë ndërmjet muajve nëntor dhe mars.

13:19
Kritika për Kosovën; Ambasadori i SHBA flet pas raportit të DASH

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett deklaroi se Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni, sulmet kundër gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa një proces të rregullt dhe dhuna kundër pakicave.

13:00
Durrës, mbërrin nëndetësja turke TCG Prevezë – FOTO

Në portin e Durrësit është ankoruar nëndetësja turke “TCG Preveze”.

13:00
Wake Up/ Historia e gjyshes dhe nipit 7-vjeçar që ngjisin malet

Ladi Sulo, është 58 vjeçe dhe nipi i saj Markus është 7 vjeç e gjysmë dhe ka nisur të ngjisë malet që në moshën 3 vjeç. Nipit nuk i pëlqejnë lodrat elektronike, apo telefonat por dëshiron që kohën ta kalojë në natyrë.