E martë, 18 Qershor 2019
14:36
Wake Up/ Gëzim Tushi: Baballarët që marrin leje lindjeje, revolucion për shoqërinë

Qershori, është muaji i prindërimit dhe leja e lindjes për baballarët. Nga një statistikë e fundit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore vetëm 6 muajt e fundit të vitit 2019 rastet e baballarëve që kanë përfituar lejen e lindjes në vend të nënave janë 72.

14:27
Bota ka 7.7 miliardë njerëz, nga 1950 popullsia është trefishuar

Raporti i fundit i OKB-s tregon se globi sot ka 7,7 miliardë banorë, apo trefishin e popullsisë që ka pasur më 1950, kur Kombet e Bashkuara nisen të hartojnë raportet mbi perspektivat e zhvillimit të saj. Bota  nuk ka pasur kurrë kaq njerëz sa sot.

14:20
Turistët pushtojnë Korenë e Veriut, Peniani vendos kufizime për shkak të numrit të lartë

Turistet kinezë kanë pushtuar Korenë e Veriut; interesi është kaq i madh sa Peniani është detyruar të vërë një kufi për mbërritjet. Gati 70 vjet pasi Mao Ceduni dërgoi miliona ushtarë për t’i shpëtuar trupat e Kim il Sung nga disfata, ndërsa burrat e gjeneralit Douglas MacArthur marshonin në gadishullin Korean, Kina mbetet mbështetja e vetme diplomatike e vendit të izoluar ndërkombëtarisht dhe njëkohësisht, partnerja e tij më e madhe e tregtisë dhe një burim i vazhdueshëm ndihme.

14:09
Shitet piktura e parë e Gauguin/80 mijë euro për kryeveprën e mjeshtrit post-impresionist

Piktura e parë e Paul Gauguin ( Pol Gogenit), e realizuar në teknikën akuarel kur ai ishte vetëm 17 vjeç, u shit në ankand për 80.000 euro. Piktura, e firmosur nga Gogeni 2 korrikun e vitit 1865, tregon një bujtinë zvicerane dhe është dëshmi e qartë e talentit të atij që do të shndërrohej në një mjeshtër të madh post-impresionist.

13:58
Nis me fitore Copa America, Kili i shënon 4 gola Japonisë

Kili e nis me një fitore të lehtë mbrojtjen e titullit në Copa America. Skuadra  kiliane mundi në ndeshjen e saj të parë në këtë kompeticion, Japoninë me rezultatin e thellë 4-0. Ishte një ndeshje që duket se nuk pati histori me amerikano-latinët që dominuan totalisht këtë ndeshje përballë skuadrës japoneze.

13:42
Foto komike të njerëzve të gjatë

Kur njerëzit janë të shkurtër, ata dëshirojnë të jenë të gjatë – por njerëzit në këtë listë nuk janë shumë të lumtur.
Kjo është një listë fotografish e njerëzve të gjatë, që përpiqen të kryejnë detyra të zakonshme për një botë që nuk është projektuar për ata.

13:10
Paralajmërimi i Avramopoulos, Meta: Të merren masa për të mos dëmtuar lirinë e shqiptarëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për zhvillimet e fundit që lidhen me një rikthim të mundshëm të regjimit të vizave për shqiptarët. Meta thotë se po vëren me shqetësim të thellë këtë situatë, sidomos pas depozitimit të kërkesës së Holandës për pezullimin e vizave dhe deklaratës së komisionerit Avramopoulos që paralajmëroi së fundi masa kundër Shqipërisë.

12:50
Zjarri në Elbasan/ Helikopter për të evakuuar banorët e bllokuar

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një apartament në lagjen “Dyli Haxhire Myzyri” në qytetin e Elbasanit duke mbajtur në panik e ankth për më shumë se dy orë qindra banorë të këtij pallati 12 katësh.

12:44
Komisioni i Ekonomisë miraton kontratat për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat

Komisioni parlamentar i ekonomisë miratoi vetëm me votat e maxhorancës dy kontratat e koncesioneve për rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

12:18
Soreca: KPK të shpejtojë punën për Gjykatën Kushtetuese dhe SPAK-un

Një ditë më parë ambasadori i BE-së Lugi Soreca u takua me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Genta Tafa, për të diskutuar procesin në vazhdim të vettingut në kontekstin e reformës në drejtësi.

12:16
Kurse për nënat e reja/ “Mbreteresha Geraldinë” i mëson para lindjes së bebes

Nënat e reja të cilat sjellin për herë të parë një bebe në jetë, nuk u mëson askush se si të sillen me beben në momentet e para apo si mund ta lajnë .

12:15
Prerja e pemëve për ndërtime /Banorët në Durrës kundër: Ka rrezik

Kurora e gjelbër e qytetit bregdetar vijon të shkatërrohet nga prerja e pemëve që i lënë vend ndërtimit të godinave të larta në një nga zonat më të bukura të Durrësit.

12:02
Studim në Shqipëri/Studentët e Marsejës temë për impaktin e turizmit në mjedis

Në Vlorë këtë sezon nuk sheh vetëm turistë. Këta studentë franceze që po bëjnë praktikën mësimore në brigjet dre malet e qytetit shqiptar, për të cilin dinin shumë pak, para se të vinin në Shqipëri.

12:00
Nuk ka datë për negociatat, vetëm deklaratë. Gjermania: Vendimi në shtator ose në tetor

Ministrat e Jashtëm të BE pritet të nxjerrin vetëm një deklaratë për rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën e nuk do të japin një datë përfundimtare për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

11:50
Ministri Lleshaj: Siguria e Bashës nuk është e kërcënuar

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar nga Vlora se nuk ka informacion se siguria e kreut të opozitës, Lulzim Basha, të jetë e kërcënuar në mënyrë specifike.

11:37
Sheshi “Skëndërbej” vlerësohet me çmimin e parë në Spanjë

Pas vlerësimit që mori në bienalen e Çikagos, çmimit prestigjioz europian për “Hapësirën Publike Urbane 2018” në Barcelonë dhe çmimit të dytë për Arkitekturën Bashkëkohore 2019 që u akordua nga Bashkimi Europian, sheshi “Skënderbej” vijon të tërheqë vëmendjen e profesionistëve ndërkombëtarë të arkitekturës, si një nga hapësirat që ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm.

11:28
I përmendin Grezdën, shikoni si reagon Nevina në Procesin Sportiv

Pak muaj në portale të ndryshme qarkulloi lajmi se mes moderatores së Procesit Sportiv Nevina Shtylla dhe futbollistit të Kombëtares Eros Grezda mund të kishte nisur një histori dashurie.

11:06
Sërish tensione në Shkodër për KZAZ-të, Ademi: Policia po synon nxitjen e konfliktit dhe dhunës

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka dalë në konferencë pas tensioneve që janë rikthyer mëngjesin e sotëm në një prej KZAZ-ve të kësaj bashkie. Ademi deklaroi se “të mbështetur nga Policia e Shtetit sot në mëngjes, persona të paidentifikuar kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit, por nuk ia kanë dalë, pas ndërhyrjes së policisë bashkiake.”

10:55
Fruti ekzotik i ka shpallur “lufte” Indisë, shkon në 100 numri i viktimave

 “Më shumë se 100 fëmijë në shtetin indian të Biharit  kanë gjetur vdekjen nga një virus potencialisht i lidhur me konsumimin e frutit lychees”, thanë autoritetet shëndetësore.  

10:43
 “Bouillon”, restorantet franceze që po joshin turistët dhe vendasit

Parisi ka rizbuluar oreksin e tij për restorantet e famshme “Bouillon”, ku shërbehet ushqim klasik francez me çmime modeste. Majoneza e “Bouillon Pigalle” – është votuar së fundi si më e mira në botë, e një ripërtëritje të ndjeshme po njohin së fundi edhe vende të tjera ku mund të hahet shumë mirë edhe me 20 euro.

10:28
Arrestohet Michel Platini

Michel Platini është arrestuar në Francë si pjesë një hetimi për korrupsion në procesin përzgjedhjes së Katarit si organizator për Kupën e Botës 2022. Hetimet për përzgjedhjen e fituesit të Botërorit 2022 kanë disa vite që zhvillohen në Zvicër, Francë dhe madje në SHBA.

10:23
Video/ Petrit Vasili: Dëgjoni se si Rama mohonte se ishte pjesë e përgjimeve

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, më 18 maj, ku mohonte se ishte pjesë e përgjimeve që gazeta gjermane ‘Bild’ ka siguruar nga dosjet 339 dhe 184 të Prokurorisë shqiptare.

10:18
Lonely Planet: Këto janë 10 rajonet më të mira turistike për 2019

Nga lartësitë sublime skoceze në Normandinë historike – hidhini një sy në përzgjedhjen e Lonely Planet të 10 destinacioneve më të mira për t’u vizituar në vitin 2019.

09:56
Shpërndau videon e terrorit në Christchurch, një person dënohet me dy vite burg

Një burrë në Zelandën e Re është dënuar me gati dy vite burg sepse shpërndau videon e sulmit terrorist në xhaminë e Christchurch, ku mbetën të vrarë 51 njerëz.

09:38
Konfirmohet në detyrë kreu i Gjykatës Administrative të Apelit

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit Kastriot Selita është konfirmuar sot në detyrë.

09:37
Negociatat/ Nis sot takimi i Këshillit Evropian, pak shpresa për Shqipërinë

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të hapin sot takimet e Këshillit Evropian ku do të diskutohen çështjet më me rëndësi për unionin. Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë një nga temat kryesore të takimit, me fokus raportin e Komisionit Evropian ku rekomandohet hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

09:12
Lëndoi kaviljen gjatë xhirimeve të “007”, shërohet Daniel Craig

Dëmtimi që Daniel Craig mori në muajin maj gjatë xhirimeve të “Bond 25”, ishte i rëndë dhe shkaktoi mjaft shqetësim. Por aktori i famshëm duket se e ka marrë veten mjaft mirë dhe është gati të kthehet në shesh-xhirim.

08:55
Tatuazhet më të bukur që janë bërë në qafë

Tatuazhet në qafë kanë shumë sukses sot, megjithëse ideja për të duruar gjilpërën rreth veshëve nuk iu pëlqen shumë njerëzve. Por, si me të gjitha tatuazhet, një tatuazh në qafë mund të admirohet për bukurinë e tij, dizajnin e tij ose efektin që merr, pavarësisht nëse dëshirojmë apo jo.

08:45
Po trafikonte zogj nga Guajana, arrestohet në kufi 39-vjeçari

Një burrë nga Connecticut është akuzuar për tentativë kontrabande të 34 zogjve të rrallë, të familjes së finchëve. Ai i kishte futur shpendët në bigudina flokësh dhe u arrestua në doganë. 

08:25
Këto foto të pafajshme do ju ngrenë humorin

Ndonjëherë fëmijët janë pengesë për të dy prindërit dhe fëmijët. Eksplorimi i realitetit në mënyrë të pashmangshme çon në konflikte që fëmijët i zgjidhin me një krijimtari të caktuar.

08:13
Bild Zeitung: Shqipëria, rrezik për Ballkanin. Po degradon në një republikë të mafies

Bild Zeitung boton një artikull, ku bën fjalë për manipulim zgjedhjesh më 2017 në Shqipëri​ duke i bashkangjitur edhe protokolle nga përgjime telefonatash. Ndërsa “Neue Zürcher Zeitung” i kushton një analizë procesit të afrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

06:26
Chelsea i thotë jo Barcelonës për Willian

Chelsea ka marrë një ofertë konkrete për njërin nga yjet e skuadrës. Bëhet fjalë për braziliani Willian.

06:09
Manchester ‘lan’ në para Pogban për të mos u larguar, njihuni me ofertën

Merkatoja sa vjen dhe bëhet me e nxehtë në këto ditë. Të shumta janë ekipet që po shfrytëzojë çdo minutë për ta marrë yjet e çdo pozicioni.

05:31
Bien me 19% investimet e buxhetit për 5 muajt e parë të vitit

Investimet e buxhetit ranë me 19 për qind ose 40 milionë euro në 5 muajt e parë të vitit, teksa qeveria ka shpenzuar me pak para në projektet publike. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për për periudhën janar-maj të këtij viti, investimet e qeverisë ranë në 180 milionë euro nga 220 euro milionë që ishin për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

05:20
Banorët e Fierit ankohen, gropat ekologjike po i rrezikojnë jetën

Gropat ekologjike në tre fshatra të Fierit, vazhdojnë të jenë rrëziku për jetën e banorëve për shkak të mbetjeve të naftës dhe lëngjeve të kontaminuara duke u kthyer në burim serioz i sëmundjeve.

04:58
Mogherini/ Shqipëria meriton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian

Përpara takimit të rregullt të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së në Luksemburg, shefja e politikës së jashtme te BE-së, Federica Mogherini, ritheksoi nevojën e hapjes së negociatave për Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut.

04:13
Vdes ikona e modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Artistja amerikane dhe ikona e modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Gloria Vanderbilt ka vdekur në moshën 95 vjeçare.

03:49
Sulme kamikaze nga grupi terrorist, 30 të vdekur dhe 42 të plagosur

Nigeria është përgjakur sërshi pasi 3 shpërthime kamikaze kanë ndodhur në veri-lindje të vendit. Sulmet u shkaktuan nga grupi i njohur terrorist Boko Haram.

03:12
Shorti në Champions / Vazot e Partizanit dhe Shkëndijes

Mesditën e kësaj të marte në Nion, skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në Ligën e kampioneve do të mësojnë kundërshtarët e tyre, Partizani i kualifikuar nga Kategoria Superiore dhe Shkëndija e Tetovës kampione e Maqedonisë së Veriut.

02:17
Vdes në gjykatë ish presidenti

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, ka vdekur në gjykatë, pas një seancë në procesin që po zhvillohej kundër tij.

01:48
Paralajmëron Avramopulos, kujdes me azilkërkimin që po njeh rritje

Komisioneri europian për emigracionin Dimitris Avramopulos ka dalë me një paralajmërim të hapur: nëse shtohen hyrjet legale për azil, BE-ja do të marrë hapa.

01:01
Policia merr në ruajte KZAZ-të edhe në bashkitë ku drejtojnë demokratët

Policia e Korçës ka marrë në ruajtje ambientet ku po punojnë 7 Komisionet e organizimit të zgjedhjeve për bashkitë e Qarkut të Korçës.

00:28
Basha: Rama në pushtet nga krimi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat mbrëmjen e kësaj të hëne, u shpreh se çdo njeri e ka kuptuar se kryeministri Rama ka ardhur në pushtet përmes bashkëpunimit me krimin.

E hënë, 17 Qershor 2019
23:43
Surpriza/ Atletiko Madrid mposht kundërshtarët, rrëmben talentin portugez

Është një ndër lojtarët më premtues në botën e futbollit dhe ai kërkohet nga ekipet më të mira të futboolit si: Real Madrid, Manchester City, Juventus etj.

22:42
Fener apo Galatasaray, Muriqi në fokusin e gjigantëve

Fenerbahce dhe Gallatasaraj impenjohen çdo sezon në futbollin turk në përballje sfiduese në fushën e lojës, por tani gjigantët e Stambollit po luajnë një mini-derbi për një futbollist cilësor.

22:36
Neritan Ceka për përgjimet: Janë të pandreqshëm; e papranueshme toleranca për vjedhjen e votave

Neritan Ceka, themelues i Partisë Demokratike, tha në emisionin ‘Open’ në Top Channel se ndihet i turpëruar nga situata ku ndodhet vendi, për shkak se ka qenë deputeti i parë në Parlament i një partie të pavarur. Për këtë arsye, tha Ceka, në ndonjë rast e kam tepruar (me deklarata).

22:12
Vendet më të fuqishme të BE-së bashkojnë forcat që të ulin varësinë nga SHBA

Ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë, Francës dhe Spanjës kanë firmosur një marrëveshje që të zhvillojnë një avion luftarak europian.

21:53
‘184’ në Bild, Lulzim Basha: Të flaket iluzioni për bashkëpunim demokratik me Ramën

Përgjimet e fundit të dosjes 184, të publikuara në gazetën gjermane, Bild, kryeopozitari Lulzim Basha i konsideron konfirmim të drejtësisë së kauzës dhe rrugës që ka ndjekur opozita. Ai theksoi se të gjithë ata që kishin iluzionin për bashkëpunim demokratik me kryeministrin Edi Rama, sot duhet ta flakin tutje.

21:41
“Çunat janë problematikë”, Gjiknuri reagon për përgjimet: Spekulime për të njollosur fitoren

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të reja nga gazeta gjermane, Bild, ku ai ishte regjistruar teksa fliste për “çunat problematikë” që kishte çuar pranë shtabit elektoral në Dibër.

21:31
Përgjimet/ Spiropali në ‘Open’: Dosjet nuk mund të përdoren për të shantazhuar kryeministrin

Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali e konsideroi “një çorbë e ngatërruar nga disa shërbëtorë të Berishës në prokurorinë e shtetit” publikimin e përgjimeve të dosjes 184 nga gazeta gjermane, Bild. Sipas Spiropalit, këta prokurorë i kanë mbajtur dosjet për shantazh.

21:00
Fiks Fare/ Skandaloze! Policia e Korçës tallet dhe fyen rëndë qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e Policisë së Korçës, ku punonjës dhe oficerë të policisë, ofendojnë dhe sorollatin një qytetar. Leonard Shehu ankohet se mbrëmjen e datës 12 qershor është shoqëruar në polici, si person i dyshuar për një vjedhje në Korçë.

20:56
Pleqtë pa fëmijë vendosin të vetëvriten bashkë

“Asnjëri nga ne nuk do të jetojë pa tjetrin”, ishte shkruar në letrën e vetëvrasjes së 80-vjeçarit Hauard Titerton, dhe gruas së tij 78-vjeçare, Zhaklinë.

20:56
Fiks Fare / VOA, zëri zyrtar i SHBA-së?! Dy qëndrimet e PD-së per VOA-n

VOA, apo siç njihet në shqip Zëri i Amerikës, është vlerësuar apo gjykuar për artikujt e saj, por ka edhe nga ata që kanë standard të dyfishtë. Për më tepër ndiqni kronikën e Fiks Fare.

20:37
Mbledhja e Kryesisë/ Kryemadhi: U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve

Në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e konsideroi tepër të rëndë situatën politike dhe për këtë bëri përgjegjës kryeministrin Edi Ramën dhe ‘Rilindjen’.

20:09
Gara për kryeprokuror/ KLP shtyn afatin për të verifikuar katër kandidatët

Këshilli i Lartë i prokurorisë shtyu afatin për të verifikuar kushtet e katër kandidatëve që konkurrojnë për vendin e prokurorit të përgjithshëm, një post që nga dhjetori 2017 mbahet përkohësisht nga prokurorja Arta Marku.

20:02
Basha refuzoi prokurorët. E njëjta strategji që në dosjen e Rrugës së Kombit

Nuk është hera e parë që Lulzim Basha e refuzon prokurorinë, pavarësisht deklaratave të tij ku deklarohet i gatshëm për të dale para prokurorëve.

20:01
Përgjimet e Arben Keshit, zëdhënësja e PD: Në 2016-ën bëmë kallëzim penal ndaj tij

Arben Keshi, drejtor në Ministrinë e Brendshme, ishte personazhi kryesor në përgjimet e publikuara sot nga gazeta ‘Bild’ dhe që i përkasin dosjes 184 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Keshi është regjistruar teksa bisedon me zyrtarë të lartë, përfshirë kryeministrin Edi Rama, për zgjedhjet në Dibër.

19:54
Çernobil, modelet e Instagramit qortohen për mungesë respekti

“Është si të shkosh në Aushvic e të bësh foto lakuriq”.

19:06
Qeverisë i aktivizohen padashur filtrat e Facebook në konferencë “live”

Partia qeverisëse kërkoi falje pasi transmetimi i konferencës për shtyp në Facebook përfundoi me një gafë.

18:56
Përgjimet e Bild, Vasili: Rama të largohet nga zyra menjëherë

Petrit Vasili, ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, për shkak të audio-përgjimeve të publikuara sot nga gazeta Bild.

18:40
Gazetari gjerman replikon me Ramën: Padi sepse kam fyer “lartmadhërinë”? Kasetat janë origjinale

Gazetari gjerman, Peter Tiede ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit paralajmëroi se do e padisë në Gjermani për shkak të publikimeve të përgjimeve nga dosjet 339 dhe 184.

18:12
Sëmundjet e shkaktuara nga mushkonjat mund të rezultojnë vdekjeprurëse

Vitin që lamë pas numërohen disa raste të sëmundjeve të shkaktuara nga pickimet e mushkonjave, të cilat në disa raste kanë përfunduar dhe fatale.

18:11
Mohamed Morsi vdes në Gjykatë

Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, 67 vjeç, ka vdekur në Gjykatë, pas një seancë në procesin që po zhvillohej kundër tij.

18:00
Rama hap ‘luftë’ ligjore: Gazetarin e ‘Bild’ do e çoj në gjykatat gjermane

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të nisë një luftë ligjore me gazetarin e gjermanes ‘Bild’, Peter Tiede, i cili ka publikuar materiale nga dosjet 184 dhe 339 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sot u publikua edhe një audio-përgjim i Ramës me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme.

17:53
Pjesë e dosjes 184, Pjerin Ndreu: Përgjimet janë indicie, por jo prova

Kandidati për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu është një prej politikanëve që është përfshirë në skandalin e përgjimeve të dosjes 184, të publikuara sot në gazetën gjermane, Bild. Reagimin e tij, Ndreu e nis duke theksuar se “përgjimet janë indicie, por jo prova.”

17:22
Përgjimet e ‘Bild’, Donika Prela ngre dyshime mbi autenticitetin e audiove të publikuara

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimeve të tjera nga gazeta gjermane, Bild, duke ngritur dyshime mbi autenticitetin e materialeve.

17:09
Presionet ndaj mësuesve në Dibër: Vota të deklarohet haptas, mos të kemi llafe

Përgjimet e publikuara sot nga ‘Bild’, me materiale nga dosjet 184 dhe 339 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Shqipëri, tregojnë për presionet që u janë bërë mësuesve dhe drejtuesve të shkollave në qarkun e Dibrës.

17:06
Çmimi i naftës bie sërish, pas sulmeve në gjirin e Omanit

Çmimi i naftës ra sërish të hënën pas një rritjeje të menjëhershme në vazhdën e tensioneve të krijuara nga sulmet mbi anijet cisterne në gjirin e Omanit.

17:04
Zbulohet urdhri; Prokuroria kërkon shoqërimin e detyrueshëm të Bashës

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk iu përgjigj ftesës së Prokurorisë për lobimin e ashtuquajtur rus, me arsyetimin se nuk i ka vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar.

16:56
Presion amerikan mbi gjigantin kinez “Huawei”

Presioni amerikan mbi gjigantin kinez te telekomunikacionit, “Huawei” po nis të ndihet me pasoja konkrete.

16:43
Edhe Pjerin Ndreu në përgjime: Drejtori i shkollës të deklarojë votën për PS, ose të gjejë vrimë ku të futet

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu është përfshirë në skandalet e dosjeve 184 dhe 339. Ish-deputeti socialist është një prej personave që është përgjuar teksa urdhëron që drejtorit të një shkolle t’i bëhet presion që të deklarojë votën për Partinë Socialiste ose të hënën “të gjejë vrimë e të futet”.

16:40
Paris/ Restoranti i famshëm “Bouillon” ku shërbehet ushqimi klasik francez

Parisi ka rizbuluar oreksin e tij për restorantet e famshme “Bouillon”, ku shërbehet ushqim klasik francez me çmime modeste.

16:27
A e takoi Lefter Maliqi sot Metën në Presidencë? Ja si përgjigjet ai në “Top Talk”

Kjo javë ka nisur me një dinamikë intensive zhvillimesh, teksa Parlamenti ka futur në procedurë shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

16:26
Damian Gjiknuri në përgjimet e ‘Bild’: Do të sjellë disa tipa problematikë

Në përgjimet e publikuara sot nga gazeta ‘Bild’, të siguruara nga dosjet 339 dhe 184 të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Shqipëri, është përfshirë edhe ish-ministri i Energjisë Damian Gjiknuri, njëkohësisht deputet i qarkut të Vlorës.

16:06
Emri i Ramës në përgjimet e Bild, reagon kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në Twitter, teksa emri i tij ka dalë në përgjimet e publikuara nga Bild mesditën e së hënës.

15:47
“Gënjështarë të vegjël”/ Vepra që e shpalli Fatos Kongolin, autorin e vitit

Fatos Kongoli nuk mendonte se do ta përfundonte ndonjëherë krijimin e tij “Gënjeshtarë të vegjël”, por fati e donte që ky libër jo vetëm të përfundonte, por edhe ti jepte atij çmimin “Autor i Vitit” në panairin e librit në Prishtinë. Aventura kryeqytetase e Alpinit na shpalos dashuritë e tij të pagjurma, zhdukur nëpër botë.

15:44
Testohen farat hibride/ Rezistencë ndaj sëmundjeve dhe më shumë prodhim

Debati për prodhimet vendase, një pjesë e mirë e të cilave nuk janë bio, përkundrazi për rritjen e tyre përdoren pesticide të ndryshme ka bërë që Qendra e Transferimit të Teknologjive bujqësore në Lushnjë, të ndërmarrë një test.

15:40
Punime në sezon plazhi/ Te Shkëmbi i Kavajës, vonesa për shkak të lejes nga bashkia

Edhe pse sezoni turistik ka filluar, në zonën e Shkëmbit të Kavajës vazhdojnë punimet për rikualifikimin e hapësirave publike.

15:30
Përgjimet e reja të “Bild”, publikohet telefonata e kryeministrit Rama

Prestigjiozja gjermane Bild ka publikuar sot të tjera përgjime ku përfshihen zyrtarë të Partisë Sicaliste dhe Edi Rama.

15:26
Sot provimi i matematikës, testimi për 36 mijë maturantët

“Matematika është provimi i tretë ku janë testuar mbi 36 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë. Pas tij nxënësit i pret provimi i fundit, ai i lëndës me zgjedhje më 24 qershor”.

15:18
55 firma për të shkarkuar Metën; PS dorëzon në Kuvend listen me 9 shkeljet e Presidentit

Thellohet lufta politike mes mazhorancës qeverisëse dhe presidentin e republikës Ilir Meta. Shtatë ditë nga firmosja e çdekretimit të zgjedhjeve, me 55 firma socialistët startuan procedurat e shkarkimit të presidentit Meta të cilin në prillin e 2017-tës me 87 vota e çuan në pallatin presidencial.

15:07
Basha nuk shkon në Prokurori, kreu i PD: Paraqisni fakte. PD flet për kërcënime

Lulzim Basha refuzoi ftesën për tu paraqitur si i pandehur para tre Prokurorëve Gjergji Tako, Ervin Karanxha dhe Kolë Hysenaj, për akuzat e lobimit rus.

15:05
Coutinho në merkato, pritet të kalojë tek United

Barcelona po kërkon që të largojë sa më shpejt të jetë e mundur futbollistë të saj dhe një prej tyre është Phillipe Coutinho.

15:03
PSG ndërron mendje, mund të largojë Neymar

Situata në lidhje me të ardhmen e Neymar të Paris Saint Germain duket se ka ndryshuar tërësisht.

15:01
Partizani, prezantohet Lerda: Objektivi, përgatitja për Champions

Partizan i ka zgjedhur italianin Franko Ledra si trajnerin e ri me të cilin do të vijojë rrugëtimin drejt kupave të europës dhe sezonin e ardhshëm si kampion në fuqi. Ledra do të pasojë një punë shumë të mirë të bërë nga Skënder Gega në vitin e shkuar, duke firmosur një kotratë vetëm 1-vjecare me të kuqt er kryeqytetit.

14:58
Vrap në Alpe; Gara ekstreme zhvillohet në Austri

Nën kërcënimin e motit të keq, 32 sportistë nga e gjithë bota u bashkuan në Salzburg të Austrisë për të marrë pjesë në garën ekstreme e plot aventurë X-Alps.

14:44
Rama shkëputet nga fushata, por sqaron: Pasnesër gati për fazën finale të 30 qershorit

Kryeministri Edi Rama në një status në twitter ka njoftuar se për momentin do të shkëputet nga fushata kjo për shkak se i duhet të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times-Investimet në Ballkanin Perëndimor.

14:18
Veliaj: Së shpejti nis puna për Bulevardin ‘Zogu i Parë’

E gjithë lagjja e rrugës së “Barikadave”, “Abdulla Gjikali” dhe “Isa Bioletini” në Njësinë 9 është transformuar plotësisht, me trotuare më të mira, më shumë ndriçim dhe hapësira rekreative për banorët. Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputetet e PS, Ogerta Manastirliu dhe Blerina Gjylameti, inspektuan punimet e kryera në këto lagje, ndërsa u takuan dhe biseduan me banorët.

14:06
Zaev tërhiqet nga zgjedhjet e parakohshme: Riformatojmë qeverinë

Edhe pse e kishte paralajmëruar vetë, kryeministri maqedonas Zoran Zaev është zbrapsur nga deklaratat për zgjedhje të parakohshme në vend.

13:46
E frikshme sasia e plastikës që gëlltisim

Çdo javë ne hamë rreth 5 gramë plastikë, për një total prej 2,000 fragmente që hyjnë në trupin tonë nëpërmjet ushqimeve që përbëjnë dietën tonë.

13:29
I dështon magjia, zhduket 40-vjeçari

Një magjistar indian i cili u zhyt në lumë i lidhur me zinxhirë dhe litar u gjet i vdekur. Chanchal Lahiri, i njohur me emrin e tij të skenës ‘Jadugar Mandrake’ (Wizard Mandrake), u ul me çikrik në lumin në Kolkata të dielën me një kostum të verdhë dhe të kuq.

13:24
Gara për Kryeprokuror/ KLP shqyrton kandidaturat

Sot përfundon afati ligjor për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. Për këtë arsye KLP ka thirrur edhe një mbledhje plenare.

13:18
Wake Up/ Edhe mesazhet në shishe e kanë një histori ‘shkencore’

Keni marrë ndonjëherë mesazhe në shishe dhe a jeni kurioz të dini si ka lindur kjo lloj tradite? Në një plazh australian deti nxori një mesazh në një shishe që ka udhëtuar 132 vjet (rekordi i mëparshëm ka qenë 108 vjet).

13:11
Tiranë/ Kapet një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane

Një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane është kapur nga policia me qëllim ekstradimin.

13:08
Meta, letër për numrin e deputetëve; KQZ i kthen përgjigje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta në lidhje me numrin aktual të mandateve të deputetëve të Republikës së Shqipërisë.

13:03
PD: Po bëhet presion për arrestimin e Bashës me urdhër të Ramës

Përmes një deklarate shpërndarë mediave, Partia Demokratike akuzon drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, se me urdhër të kryeministrit Edi Rama po ushtron presion ndaj prokurorëve të çështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

13:01
WakeUp/ Astrologia Meri Shehu: E thonë yjet, zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor!

Lajmet kryesore të edicioneve informative, por dhe kryefjala e emisioneve politike janë pikërisht pyetjet që ngre gjithë opinioni publik: Çfarë do të bëhet me Shqipërinë dhe shqiptarët? A do bëhen zgjedhjet? A do shkarkohet Meta? A do na e “heqë vizën” Evropa? etj etj.

12:46
Meta takim me ambasadorët e BE, në fokus kriza politike

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian, në Pallatin e Brigadave.

12:40
Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Para takimit të rregullt të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së në Luksemburg të martën, Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme ritheksoi nevojën e hapjes së negociatave.

12:39
WakeUp/ Artisti Kliti Syla rrëfen se si një “like” i Puff Daddy e futi në rrugën e suksesit

Kliti Syla është një artist i talentuar i cili ka spikatur për ilustrimet e ndryshme që ai bën me personazhe të njohur, kryesisht nga fusha e muzikës.