Me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe me vendim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me urdhër të komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Ramës, sot është nisur një grup i ekspertëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për vlerësimin e shkallës së dëmtimit të banesave dhe objekteve tjera nga dëmtimet e tërmeteve që kanë goditur Shqipërinë këto ditë.

Kontingjenti është vazhdimësi e misionit të Njësive të specializuara të Gardës Kombëtare të FSK-së, që iu kanë bashkuar operacioneve të kërkim-shpëtimit që nga momentet e para pas goditjeve të tërmetit shkatërrues në Shqipëri më 26 nëntor.

Top Channel