Thumanë/ Fusha e futbollit kthehet në kamp, 470 persona të strehuar në çadra

28/11/2019 06:54

Një fushë futbolli në Thumanë është shndërruar në një kamp të madh ku janë ngritur 62 çadra në të cilat janë strehuar 470 persona. Shumë nga banorët qëndronin jashtë çadrave në pritje për tu akomoduar.

Nuk janë vetëm banorët e dy pallateve të shembura në Thumanë që janë vendosur tek këto çadra por edhe banorë të tjerë të Thumanës shtëpitë e të cilëve janë të pabanueshme.

Ka edhe banorë të cilët kanë ardhur nga fshatrat pasi edhe në fshatrat e Thumanës ka shtëpi të dëmtuara. Në kamp po japin ndihmë vullnetarë shqiptarë dhe të huaj.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu bisedoi me qytetarët të cilët janë akomoduar në këtë kamp. Ju ftojmë të ndiqni intervistat me banorë të Thumanës të cilët janë akomoduar në kamp.

Top Channel