“Hygeia” në gatishmëri/ Pret të plagosurit nga tërmeti, por edhe ata me gjendje ankthi

28/11/2019 20:32

Spitali Hygeia gjatë këtyre ditëve ka qenë në gadishmëri të plotë për t’iu përgjigjur situatave të jashtëzakonshme si pasojë e tërmetit që goditi vendin tonë.

Prof.dr.Arben Pilaca, Drejtor i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Hygeia

Gadishmëria jonë nënkupton që ne kemi dyfishuar stafin mjekësor. Menjëherë kemi përforcuar specialistët përkatës, mendoj që janë të vlefshëm në situata të tilla Ortopedë, kirurgët e përgjithshëm, neokirurgët. Gjithë flota e ambulancës ka qenë në gatishmëri të plotë për evakuimin e pacientëve. Transporti i tyre në spital dhe personeli i mesëm që janë pjesë e shoqërisë së traumatizuar.

Prof.dr.Arben Pilaca, Drejtor i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Hygeia thotë se ndryshe nga dita e parë, në të dytën kanë patur raste më shumë stresi dhe paniku

Prof.dr.Arben Pilaca, Drejtor i Shërbimit te Urgjencës në Spitalin Hygeia:

Ne jemi të gatshëm me gjithë forcat për tu ballafaquar me situata të reja që nuk kanë bërë lidhje me traumën siç ka ndodhur me traumën si traumë fisnike. Por që do vijnë me sëmundje të ndryshme që favorizohet në kushtet që nuk janë normale tashmë me ekspozimin në ambiente të jashtme, lagështira ose sëmundjeve kronike. Hygea është në gatishmëri të plotë.

Top Channel