Arbër Hadari bën apel në Open: Kujdes kur dhuroni para për ndihma, mund të mashtroheni

28/11/2019 22:17

“Për 48 orë janë mbledur 1 milion e 500 mijë dollar në Go Found Me”- u shpreh Arbër Hajdari. Ai gjithashtu tha se janë mbledhur rreth 1 mijë e 200 tonë ndihma.

Para 3 orësh kryeministri Edi Rama ishte në qendrën e ‘Fundjavë Ndryshe’ ku i kam kërkuar që të gjithë organizatat dhe personat që kanë mbledhur fonde të ulen në një tryezë ku të diskutohet fusha e ndërtimit dhe të niset menjëherë nga puna- u shpreh Hajdari.

Gjithashtu themeluesi i ‘Fundjavë Ndryshe’ bëri apel që njerëzit mos të  të dhurojnë para në profile fallso në rrjete sociale sepse këto ditë janë të shumt ata që synojnë të mashtrojnë që të marrin para.

Top Channel