FOTO ILUSTRUESE

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit pas vlerësimit si të pabanueshëm për shkak të dëmtimeve nga tërmeti i 26 Nëntorit, ka prishur 2 pallate pesë katësh në Thumanë, ndërkohë që është duke u prishur një i tretë dhe pas tij do të prishet edhe një tjetër.

Po ashtu grupet e ekspertimit jane duke bërë vleresimet në terren në këtë zonë, rast pas rasti dhe në momentin e vlerësimit si të pabanueshëm, atëherë IKMT prish objektin.

Një tjetër grup ekspertësh, është duke bërë ekspertizën në Durrës në objektet ku paraqitet rrezikshmëri më e lartë dhe pastaj me radhë sipas të dhënave paraprake.

Deri tani nuk mund të flitet për një shifër të saktë objektesh që duhet të prishen, por numri është i konsiderueshëm.

Top Channel