E konfirmon Gregori, në tërmetin e Durrësit humb jetën shoqja e ngushtë e djalit të kryeministrit Rama

28/11/2019 07:24

Mbrëmë u aludua në media se një ndër viktimat e tërmetit në Thumanë ishte edhe e fejuara e djalit të madh të kryeministrit Rama, Gregorit.

Lajmin për vdekjen e një të personi të afërt e ka konfirmuar vetë Gregor Rama. Ai konfirmon lajmin me anë të një story në Instagram.

E ndjera ishte shoqja e ngushtë e Gregor Ramës.

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe njeriu im i afërt sëbashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrur deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare”- shkruan Gregor Rama në storyn e tij.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel