Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në Laç.

Deklarata e PD-së

Kryetari Basha ndodhet ne Laç, ku ka me qindra banesa të dëmtuara rëndë nga tërmeti. Pranë gjimnazit të qytetit janë ngritur disa çadra, por janë të pamjaftueshme.

Banorët i kanë treguar zotit Basha se nuk kanë vëmendjen e autoriteteve për të vlerësuar sigurinë e banesave. Nuk ka shkuar asnjë specialist për t’i parë ato, megjithëse ka shumë ankesa në Bashki.

Zoti Basha kërkoi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore edhe në Bashkinë e Laçit, përveç Qarkut të Tiranës dhe Durrësit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel