Open: Arkitekti Maks Velo “Ndërtesat janë shembur për faj të kokës dhe jo për faj të tokës”

28/11/2019 21:52

Emisioni “Open”, i drejtuar nga moderatorja, Eni Vasili po zhvillon një emision lidhur me ngjarjet e fundit ku një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter ka prekur Shqipërinë, mëngjesin e 26 nëntorit.

Të ftuar në studio janë shumë ekspertë të fushës, si sizmologë, gjeologë, arkitekt të cilët me formacionet që disponojnë kontribuojnë për të informuar publikun, në lidhje me çdo dukuri shkencore lidhur me tërmetet.

Moderatorja Eni Vasili i drejtoi një pyetje në studio arkitektit të njohur Maks Velo, duke e pyetur se përse janë rrëzuar këto banesa dhe nuk janë rrëzuar banesat të cilat ndodhen ngjitur tyre. Arkitekti e filloi bisedën e tij me një thënie, “Rrëzimi i ndërtesave ka ndodhur për faj të kokës dhe jo për faj të tokës”.

Më tej ai shtoi:

“Unë mendoj se në këto ndërtesa janë bërë shkelje në kodin e ndërtimit. Kjo ndodh për faj të kokës dhe jo për faj të tokës. Shtresat janë një nga arsyet kryesore që e dobësojnë një ndërtesë, nëse një ndërtesë është projektuar për 5 kate, në Shqipëri bëhet 8 kate dhe kjo ndikon jo pak. Po ashtu janë dhe shumë faktorë në ne mund ti analizojmë, si marka e betonit, kolonat mbështetëse, fakti që shumë ndërtesa që ishin ngjitur me ndërtesat nuk kanë pësuar pasoja e konfirmojnë këtë gjë”, e përfundoi fjalën e tij Velo.

Top Channel